PAVARËSIA E KOSOVËS

Pavarësia e Kosovës
paska qenë përrallë e Europës,
me na vu në gjumë me harru trishtimin
me mendu se ujku shkoi bashkë me dimrin!

Pavarësia që erdhi në paqe
paska qenë për sy e faqe,
politikanët me i bër milionera
populli me ngrënë në kontonjera!

Pavarësia e Kosovës
s’paska qenë pavarësi shteti,
por me i këndu këngëtarët këngë
me lujt parja edhe biznesi.

Kjo Pavarësia e Kosovës
nuk na qenka si pavarsit tjera,
por politikanët me shitë Kosovën
herë pas here me tendera.

Le ta dinë mirë Europa
bashkë me të edhe Amerika,
kështu ndodhë kur padrejtësisht
një Komb ndahet gjithmonë me thika!

Kështu ndodhë midis Ballkanit
kur hin sherri i Ahtisarit,
politikanët hanë dreka e darka
populli mbledh bukë nëpër kanta!

Pavarësinë e mbajmë në letër
me na njoftë naj shtet tjetër,
e kujtojna vjet për vjet
qysh na erdhi me paket!

©Maki M Canolli

Shperndaje ne
Updated: 15 Janar, 2017 — 13:36

The Author

Maki Canolli

Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb. Makfire M Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj. Në vitet e ‘80-ta, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj sa fëmijërorë aq poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues. Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010). Po ashtu është pjesë e disa antologjive si dhe në librin e përbashkët me teutat shqiptare nëpër botë me titull "Në sytë e nënave". Në një të ardhme të afërt lexuesit do të kenë ne duart e tyre shkrimet tjera qe presin botimin.

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,PAVARËSIA E KOSOVËS;TRAVARËZIA E DORËZOVËS;MOS U DORËZO
    OJ,KOSOVA TRIME;SOS KROSO,MOJ KROSOVA-KRIME;ANËMBANË TROJET
    SHQIPTARIE,ZANËMZANË PLOJET SHKRIPKAVRIE,O,NGA TUNA OR,GJER
    TEK BUNA;DETI ADRIATIK AH,MORE MIK;DHE,DERI TEK DETI JON,AH,
    TERË VENDI JONË;PËLLEMBË PËR PËLLEMBË VARRE MASIVE,KEMBË PËR
    KËMBË , MASIVE,MAFIVE;MASAKRUAR,KASAPRUAR,VARR MBI VARR,
    ZJARR GRI ZJARR,ME SHEKUJ O TEMPUJ;KËTO TROJE JANË MBJELLURA
    ME ASHTA O RRASHTA,TË LASHTA STËRLASHTA;PELLAZGO-ILIRO-MBARË
    SHQIPTARIE,OU,VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKIPKA VËRRIE,NGA TOKË E
    QELLI,AH,NËNËLOKË,NA RILINDI DIELLI,NA RINGRITI QIELLI;QE MU
    KËTA ARDHACAK,GARDHALAK,KAUKAZ,KAMIKAZ,SHPELLA KARPATIANE,OU,
    GRELLA LAPRAGANE;OJ,BISHA,HISHA,DUKE KEQPËERDORUR,DREQPËKORUR
    KISHAT TONA,TRISHAT TEVONA;EDHE DUKE TENTUAR,KËRKUAR,QE TË NA
    OKUPOJNË,UZURPOJNË,EDHE PASURINË,TRASHËGIMINË MBARË KOMBËTARE
    DUKE SJELLUR,PJELLIUR,TRAGJEDINË VRARË KOBËTARE,KORBËTARE,OUU
    DUKE KASAPRUAR,MASAKRUAR,TERË POPULL KOMBIN,MË ORIGJINALË,OU,
    MË IDEALË,SE DHE,DUKE NA SHNDRRUAR,NDRUAR,EDHE IDENTIT EDHE O
    INTEGRITET,MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE,SI DHE KËTA KATAS-TROFALË;PËR HATA KANIBALË,KURRË HE BURRË,NGA KJO GURRË,NUK DO
    NGOPËN AS NUK DO KOPËN,ME GJAK O PRAG SHQIPTARI,OUUU,ME GJAK O
    PRAG SHQIPTARI;PRANDAJ,DERI KUR HE BURRË,KËTE GURRË;KËTE KOMB
    ME TË LASHTIN,STËRLASHTIN,BABA-SHKABA I TERË KOMBEVE OR,MBARË
    EUROPIANE,MOJ MJERANE;A,MENDONI QE DO FITONI PAQEN DHE LIRINË
    HE,PLAQEN RINGRINË;ME GJAKUN O PRAGUN,ME POPULL KOMBN,DUKE NA
    FALUR,PA NDALUR,SI PLAÇKA LUFTË,PRRAÇKA FUTË,PËR SERBZËT-KËR-
    MEZËT-JEVGJË-DERGJË-GABELË-KUKU LELË;SERBO-RUSO-GREKO-SLLAVE;
    GJERBO-PUSO-VDEKO-SHKAVE;POR,MOS HARRONI,MOS SHARRONI;SA HERË
    KENI TENTUAR NE-SHQIPTARISË,TË NA MBARONI VARRIN;DO TA FITONI
    DUKE RIGUFUAR ZJARRIN,TIME-FLAKË MOJ SHTRIGA,MË E LIGA PLAKË,
    QE JU VETË,DO TË DIGJENI DHE PIQENI NE ATË HELLË,THELLË MË TË
    MALLKUAR,SHKALLMUAR,NGA GJAKU,PRAGU SHQIPTARIT,SHKRIP VARRIT;
    ZJARRIT;QE HERDO KURDO,DO TË NDËRGJEGJENI,PËRGJEGJENI OH,PËR
    GJENOCIDE,ETNOCIDE,MË FATALË,KATASTROFALË,MË KANIBALË,SHTRIGA
    OU,SI SHLLIGA,PRBINDËSHE,MË GËRDITËSHE;DUKE GELLTITUR,GERDITUR
    OU,TERË POPULL KOMBIN PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARINË,VETËM O
    PËR HATËR,KËTE VATËR,ME IA FALË,PA NDALË;KRYKRIMINELË-O,SHFRY-
    SHFRIMI-NGELË;AH,KUKU LELË;MË ANTI NJERËZORE,MË ANTI BOTËRORE,
    EDHE SE,SA HOLLOKAUSTE-ROLOMAMUZDE FASHISTE MË DRAZHISTE,OUUU,
    STALINIANE,HITLERIANE,MILLOSHEVIÇIANE;TANI,KËLYSHVE,MËLYSHVE,
    PUTINIANE,DAÇIÇIANE DHE VUÇIÇIANE,MOJ MJERA MJERANE,DJERANE!!
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA
    DHJETA MILION GADI TERË SHQIPTARIA,QE SHKRIPKA VËRRIA,NGA KËTA
    PËR HATA;BANDA,TRANDA HORRORISTE,KOLONISTE,NËN DHUNË,FURTUNË,O
    NA PËRZUNË,PAKTHIM,PËR AMSHIM;PORSE,ARRITËM,JA MBËRRITËM;QE TË
    RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,PËR RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE
    OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.