Letërsi Kombëtare: TY, TRIME SHQIPTARE…

TY, TRIME SHQIPTARE…
(Bashkëshortes dhe bashkëluftëtares së Komandant SANDOKANIT, Sanije REXHA)

Me zemër i tërhoqa vijat
Për tëndin portret
Me lapsin tim-daltë
Unë poeti vetë
Në letrën prej guri

Emrin ÇLIRIMTARE
N’ballin tënd ta gdhenda
Ty, trime shqiptare

Ti je soj i Yjeve
Kënga lahutare
Lis i gjatë i pyjeve
I Alpeve Shqiptare
Melodi e fyjeve
Lulëkuqe e k’saj Toke
Kala-besa Jote

Me SANDOKANIN trim-
Bir i kombit tim
Udhëtuat gjatë
N’stuhi e shtrëngatë
Në kohë t’ turbulluar
Ishit ar-praruar

Besnike n’ flakë lufte
Shqipe dykrenore
Burrneshë me shtatë zemra-
Ti motër ARBËRORE
Si sot- dhe dikur-
Kuq e zi Flamur

Përrua i tërbuar
Me përrenjtë e shoqëruar
Kurrë s’u ndale, Trime
Me armët në duar

Ty, Motër e re
Shpresë të patëm ne
Për fillim të kohëve-
T’një epoke t’re

Sot je krenaria
Nderi ynë kombëtar
je shkëndijë trimërie
Je margaritar
Dhe gjerdan lirie
Atdhedashurie

Poezi:Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 23 Janar, 2017 — 13:02

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.