PËRKUJTIM VDEKJA E KRYHEROIT TONË KOMBËTAR, GJERGJ KASTREIOTI-SKËNDERBEU!

PËRKUJTIM
VDEKJA E KRYHEROIT TONË KOMBËTAR, GJERGJ KASTREIOTI-SKËNDERBEU!

(17 Janar 1468-17 Janar 2017)

TI, O SKËNDERBE!

Rroke shpatën
N’Kala t’Krujës
Shembe një lubi
Një kulçedër me shtatë koka
Një Perandori

Korre ëndrra pashallarësh
Dhe shekujt me pallë
Padishahë dhe jeniçerë
I grive palë-palë

Përkrenarja me dy brirë dhie
Bukurr t’rri mbi kokë
Për lirinë e kësaj Arbërie
Me shqiptarët –tok

N’gjoks Flamurin Kuqezi
N’luftëra çlirimtare
Shpatë e rëndë t’shënoi lavdinë
N’historinë shqiptare

FRYN MURLANI

(Motiv popullor)

Fryn murlani me stuhi
Malet seç ushtojnë
Kryetrimin e Arbërisë
Rendin, e kërkojnë

Kërkojnë shpat’n e Kastriotit
T’ Arbërisë Kryezotit
Uturojnë stuhitë në male
Për një Përkrenare

E kërkojnë një Kryetrim
Zot të atdheut tim
Që i mundi shumë ushtri-
Një Perandori

Zymer mehani

Shperndaje ne
Updated: 17 Janar, 2017 — 09:36

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.