Etnikumi: DEGËT NJGJALLËSE TË KOMBIT SHQIPTAR

Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

I.Degët dhe fletët ngjallëse të Kombit tonë, sot janë të shumta. Ndoshta jo më të shumta se kurrë më parë, por, sidoqoftë, të shumta. Janë të shumta, sepse, veç çerekshtetit të Shqipërisë, tashmë 100-vjeçar, kemi edhe çerekshtetin shqiptar të Kosovës, kemi shqiptarët në shtetin Maqedoni,
faktor i rëndësishëm kombëtar, kemi Anamoravën që zien, kemi lëvizjen çame këtu në Republikën e Shqipërisë dhe në diasporë, kemi Malësinë e Madhe (pjesën e mbetur jashtë), Kranjën, Ulqinin, Anën e Malit, Tivarin, Plavën, gjithkund ka vatra patriotizmi. Vatra patriotizmi dhe individë patriotë ka edhe midis ortodoksëvet në Çamëri, sado që ata nuk janë ende gjithaq të dukshëm. Mbetet vetëm për t’u organizuar dhe për të vepruar me më shumë efikasitet.
Diaspora shqiptare është sot shumë e interesuar për mbarëvajtjen e Atdheut. Atje ka bërë përshtypje shumë të madhe shpallja e Kosovës shtet i pavarur. Pas kësaj ngjarjeje madhore, diaspora pret, aspiron, përkrah dhe ndihmon ngjarje të tjera me përmbajtje patriotike. Ajo është gjithmonë e gatshme për t’u përfshirë në lëvizje, sepse asnjë i mërguar nuk ka burim tjetër frymëzimi e krenarie, përveç Atdheut.
II.Shqiptarët e mençur, kudo që ata ndodhen, janë dega e parë gjelbëruese e Kombit tonë. Ata, doemos, më qartë se kushdo e kuptojnë dhe e shohin sa të rëndësishëm janë përparimi dhe mbarëvajtja e Kombit. Rreth tyre, rreth njerëzvet të mençur, mblidhen të gjithë dhe presin prej tyre, ç’do të thonë e ç’do të bëjnë. Ata që vuajnë prej egoizmit, sado të mençur të duken, vetëkuptohet që nuk janë të mençur. Pra, nuk hyjnë në këtë kategori shqiptarësh.
Shqiptarët e zgjuar dhe të shkathët janë forca vepruese, forca e aksionit kombëtar në çdo kohë, pra edhe në kohën e sotme. Mjafton që ata të kenë motivim të mjaftueshëm atdhedhekombdashës. Mjafton që ata të mos kenë motivime të gabuar, që energjia e tyre të derdhet në të kundërtën e interesavet të Kombit tonë. Themi “tonë” sepse ka shumë që i derdhin energjitë në interesa të kombevet të tjerë.
Pas të mençurvet dhe të shkathtëvet, vetëvetiu janë të prirur edhe më pak të mençurit, edhe ata që nuk janë fort të zgjuar e fort të shkathtë. Mjafton që prijësit e tyre të jenë të sinqertë me ta.
Puna më e vështirë është me shqiptarët dinakë e dredharakë. Ata nuk kapen kollaj dhe nuk vihen dot në rrugë të mbarë pa përdorur metoda e taktika të veçanta, shpeshherë individuale. Por, nëse krijohet atmosfera e përgjithshme progresiste në mbarë Kombin tonë, edhe ata, pra dinakët dhe dredharakët, mund
të shndërrohen në “fletë të gjelbërta”. Madje të tillët, kur ta kuptojnë që interesi i tyre është brenda Kombit të vet e jo jashtë tij, ndodh që bëhen edhe më aktivë se kushdo tjetër, dhe kjo nuk i sjell asgjë të keqe Lëvizjes Kombëtare. Mjafton që pjesa që udhëheq Lëvizjen, t’i mbajë gati gërshërët.
