Letërsia Shqiptare: PËRDhUNIMI MENDOR POLITIK

© Kasam ShAQIRVELA

Edhe e diela kjo ditë pushimi,
Nuk është më si dikur…?!
Dita më agon mes ngjyrash
Që më vijnë gjithnjë e më tepër si gri
Ashtu siç i ndërrojnë rolet pa skenë
Gjinia njerëzore, grua a burrë!?
Politika, sot e gjithë ditën,
E la shtatzënë fjalën hyjnore, liri..?
Mbase kjo,në të gjitha kuptimet
Që vetë fjala brenda saj i mba?!
“Quo vadis”? Kauza Shqiptare!
Me timonierët e verbër…xhinxhi..!
Pa më thoni ju apostuj, ju lutem te s’ka!
Të sillem edhe unë tartufçe? Nuk e di!
Apo t’i ngjitem valles së transit, tralala?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 31 Janar, 2017 — 08:47

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.