Tradhëtia shqiptare ndër shekuj

Shkruan : Brilant Gashi

Nëna dhe fëmijët e humbur (shkrimi #4)
 
Tradhëtia është kanceri më i madh që mund të ketë një komb . Si të gjithë popujt e tjerë që në gjak e kanë tradhëtinë , njësoj edhe populli shqiptar e ka tradhëtinë në gjakun e saj Kuq e Zi . E sidomos tradhëtia më e madhe , qëndron tek elita politike që në vend të bashkimit të popullit , ata vetëm e përçajnë atë ! Ky është qëllimi i tyre i famshëm .
 
Historia jonë e madhe dhe e bukur , njeh tek vetja e saj tradhëtarë , nga më të ndryshmit . Këta njerëz shpirt-zinjë për pak lekë , edhe nënën e tyre e shisnin , jepnin tokat tona armiqëve për para dhe më e keqja është se e shiste tërë kombin dhe ndryshonte kombësi për hatër të parave .
 
Populli ynë e njeh këtë sëmundje të kombit që nga fillimi ynë që njihemi si komb . Me një fjalë do të thoja se ky popull e njeh tradhëtinë , që kur u krijua toka . Zanafilla e tradhëtisë tek populli ynë është shumë e hershme . Si popull pellazg që jemi , e kemi duruar këtë sëmundje për shumë kohë dhe nuk kemi bërë asgjë për t’a parandaluar .
 
Kjo është ajo e vërtet , që duhet të shpaloset më mirë para popullit tonë .
“Pa u vra tradhëtia nuk mund të bashkohet Shqipëria .” – thoshte Ismail Qemali . “Dhe nëse magjistari , ushtari apo kleriku janë mashtrues dhe të padrejtë , atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : Ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerzishëm .” – thoshte i madhi Gjergj Kastrioti , një trim i madh dhe mbrojtësi i Evropës .
 
Nëse shikojmë historinë e popullit tonë mund të shihet mjaft qartë se tradhëtia e popullit tonë , ekziston që nga kohërat e lashta dhe jo vetëm :
 
Në vitin 229 para krishtit , ushtritë romake me 200 anije u nisën kundër ilirëve . Dhimitër Fari , komandant i Teutës , që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët ua dorëzoi qytetin romakëve , të cilët me kohë pushtuan Apoloninë , Dyrrahun , duke kaluar në veri kundër Isës dhe Farit .
Në këtë humbje të madhe me romakët , ndikoi drejtpërdrejt tradhëtia e Dhimitër Farit , i cili ua dorëzoi romakëve edhe flotën ilire .
 
Por historia e tradhëtisë shqiptare ndër shekuj nuk mbaron këtu . Pasi që kjo vazhdon … vetëm vazhdon … vetëm vazhdon dhe nuk do të ketë mbarim për shumë vjet . Realitet i dhur , por që duhet pranuar .
 
Një veprim tjetër që na ka dëmtuar imazhin tonë si popull i traditave , kulturës është Tradhëtia e pabesë e Hamza Kastriotit .
Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Gjergj Kastrotit dhe komplet e humbi shpresën për të qenë trashëgimtarë i heroit tonë kombëtar , duke kaluar kështu në anën e osmanëve , dhe udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve më 1457 .
 
Hamzai ishte ai “hero” i osmanëve që u zgjodh nga sulltani për të udhëhequr osmanët në luftë kundër Shqipërisë në Betejën e Ujëbardhës ku edhe osmanët e humbën betejën dhe kështu u zbulua tradhëtia e pabesë e Hamza Kastriotit .
 
Vitet e shek. XX ishin vitet e tradhëtive të vazhdueshme tek populli shqiptar . Ndër të tjerash mund të veçojmë edhe tradhëtinë e Esat Pashë Toptanit , i cili ishte i gatshëm të shiste Shqipërinë . Por plumbi i një të riu shqiptar , i’a tregoi vendin e tij dhe e vrau për të mirën e popullit shqiptar . Më 13 qershor 1920 , Avni Rrustemi vrau me atentat Esat Pashën në Francë dhe i’a shpërbleu në mënyrën më të mirë tradhëtitë e tij ndaj shqiptarëve .
 