III.Në këndvështrimin social, flamurin e kombdheatdhepërtëritjes duhet ta mbajë dhe mund ta mbajë vetëm klasa e të pasurvet. Ata që kanë qenë të zotë, në këtë kohë paskomuniste, të vënë pasuri të madhe, të nxjerrin veten dhe familjen e vet nga shkalla e mospasjes asgjë, në shkallën e një klase tashmë të pasuruar, ata janë dhe duhet të jenë në gjendje ta çojnë edhe Kombin tonë në shkallën që i takon midis kombevet të tjerë. Nëse nuk do ta bëjnë këtë punë të pasurit shqiptarë, nëse ata nuk do ta kuptojnë që vetëm një komb ifortë shqiptar mund t’u sigurojë edhe atyre jetë të gjatë brez pas brezi dhe pasuri të qëndrueshme, Shqipëria nuk do të mund të rimëkëmbet kurrë. Kjo është logjika e punëvet. Në një komb kapitalist janë kapitalistët ata që rrinë në krye.
Luftërat që bëjnë të pasurit njëri me tjetrin, janë luftëra për të dalë secili në krye të Kombit tonë. Nëse do të kemi fatin që në krye të Kombit tonë të vihen pasanikë patriotë, shpëtimi ynë është i garantuar, nëse jo, Kombi ynë ka për t’u rrokullisur tatëpjetë dhe tatëpjeta e tij, jo mund, por me siguri do të na çonte në copëtimin edhe të shtetit që u miratua ndërkombëtarisht më 1913-n. Rrëziku më i madh në këtë mes është, që zhbërësit e Shqipërisë palën jopatriote e paguajnë mirë, ndërsa mbrojësit e Shqipërisë e të shqiptarëvet nuk po e përkrahin as sa duhet, as si duhet palën patriote. Do cekur këtu që emërtimet: patriot, më pak patriot ose jopatriot, nuk nënkuptojnë asnjë parti, por vetëm individë të veçantë, të cilët gjenden në të gjithë organizmat, qoftë politikë, qoftë “jopolitikë”.
E dyta forcë kombeatdhepërtëritëse janë qytetarët e mesëm, shtetasit e mesëm. Kushtet që shtetasit e mesëm, qytetarët e mesëm, ta japin të plotë kontributin e vet në veprën madhore të prosperitetit të Kombit tonë, janë 2: Ata t’i shkollojnë fëmijët e vet në gjuhën amëtare dhe: E vetmja parti për të cilën ata të votojnë, të jetë Kombi shqiptar.
Qoftë të pasurit, qoftë të mesmit, mund t’i çojnë fëmijët e vet edhe në shkolla të huaja, por baza e shkollimit të tyre duhet të jetë doemos shkolla kombëtare, që do të thotë: Shkolla në gjuhën shqipe, përfshirë aty historinë kombëtare, gjeografinë e Shqipërisë (Jo gjeografinë e ndonjë cope të Shqipërisë, por gjeografinë e krejt Atdheut tonë), dhe çdo gjë që i lidh ata me rrënjët e veta.
Njerëzit e shtresës së mesme vërtet nuk kanë fuqi vetjake,personale, për të kontribuar vendimtarisht në çështjet e Kombit të vet, por ata kanë në dorë potencialin e madh të të bashkuarit rreth Flamurit Kuq e Zi të Kombit. Shtresa e mesme, duke kultivuar patriotizmin në familjet e veta dhe në radhët e veta, mund të ndikojë vendimtarisht në krijimin e opinionevet në masë, si dhe në orientimin kombëtar të politikës. Në kushtet e një demokracie reale, shtresa e mesme ka në dorë të sjellë në pushtet me anë të votavet pikërisht ata njerëz që punojnë për Kombin. Prandaj edhe thamë që njëra prej 2 detyrave kryesore është që shtresa e mesme të mos ketë tjetër parti përveç interesavet të Kombit.
Shtresa e mesme nuk duhet të lidhet në asnjë rast me një parti të caktuar. Ajo duhet të jetë në gjendje në çdo 4 vjet, e ndonjëherë edhe më parë, ta rrëzojë çdo parti që nuk punon për shqiptarët e për Shqipërinë, qoftë edhe partinë, për të cilën ka votuar herën e kaluar. Dhe kjo nuk është pak, sidomos në qoftë se kjo shtresë ka në krye njerëz të mençur.
