REGIM: LËVIZJA PËR RIBASHKIM KOMBËTAR ME SELI NË TIRANË (LPRK)

LËVIZJA PËR RIBASHKIM KOMBËTAR ME SELI NË TIRANË (LPRK)

 

Kryetari:Zenel Zymeri
Nënkryetarët: Murat Fetahu, Kliton Shuli, Kastriot Xhemalaj
Koordinatorja për Kosovë: Sanije Rexha
Koordinatori për Evropë: Avni Llumnica

Me këtë shkrimi përkujton 18-vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke u përulur me nderim për të rënët e kësaj masakre dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kosovës.
LPRK-ja përherë do të jetë e përkushtuar për të realizuar aspiratat për të cilat e kanë dhënë jetën të gjithë të rënët gjatë luftës në Kosovë, e kjo është aspirata për Ribashkimin Kombëtar.

Masakra e Reçakut 18 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e pikëllimit, por edhe ditë e fillimit të fundit të luftës, ditë e cila e mobilizoi botën demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve legjitime të popullit të Kosovës për fitimin e lirisë.

LPRK-ja edhe në këtë përvjetor shpreh përkushtimin e saj për sendërtimin e kauzës sonë kombëtare, që është Ribashkimi Kombëtar, sepse kjo ishte aspiratë e të gjithë atyre që kanë rënë për liri, për pavarësi dhe për shtetin e Kosovës, si dhe e të gjithë shqiptarëve anekënd planetit.

E dërgoi: Zymer MEHANI

Shperndaje ne
Updated: 15 Janar, 2017 — 13:21

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.