Ne mendojmë se tradhëtitë tek shqiptarët kanë mbaruar , por kjo është e pa-vërtet .
Tradhëtisë shqiptare ende nuk i është dhënë pika e fundit dhe populli të jetë i lirë në mënyrën më të mirë të mundshme .
 
Neve na kanë tradhëtuar gjatë gjithë jetës sonë për 2000 vjet . Që nga kohërat më të lashta e deri në vitet e shek. XXI , tradhëtia tek shqiptarët është në shkallë të lartë dhe po bëhet nga lloj-lloj agjendurash anti-shqiptare . Kjo është mallkimi kryesor , që ka hyrë në popullin shqiptar .
 
Tani vetëm zoti e di se kur shqiptarët do të ndërgjegjësohen për t’i dhënë fund këtij mallkimi dhe t’a sjellin paqen e vërtet në vendin tonë .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,NGA PARTIA,EU,A SA TRADHËTIA;NJË I MASHTRUAR,KASHTRUAR,SI
    KOMUNIST,KROKUPIST,DHE,ME TRADHËTINË E MAHDE,PARTINË GËRMADHE,
    NGA MARRËVESHJA BOJANIT;VARRERESHJA TROJANIT;QE ATI FATZIU,AH,
    TATËGRIU;BEOGRADI,RETROGRADI,URDHËROI,KURTHËROI,QE TË SHËMBËJ
    KULLA AZEM E SHOTE GALICËS;POR,AI I NGRATI,KISHE,ISHE,ME LA O
    MUT ME SHURRË,FUTË BRE BURRË;ME GURËT E KULLËS TË GALICES OU,I
    NGRITI MURET NJË SHKOLLË TË PREKAZIT;PORSE,MU PËR KËTE UDB-A
    SERBO-JUGOSLLAVE,E BURGOSI,TRUMKOSI,DUKE TERRORIZUAR,FERRIZUAR
    GJËR ME VDEKJE;A,TË VETMIN DJALË JA MUARËN KISHE,BISHE,GJËJA O
    PREJA,PËR REHABILITIM,ASIMILIM;DHE,AI KREU FAKULTET,MAXHISTROI
    O DOKTORROI;U ZGJODH SI PARLAMENDAR I SERBISË,NË BEOGRAD;KUR
    DUAL PAS KRYKRIMINELIT ÇETNIK SHESHELIT,PËR TË FOLUR SËPARI E
    FALENDËROI GJËJA,PREJA,DR.SHESHELIN QE SI KOLEG TË DYTË TITULL
    DOKTORI;POR,REAGOI,KUNDRSHTOI,DUKE THËNË DR.SHESHELI ÇETNIK O
    KRYKRIMINELI:-TË NA FALNI Z.TERNACI,QE NUK PRANOI SE JEMI DYTË
    TË BARABARTË,SE TI JE DR.FALLCO BEOGRADI ASIMILUAR SI SERB:A,
    SHQIPTARIA TË DINË SI TRADHËTAR KUNËR POPULLIT TENDË;A UNË,O
    JAM DR.ÇETNIK;POR,PUNOJ DHE KERKOJ TË DREJTAT O PËR POPULLIN
    TIM SERBO-RUSO-JUGOSLLAVINË;EH PRA,DERI KUR NA TURPËRON,OR,SA
    NA SHKRUMËBON MASHTRIMI,KASHTRIMI,I PARTISË-TRADHËTISË,MBARË
    KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË O
    NGA KOSOVA NË USA.QE VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,GADI TERË
    SHQIPTARIA-SHKRIPKA VËRRIA,NGA KËSO,PËSO.BESO,TERRORISTE MOR,
    FERRORPISTE,NËN DHUNË,PËRDHUNË,NA PËRZUNË,PAKTHIM;PËR AMSHIM,
    PËR TROJE,NËN PLOJE ZONA-TONA,BRENGË SHKBA BRENGË,VËLLAZËRO-
    RIHIRO-FARE SHKRIPKA VRRIA;PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARIA;
    PORSE ARRITEM,JA MBËRRITËM,MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË
    MEMO-ANTIKE,RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI;PËR RINGRITJE,RILINDJE,OU,
    MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.