Ndërkaq, detyrat themelore të shtresës së varfër janë prapë 2: Të përpiqet për të dalë nga varfëria dhe të mos i kultivojë te fëmijët e vet përtacinë edhe vjedhjen. Të varfërit nuk guxojnë, nuk duhet, të pinë duhan. Të varfërit nuk guxojnë, nuk duhet, as për ditë feste të pinë alkol, se i vret mallkimi i fëmijëvet.
Të varfërit nuk duhet as të shkelin në dyert e kafenevet e të restorantevet për të pirë e për të ngrënë. Nëse dëshiron të dale nga varfëria, secili i varfër është i detyruar ta privojë veten nga çdo lloj luksi. Po vepruan kështu të varfërit shqiptarë, ata i kanë shërbyer Atdheut në masë të mjaftueshme.
IV.Në këndvështrimin e profilevet e të profesionevet është vështirë të thuhet se kush e mban flamurin e kombeatdhepërtëritjes. Është e vështirë, por edhe nuk duhet të bëhet një klasifikim itillë. Marrë në përgjithësi, janë intelektualët iluministë ata që i prijnë dhe që e mbajnë gjallë procesin e përparimit të Kombit.
Janë gazetarët dhe punonjësit tjerë të mediavet ata më të shpejtët, më operativët dhe, për pasojë, më efikasët, janë këngëtarët dhe përgjithësisht krijuesit dhe realizuesit e spektaklevet, edhe këta janë po aq e nganjëherë edhe më të efektshëm, janë sportistët, në shumë raste famërritësit më të bujshëm të Kombit të vet, janë piktorët dhe skulptorët, janë shkrimtarët, janë shkencëtarët e fushavet të albanologjisë, janë sociologët, politologët, filozofët, analistët, pedagogët, mësuesit. Një force shumë e madhe e ripërtëritjes së Kombit është inteligjenca teknike. Inxhinierët e të gjithë profilevet, projektuesit dhe zbatuesit. Janë juristët, janë mjekët, janë ekonomistët. Çfarëdo pune që të bëjë, njeriu mund të bëjë dhe është i thirrur të bëjë edhe punë patriotike. Të shumtën e herëvet kjo punë bëhet edhe pa folur. Kështu, askënd nuk mund ta vësh në krye, por askënd nuk mund ta lësh as në vend të dytë.
V.Duhen shtuar këtu edhe klerikët e të 3 konfesionevet në Shqipëri, të cilët kanë jo pak në dorë për të kontribuar në dobi të Kombit dhe Atdheut. Por, kur është fjala për kontributin e klerikëvet në të mirë të Kombit e të Atdheut, ne duhet ta kuptojmë që ata e kanë shumë të vështirë ta kryejnë një të tillë detyrë. Të gjithë intelektualët e tjerë e kanë më të lehtë të veprojnë pozitivisht, sepse, në fund të fundit, kanë luftë vetëm me ndërgjegjen e vet. Ndërsa klerikët kanë edhe “prangat” e qendravet nga u vijnë urdhërat. Sa i përket Vatikanit, atje nuk duket se ka tendenca të denacionalizimit të besimtarëvet katolikë. Në këtë vështrim, klerikët katolikë nuk e kanë aq shumë
vështirë për të qenë njëkohësisht edhe fetarë, edhe atdhedashës e kombdashës. Ndërsa me klerikët myslimanë dhe me klerikët ofrtodoksë situata është krejt ndryshe.
Qendrat islamike kanë tendencën e depërtimit drejt vendevet të Evropës. Strategjia e tyre është të realizojnë në Evropë e Botë atë që nuk e kanë realizuar dot në Mesjetë. Shqipërinë ata e gjejnë Strategjia e shqipëtarvet si një terren të gatshëm për ta realizuar këtë strategji. Prandaj dhe veprojnë në të gjitha format, që nga ajo e “modernizimit” të Kur’anit, e shkollimit sa më cilësor të klerit të ri, deri te financimi me para në dorë i bartësvet dhe i ruajtësvet të islamizmit. Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet jo vetëm plasdarm i strategjisë islamike, por edhe vendi më i rrëzikuar prej antiislamikëvet sllavë edhe grekë.
