Muri i Mitrovicës , ndarja e botërave

Por pse erdhëm në këtë gjendje, në të cilën nuk kuptohet më kush është vuajtës dhe kush shkaktar i vuajtjeve; nuk kuptohet kush është përgjegjës për zhbërjen e ëndrrës së madhe për Kosovën shtet i njerëzve të saj normalë, siç janë të gjithë njerëzit e botës së lirë…? ( “Letër askujt “ nga Mehmet Kraja)

Dhe vazhdojmë me letrën e shumëpritur të Akademikut Mehmet Kraja,    “Më anë tjetër, të gjithë e dimë se ç’është fundamentalizmi islamik, çfarë synon ai: ta bëjë Kosovën kalifat ose republikë islamike, njësoj është, ose pak ka rëndësi. E dimë, gjithashtu, nëse interesi i Kosovës është Lindja apo Perëndimi, por nuk jemi të qartë në reagimin tonë, kur lejojmë që partitë tona politike, të gjitha pa përjashtim, i manipulojnë njerëzit me ndjenja fetare, për t’ua zhvatur votën. … Por tani, kur Serbia me mbështetjen e Rusinë i vringëlloi armët sërish, u pa qartë se kush i davariti mjegullat, kush doli në mbrojtje të Kosovës dhe kush i qartësoi dilemat. Erdogani? Apo Theresa May, Mattis dhe McCain? Pa dyshim, po ata që na e bënë Kosovën në vitin 1999. “

Pra edhe Mitrovica dhe situata reth saj hynë në traditën e mashtrimeve serbe . Serbët e dinë shumë mirë dobësinë tonë ; jo dobësinë e të gjithëve por të disave që në një mënyrë apo tjetër janë vegla të një strategjie të vjetër serbe , që shqiptarët t`i paraqet si mbetje osmane . Ne shumë mirë e dimë që për Serbinë ka rol jo të madh pravosllavizmi  në  Kosovë , atyre iu intereson nëntoka e veriut të saj; por “ baballarët “ e 1999-shes i caktuan kufijtë . Serbët po ashtu e dinë mirë që një vendim nga superfuqitë botërore  nuk kundërshtohet me luftë të re. Ata nuk janë aq të marrë mëndësh të riluftojnë Amerikën dhe Europën , për ta pasur veriun ashtu si duan .

Të përsëris ,  kundërshtarëve më të madhej të bombardimit të Beogradit  Amerika iu mbushi mendjen se jemi në mbrojtje të një popull  në zhdukje e që në pikëpamje fetare janë shumë të lehtë.  Ishte shumë e papranueshme për qarqet konservative europiane që kryqi të lufton kryqin ,për një popull të “ndikuar “ nga kaluara osmane. Dhe këtu qëndroi strategjia  e luftës së Serbisë se ishte  një luftë fetare dhe se Serbia po e mbron krishterimin europian.

Lufta mbaroi dhe nuk iu shit “falli “ i Serbisë për një luftë fetare.

Çka pas luftës ? Prapë Serbia me të vjetrën , me propagandën e saj shumë të organizuar dhe agresive në qarqet diplomatike ndërkombëtare deshi ta bindë botën se ata kishin gabuar në vendimet e tyre në luftën e tyre në mbrojtje të “mbetjeve osmane “.

 Të gjithë i dimë rrjedhat e 17 vjetshin të fundit , i pamë miqtë dhe armiqtë dhe ndihma e tyre . Kur Serbia në anën veriore pak përtej “Ibrit “ e vuri një kryq të madh pravosllav , e kishte një qellim djallëzor “” Ja nga këtu fillon Europa ! andej në jug e keni Azinë ! “

Ishte një kohë ideale që “ Kosova të bëhet kalifat ose republikë islamike, njësoj është, ose pak ka rëndësi.” dhe me mençurinë tonë ne lejuam që karshi kryqit serb  këtej “ Ibrit  “  të rrënojmë një xhami të harruar osmane dhe të ndërtojmë me paratë e Turqisë një xhami turke , impozante të paparë .

Prapë serbët në mbrojtje të Europës e ne në mbrojtje të Azisë osmane. !!! O tempora , O mores !

Po e përsëris , serbet nuk ishin të marrë të rifillonin një luftë kundër mbrojtësve tanë por  në mënyrë simbolike i treguan  atyre dhe u munduan që të “ bindin “ opinionin botëror se nga ku fillon Europa . E ne , në vend së të ndërtojmë një obelisk të lartë në vend te minaresë , dhe me shkëlqimin e madh t`a simbolizojmë Europën ; një obelisk të ngjyrosur në të kaltërt dhe me plot yje të verdhë     ,     ne me ndihmën e “liderit” neo-osmane  ndërtuam një objekt dyshimi  në sinqeritetin tonë pro-europian.

