Cilët ishin arnautashët ?

‎” Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. ” (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)

Ishim të panjohur,sepse nuk donin të na njihnin. ” Lahyvlevelatë”  na sundonin ,na shkombëtarizonin ,na ndërronin fenë ,me çdo lloj metode ; dhe ne mbeteshim të panjohur për të tjerët. Z.Tunman e dinte këtë dhe donte që botës së civilizuar t`ia rikujtonte se në mesin e tyre ishin  edhe shqiptarët.  Shikoje dhe lexoje Zotin Tunman ,1774 !,

Sot bota e di se ne ku jemi dhe si jemi ,por na dalin të rinjtë që mundohen në “ emër të shkencës së të pavërtetës historike “ të na i rrumcullojnë rrënjët dhe të na paraqesin pak a shumë si jashtëtokësorë (E.T.) të ardhur diku në fillimin e lulëzimit të Perandorisë Osmane., apo jo miq të nderuar ?

Një sqarim para se të kaloj në shtjellimin e temës qe e keni parasysh. Me qenë se serbët janë  “telalli  “ më antishqiptar  në Europë , atëherë duhet të lundrojmë nëpër publikimet e tyre të shpërndara anë e kënd Europës duke na paraqitur si  “mbetje osmane “ . Ju lutem lexoni shkrimin me vëmendje dhe mos komentoni pa e kuptuar mirë se për çka flitet këtu.

Kush ishin Arnautashët?  Serbët për të hedhur sa më shumë baltë  mbi ne e shpiken edhe termin “arnautash ‘ – dmth. serb i  shqiptarizuar dhe i islamizuar. Pra, kjo daton që moti .

“Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë e  paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq  duke shtuar se mbi 80% të shqiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.”

…”  dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” – kjo përputhet me ligjërimet e Mero Bazes dhe Baton Haxhiut

“Por  islamizimi më i madh  i serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e  paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam e paskan pas  ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. .”

E shihni që serbet gjithmonë kanë menduar që neve do të na përpijnë me dhunë ose me “hater”?

 “Por ,vazhdohet më tutje në shkrimet e tyre ( e që janë me mijëra) ,pra albanizimi i serbëve të islamizuar u bë të ata serbë që nuk ju ndiente më për ndjenjën kombëtare,dhe u martuan me vajza të komuniteteve fisnore shqiptare.(?) Për një kohë të gjatë historike ata të konvertuarit u quajtën nga  serbet ortodoks ,si Arnautashë.

Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vetën as si turq e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiekan vetën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër ;në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shihet që ishin me origjinë “serbe “. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj.

 Të mbajmë në mend atë çka e lexojmë, dhe mos të mashtrohemi me këta kasnecët  ( kasnec , emër i vjetër shqiptar për lajmëtarin , postierin )e Serbisë që në emër të islamizmit mundohen të na humbasin historinë .

 Duke kaluar nëpër Kosovë e Metohi. S. Gopçeviq ,paska pas qëndruar gjatë në Prizren. Të dhënat që ai paska pas mbledhur , i paskan pas treguar një shkallë të lartë  të islamizimit të serbëve të Prizrenit;kurse Gjakova shënohet si vend i 4.100 familjeve nga të cilat 161 të serbëve kristian ( shkijet e rajës;shqiptarët ortodoks f.xh.),130 të shqiptarëve katolikë e të tjerët shqiptarë të islamizuar.

Bogdanoviqi (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985), spjegon se “ populli serb ishte viktimë e jo vetëm një stihijeje por e një plani për zhdukjen fizike te tij”. Kurse për Samargjiqi ,1989 ,shkruan “Arbanasit” ,që në shek.XVI –të ishin ekspanziv ,dhe se turqit ishin ata që i lejuan mbi serbët që “si gozhda e ndryshkur të mbijnë mbi dheun e tyre të lashtë. ( të Serbisë?)”

Autorët e vjetër serb i përshkruanin shqiptarët si “zullumqarë”, “bisha të tërbuara”( Ristiq ,1864) ; si dhe “arbanasët e egjër” të cilët ishin “ thjeshtë barinj të egjër” ( Sreqkoviq,1888) Thjesht shkruhej ashtu ,si atyre iu shkonte për shtati.

Pra ,herë shkruhej për ne  që ishim  si “bisha”, “barinj të egjër” që nuk dinim të bëjmë shtet ,kur ishte ne pyetje ndarja  e tokave , e herë shkruhej për ne se ishim arnautashë , (serbë të islamizuar dhe të albanizuar.),kur iu duhej përvetësimi i ynë karshi botës.

Një burrë i mençur i Europës ka pas thënë ,se vetëm atëherë kur shqiptarët e shkruajnë vetë historinë ,atëherë ajo është historia e tyre.

Të vazhdojmë me arnautashët  e serbëve. Së pari një pyetje tjetër ,pse Turku nuk na thirri ashtu si quheshim ,por na e tha se jemi arnautë? Pse kurrë nuk duel t` i shpjegon botës se këtë racë që po e shtypi me shekuj ,edhe këta e kanë origjinën e tyre?  e kishte të vështirë? Jo ,thjesht nuk donte.

Po ,me çfarë dokumente e fakte historike ,serbet  e morën guximin që të përvetësojnë një popull   dhe t`i qitet   hi syve  të botës  se  këtu paska pas vetëm serb?  E ne ,historia e jonë që daton që nga pellazgët,ilirët, arbrit dhe shqiptarët,të heshtim dhe të pranojmë atë se çka shkruanin serbët,apo jo të nderuar lexues ?

Nuk jemi fejtonista ,por letrat e shkruara  janë të lexueshme ,ato edhe komentohen . A nuk është e vërtetë ? se me :Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për ti joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës .Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet perëndimore . Edhe kjo pak Shqipëri , përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike euro-perëndimore dhe SHBA-ve.

“Alfabeti me shkronja latine u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman.” po shkruajnë edhe sot ; por jo vetëm për këtë por edhe për të vazhduar aty ku kishim mbetur. Apo jo?

 Ne e dimë edhe këtë që e thoni ju: “Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1900 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. ( po ,ajo s`e kishte lejuar kurrë  f.xh.) Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë”.  Pastaj  vazhdohet  ;” Të ndarë e të përçarë (1912), shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane  . Të bëhemi edhe sot  ?

“Shqiptarë, osmanë, mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar historia shqiptare është plot drama dhe absurde  na shkruan E.R. , “ . Jo nuk është   e vërtetë. Kemi drama që pa fajin tonë janë luajtur mbi kurrizin tonë ; por nuk jemi kaotikë dhe absurdë.

23.01.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 23 Janar, 2017 — 08:26

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.