Qendrat ortodokse kanë strategjinë, jo të përdorimit të shqiptarëvet për ndonjë qëllim më të gjërë, por thjeshtë të zhdukjes sonë si komb. Nëse jemi katolikë, ata duan të na minimizojnë ose të na përzënë që këndej me marifet. Arqipeshkvinë e Tivarit ata e përshkruajnë si arqipeshkvi të tyren, pa qenë kurrë vetë katolikë. Se si mund të jetë një arqipeshkvi katolike e dikujt që s’është vetë katolik, këtë vetëm ata e dinë. Nëse jemi myslimanë, ata duan të na shfarosin ose të na dëbojnë me dhunë. Nëse jemi ortodoksë, ata duan të na greqizojnë dhe ta quajnë Greqi krejt vendin tonë, mundësisht deri në Tiranë e në Durrës.
Veprimtaria antishqiptare e qendravet ortodokse është qartësisht e dukshme.
Greqia po ndërton kisha në vendin tonë, duke shpenzuar beton më shumë se ç’ka shpenzuar Enver Hoxha për bunkered dhe po u jep pensione falas të gjithë atyre shqiptarëve që pranojnë të quhen “vorioepirotë”, që sipas tyre do të thotë “grekë”. Sllavomaqedonët po ndërtojnë manastire në vendin tonë, në të gjithë territorin ku banojnë e ku nuk banojnë shqiptarë. Nisuni nga Ohri në drejtim të Resnjës e Manastirit: Gjithkund do të gjeni manastire të vetmuar, pa njerëz rretherrotull, në të cilët ditë e natë nuk pushon muzika kishtare sllave, e inçizuar në disqe CD. Ne, ndërkaq, po mundohemi t’i mundim sllavomaqedonët me xhami. Por me xhami nuk i mundim dot as sllavët, as dikënd tjetër.
Sërbët po duan dhe po ia arrijnë t’i kthejnë në prona të tyre manastiret që na i kanë rrëmbyer në sh XIII. Qëllimi i tyre nuk është të ruajnë fenë në Kosovë, as kulturën e tyre mesjetare, por të ruajnë “të drejtën” për ta rimarrë Kosovën. Të njëjtën metodë për ta rimarrë “një ditë të bukur” edhe Shkodrën, po e përdorin sërbët, duke ndërtuar aty kisha pravosllave dhe duke kërkuar “të drejta” për “minoritetin sërb”, për të cilin e dinë edhe ata që nuk ekziston.
Parë në këtë prizëm, klerikët tanë myslimanë dhe ortodoksë e kanë tepër vështirë të veprojnë si patriotë të mirëfilltë shqiptarë. Ata madje e kanë të vështirë të veprojnë edhe si fetarë të mirëfilltë, sepse qendrat e tyre i duan më shumë militantë se sa fetarë. Nëse kërkohet të bëhesh militant i dikujt, bëhu militant i Atdheut tend. Në kohë të shkuara ne kemi pasur shumë raste
klerikësh mirëfilli patriotë, edhe midis ortodoksëvet, edhe midis myslimanëvet, edhe midis katolikëvet.
VI.Kërkesë për të gjithë intelektualët të Kombit tonë është:
Të mos largohen prej Kombit të vet. Të mos bëjnë asgjë kundër interesavet të Kombit të vet, qoftë edhe kur paguhen. Këtu domosdoshmërisht duhet të përfshihen edhe tendencat ekstreme të antimoralit perendimor. Shqiptarëvet u ka rënë për hise, o të bëhen pre e të gjitha të këqiavet, o të kenë kujdes e të ruhen. Intelektuali, nëse nuk dëshiron ta shikojë të tharë pemën e Kombit të vet, duhet të jetë në radhë të parë për vete “fletë e gjelbër e kësaj peme”.
Nuk besojmë të pengojë figuracioni për ta kuptuar idenë.

