Kosova në Unesco !

Sot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe çështje e ngjitjes në varganin e botës së përparuar në atë botë që quhet Perëndim.

““Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë vendimin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Në një video-mesazh në gjuhën angleze, Janjiçi ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe beson se vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO duhet të shtyhet derisa të definohen mekanizmat institucional për mbrojtjen e vendeve të shenjta serbe në Kosovë nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, me garancë ndërkombëtare, transmeton KosovaPress.( në vitin 2015)”

Unë i pata shkruar  : “Vendet e shenjta ortodokse dhe katolike në Kosovë janë të Shqiptarëve “ I nderuari Sava Janjiq , ju lutem te ma zgjeroni këtë album me fotot e Manastirit të Deçanit , Graqanices dhe kishave dhe manastireve tjera ortodokse ne Kosove të cilat i mbani fshehur. Keni mjaft nga ato ku shihen shqiptaret me plisa , ne meshat e tyre ,ju e dini fort mirë !

“Jemi shumë të brengosur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO – jo se jemi kundër promovimit të kulturës dhe edukimit në Kosovë, por se është shumë e vështirë për ne që t’i besojmë institucioneve të Kosovës”, ka porositur Janjiç, po e përseris :”…. se është shumë e vështirë për ne që t’i besojmë institucioneve të Kosovës” . – edhe kjo para dy viteve ,nga Sava Janjiqi

-Po tani,si qëndrojnë institucionet e Kosovës ?
-Si qëndron Ministria e Kultures së Kosovës?

Zotërinj të politikës së Kosovës , si nukju doli asnjë fjalë nga goja; e doni  Kosovën në UNESCO apo jo ? Por ta dini se politikanët ndërrohen sipas nevojave “ të tregut politik” por Kosova në UNESCO mbetet përgjithmonë..

Miq të nderuar , ende qarkullon nëpër  botë kjo e shkruar: E dini çka thoshte Dobrica Qosiqi për shqiptarët? “Mbeturina sociala,politike dhe morale e Ballkanit fisnor dhe barbar ( pra, shqiptarët fxh) bëhet mik me Amerikën dhe Bashkimin Europian në luftë kundër popullit më demokratik, më të civilizuar, më të arsimuar të Ballkanit – pra popullit serb („Taj socijalni, politički i moralni talog tribalnog,varvarskog Balkana, uzima za saveznika Ameriku i Evropsku uniju u borbi protivnajdemokratskijeg, najcivilizovanijeg, najprosvećenijeg balkanskog naroda – srpskog naroda“ ) Kështu thoshte Dobrica Qosiqi për shqiptarët?

Mendoni se qëndron kjo ?. Por ministri i kulturës I Kosovës çka mendon ?
Është koha që qeveria e Kosovës të del publikisht  me të gjitha garanncionet e saja se është për Kosovën në UNESCO , jo për “hatrin  “ e serbëve por për të bindur edhe UNESCO-n se ajo që është e jona , është e jona dhe se mbrohet si trashëgimi me vlera të mëdha historike që i takojnë Kosovës .

E kam një kërkesë nga Ministria e Kulturës së Kosovës që të thotë  që nuk i takojmë mendjes së robëruar e shpirtit dhe e trupit të robëruar.  Edhe pse robëria i njeh një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit , ne shqiptarët  i kemi hedhur të gjitha ato skllavërime  dhe  se mendja e jonë si e  tillë e gëzon lirimin e saj fizik  dhe mbetet  krenare ; dhe se i kemi   thënë skllavërisë   aty mbetsh , aty ku ishe në kthetrat e dikurshme te lartmadhërisë së robërisë .

Kosova në UNESCO !

18.01.17 Gjakovë

 

 

Shperndaje ne
Updated: 19 Janar, 2017 — 14:12

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.