 Unë mendoj që muri i Mitrovicës është vetëm një simbolikë serbe që e ka domëthënjen e saj ; ndarja e botërave , dhe prapë ne iu ndihmojmë  “Zot i madh, po ne mezi arritëm ta bindim bashkësinë ndërkombëtare, që Kosova të shpallet shtet në kufijtë e Kushtetutës së vitit 1974, dhe tani, as 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, kërkojmë ndryshimin e kufijve, duke nxitur rrezikun për një luftë përmasash botërore. Cili idiot i bashkësisë ndërkombëtare e mbështet këtë somnabulizëm politik? Pse trillojmë zgjidhje politike të pamundshme? Që të mbijetojmë politikisht, të shërojmë komplekset tona, që ta nxjerrim veten mbi të tjerët, me ide që frikësojnë botën…? Sekush mund ta quajë këtë guxim politik, por në të vërtetë është tradhti intelektuale në dëm të Kosovës, për të mos lejuar që Kosova të bëhet. Është verbëri politike, shkurtpamësi, egoizëm politik, serbizëm, ose ndonjë pisllëk tjetër edhe më i madh “…. shkruan Mehmet Kraja

“Ne e kemi dëshmuar katërçipërisht se të gjithë njësoj vuajmë nga deficiti i vlerave dhe se, në mënyrë anekdotike, krejtësisht të veçantë, kemi humbur sensin e masës për çdo gjë: e keqja na ka pllakosur dhe na e ka zënë frymën, jemi mbushur hipokrizi, gënjejmë, vjedhim, mashtrojmë, i kemi bashkuar në një të gjitha vlerat më të larta dhe më të fisme me veset më të shëmtuara njerëzore. Kemi pësuar një çoroditje të paparë, një fiasko morale, intelektuale, kulturore dhe politike. Prandaj një fjalë më shumë ose më pak në këtë konfuzion dhe rënie të përgjithshme nuk çon peshë. Gjithandej ligësi, zhgënjim, vanitet. Në pamjen e njerëzve sheh mërtisje, lodhje, mllef dhe inat, urrejtje për gjithçka dhe për gjithkënd. “ e thënë me mend .

Fahri Xharra,31.01.17 Gjakovë

 