Shperndaje ne
Updated: 22 Janar, 2017 — 13:22

The Author

GJOKË DABAJ

1 Comment

Add a Comment
  1. Selman Dervishi-Mani,USA.

    HEU,ETNIKUMI:DEGËT NGJALLËSE TË KOMBIT SHQIPTARË;EU,ËH,I LUMI:VEGËT SHKALLËSE
    KË GLOBIT SHKRIPFARË,SHKRIPZARË;ËËËH,HAPËN SHTIGJET E RIGJALLËRIMIT,KAPËN OU,
    BRIGJET PRIRNGADHNJIMIT;QË NGA BANDA,MË TRANDA,POROSI,HORRORZI;LUKURI BISHA,O
    SHI,DUKURI ISHA,HISHA,TRISHA;PËR OKUPIMIN,UZURPIMIN,ÇFARROSJE,ÇVARROSJE HORE,
    PËR TË NA HUMBUR,SHKRUMBUR,AS SHËNJTË PA DOKË;AH,SHTRENJTË LUMJA LOKË;DUKE NA
    DEPËRTUAR ZOGJËT E SHQIPËS,DUKE PRERFERUAR LOGJET SHKRIPËS;NËN DHUNË,FURTUNË,
    NA PËRZUNË,NËN MASAKRA,KASAPRA,MU KASAPË,STRAPË,MË ANTI NJERËZORE,OUU,MË ANTI
    BREZORË;DUKE PRUSHUR,MBUSHUR,PLOT O PLOT VARRE MASIVE;LOT O,LOT ZJARRE MAFIVE
    MARRZIVE;TERË KOKOTE,FERR GOLGOTË SHQIPTARE-SHTIPFARE;PA KTHIM,PËR AMSHIM,POR
    ARDHI GATI,ZBARDHI FATI,NGA ETNIKUMI,NA THËRRET TI LUMI,QE T’RIZGJOHËMI,O,TË
    RINJOHËMI;PËR NJË RINGRITJE,OUUU,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE,OUU
    QE DO GJEGJI EDHE SOT SI PËRJETË MOT,I TERË ATDHEU;OUUU,KRYLEGJENDA GJERGJI-
    KASTRIOT SKENDËRBEU;OUUU,QË NGA KUMTESA,BUMSHPRESA,PËR RIKTHIMIN,RIZGJIMIN,OU
    RIHIMNIN,MBARË SHQIPTARISË,SHKRIPKAVRISË;NGA VARG THIRRJA,NGA LARG SHTRIRJA,
    OUUU,QE SHPËRTHEJË,MBERTHEJË;DUKE SHKUNDË,TUNDË;NGA GURGULLIMA-BURBULLIMA KE
    GJAKUT OU PRAGUT,SI VULLKAN,KY BALLKAN;KULLGJAN;O,TIME SHLAKË,TRIME FLAKË,OH,
    NGA SHTRIGA MË E LIGA PLAKË;QE KURRË HE BURRË A GRUA,NË KËTE GURRË A KRUA;OU
    NUK NGOPËN AS KOPËN,ME GJAK OU PRAG SHQIPTARI;AHIII,ME GJAK O PRAG SHQIPTARI;
    QE LEKUNDËN,EDHE TUNDËN;SHTATË PALË QIELLI,SHTATË PALË TOKË,AHIII,SHTATË VALË
    DIELLI,SHTATË VALË OOOJ NËNË-GJENË LOKË-TOKË;QE T’RIGJALLËROJMË,PRIVALLËZOJMË
    PËR RIKTHIMIN,RIHIMNIN,RINGRITJEN,RILINDJEN,OUUU,PËR RIBASHKIMIN,RITRASHGIMIN
    RIATDHESIMIN,AAAH,MBARË POPULL KOMBIN,ROKULL GLOBIN,MBARË KOMBËTARË,OUUU-ORE,
    MBARË SHQIPATRE;OUUU,MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!T’FALA NJË REFUGJAT
    LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË SHQIPTARIA,O
    SHKRIPKA VRRIA,PËR TROJE VARRE,TERË PLOJE ZJARRE;NGA BANDA,TRANDA,GJAKATARE,O
    SHKAKASHKARE;MOLKOTË,GLGOTË TERRSHQIPATRE,FERRSHTIPFARE;MURGËVE,RRUGËVE BOTË,
    SQOTË;PA KTHIM,PËR AMSHIM;PORSE,MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MËMOANTIKE,OJ
    MIKE:USA,NATO,DEMOKRACIA BOTËRORE;PËR RIKTHIMIN,RIZGJIMIN,RIHIMNIN,RIBASHKIM,
    RITRASHËGIM,MBARË KOMBËTARË,OUUU,MBARË SHQIPTARË!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons