Letërsi Kombëtare: ME RASTIN E PËRVJETORIT TË RËNIES (17 janar 1982-17 janar 2017) Poezi: Zymer Mehani JANË THEMELI IM… (Jusufit, Bardhoshit, Kadriut)

ME RASTIN E PËRVJETORIT TË RËNIES
(17 janar 1982-17 janar 2017)

JANË THEMELI IM…
(Jusufit, Bardhoshit, Kadriut)

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani).

Poezi: Zymer Mehani

Për takim me ju
Bij të kombit tim
E luta Shqipen e Famurit
Dhe kullat e gurit

E luta dhe Diellin
Yjet edhe hënën
Juve t’ju takoj
Dhe t’ju përqafoj

Shqipja e Flamurit
Më tha me zë të lartë:
-Ja, ku i ke trimat
N’fushën time t’zjarrtë!

Dhe kullat e gurta
Të atdheut tim
Me zë të lartë më thanë:
-Janë themeli im!

Dielli më tha mua
Me atë zë të lartë:
-K’ta trima po ndritin
Ku jetojnë shqiptar’t!

Dhe Hëna me Yjet
Më thanë me nxitim:
-Lavdi për k’ta trima
Deri në amshim!

Shperndaje ne
Updated: 17 Janar, 2017 — 13:07

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.