Shperndaje ne
Updated: 1 Shkurt, 2017 — 09:50

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,MURI I MITRO-VICËS,NDARJA E BOTËRAVE;EU,GURI QINDROSPICES,
    SHKARJA E VOTRAVE;PËRMES,TERSTRES,DUKE SHTYER,FYER;GURIN,MURIN
    NGA MOLLA E KUQE,O,BOLLA STUPQE,U ZHBIROFTË,ZHIGOFTË LOÇKEN OR
    DROÇKËN NË ZEMËR,ME EMËR;QE MU TATA;HE,PËR HATA;NGA PARTIA MOR
    OR,TRADHËTIA;QE ME MASHTRIME,NGARSHËRIME,KISHE,BISHE,STRALLEN,
    A KALLEN PAVARËSINË-TRAVARËZINË E KOSOVËS,TROZOVËS;KËTE TROHË,
    MOHË,DUKE SHANTAZHUAR,MASAKRUAR,EDHE NDRRIMIN,SHNDRRIMIN OH,MU
    TË FLAMURIT DHE HIMNE,PRAGURIT ME TRIMNE,SI EDHE,IDENTITETIN O
    INTEGRITETIN MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE,NË KOMB-KORB KOSOVARË O
    RROSOZGARE,SI KOMBI-KORBI JUGOSLLAVE-TUGOSHKAVË,TË NA NXJERRIN
    DY SYTË,ME NA MBYTË,DHE TË NA SHURDHOJNË DY VESHËT,KURTHOJNË O
    SY-LESHËT;QE KËTA TRADHËTARË,BARËBARË,SERVILË,DEBILË,STERILË,O
    QYQE QAQAJKA,PYRQE PYRQAJKA;FAQEZEZA,PLAQE-BREZA,DUKE SHITUR,
    SHKITUR EDHE KËTE TROHE KOSOVË AHTISARIANE,TERË PASURINË,MORE
    TRASHËGIMINË,DUKE FALUR,SHUKE PA NDALUR;MU KËSO,PËSO,FRY-ZHELË
    SHFRY-NGELË,KRYKRIMINELË,ZHGRY-SHFRIMILELË,O,DUKE SHKELUR,ORE
    NGELUR,KUNËR-THUNDËR EDHE SHQIPTARIZMËN-SHKIPKA-KRIZMËN,TEK O
    SHTEK MILENIUME SHEKULLORE,TI E LUME SHEMBULLORE;KRYLEGJNDA O
    GJASHTË SHEKULLORE,HY-EGJENDA SHEMBULLORE,GJERGJI-KASTRIOT-OR
    SKENDËRBEJANE,QE GJEGJI EDHE SOT TË TERË-BEJANE,SI DHE OR,NGA
    LIDHJA E PRIZRENIT,DRIDHJA E FRIZE-DRENIT,SI DHE SHPALLJA OR
    PAVARËSISË MBARË SHQIPTARE 1912 ME 140KM KATRORE TERITORE ME
    FAKTE KOMPAKTE MBARË SHQIPATRE,SI DHE,NGA DJALLI ME DJALLËZI
    JASHTME,NËN DHUNË O FURTUNË,QE NA NDANË E PËRÇANË NË TË SHTATA
    RRASHTA,ASHTA,MINITROJE,MINISHTETË;GRINIPLOJE,GRINIBETË,OHA,O
    NGA TROJET TONA PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARIE,A,DUKE PRANUAR,AH,O
    DUKE MASHTRUAR,VETËM NJË MNI-SHQIPERI ME AFRO 30KM KATRORE,A,
    PAS NJË SHEKULLI,HERKULLI,QE SHPËRTHEI,MBËRTHEI KRYREGJENDA,O
    ORE HY-EGJENDA ADEM KRYLEGJENDARI QE TRIUMFOI,RIGUFOI I PARI,O
    SHQIPTARI,DUKE GODITUR,TRONDITUR,MU SHTRIGËN,MË TË LIGËN AH,MU
    NË LULE TË BALLIT,CRULE TË STRALLIT;DHE,PËR KËTE TRIUMFUALE,OR
    RIGUFUALE,DUKE TRONTITUR,GODITUR,NË MOMEMNTE DEMOKRATIKE,OU,O
    KONTINENTË MËMO-ANTIKE,DHE PËRMES,NXERR SUKSES KRYLEGJENDA UÇK
    USA DHE NATO,MBARË DIASPORA-PRIA DORA,MBARË BOTËN DEMOKRATIKE
    QE NA ÇLIRUAN,SHLIRUAN,DHE,KËTA FARË BUKËPËRMBYSËT,KUKË-TERË-
    GRRYSËT,NA PRAPTUAN,NA MASHTRUAN,NA TRADHËTUAN;BASHKA,HASHKA,O
    ME BISHTA-TRISHTA KATASTROFALË,AH,MË KANIBALË;O KURRË HE BURRË
    NUK DO NGOPËN AS KOPËN ME GJAK E PRAG SHQIPTARI;POR,GJITHMONË
    TË JETËS,DIRIGJON TË VERTETËS,QE SHQIPTARIA-SHKIRPKA VËRRIA O
    SI NJË ARRË-BARRË E FOTRË,A BISHËS-HISHËS QE TENTON,KËRKON TË
    NA PRBI,KËRDI;OU,DO TË I MBETEJ,SHQEPEJ N’GROPË,HORPË NË FYT,O
    DHE KA M’E MBYT,DO TA PLASË,SHKAS;DHE DO TA PELCET,KERCET,PËR
    SË GJERI E PËR SË GJATI,QE DO TË NA NXJERRI FATI I MIRË,OH,OR
    I LIRË,ILIRË;QE DO GJEGJI EDHE SOT PËRMOT,I TERË ATDHEU;OUUU,
    KRYLEGJENDA GJERGJI-KASTRIOT-SKENDËRBEU BASHKA,DASHKA OREEE,O
    ME HY-EGJENDARIN,KRYE UÇK.ADEM KRYLEGJENDARIN!!MË TË FALA NJË
    REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA MILION
    GADI MBARË SHQIPTARIA,QE SHKRIPKA VËRRIA,MU NGA KOLONISTA,OHA,
    HORRORPISTA,NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË,PA KTHIM,N’AMSHIM,OR,
    PËR TROJE TONA,OUUU,PLOJE ZONA,MBI 80% MASAKRAUR,KASAPRUAR,NGA
    KASAPËT,SATRAPËT,SI BISHA,HISHA;PORSE,MOMEMNTË DEMOKRATIKE,ORE
    KONTINENTË MËMO-ANTIKE;RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,PËR RINGRITJE,OR
    RILINDJE TË RIBASHKIMT,RITSHËGIMIT,MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!!

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.