Pse Kosova nuk e ka Simon Wiesenthalin e vet ?

 Luftërat janë krime pushtuar e kush pushtues , kush vrasës e kush i vrarë, kush përdhunues e kush i përdhunuar . Këto janë rregullat e luftës. Ato ndodhin dhe kanë për të ndodhur gjithmonë, nuk ka prerje kohore ,se tani  njerëzimi e arrijti këtë apo atë nivel dhe luftërat mbesin vetëm histori. Njerëzimi e “shpiku” denimin për fajtorin . Dhe fajtori duhet dënuar; ai dënohet për ato që i ka bërë dhe t`ii pet mend të tjerëve që nuk duhet përseritur. Por?

“Qendra Simon Wiesenthal, me zyre në Nju Jork u krijua më 1974  me emrin Nazi-gjuetarët e Simon Wiesenthalit. Sipas statusit të tyre kjo është :” Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave  Hebreje të njeriut me qëllim të riparimit të botës një hap në një kohë. Qendra merret me edukimin e gjeneratave të reja , kundër semitizmit , kundër terrorizmit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të tyre ,mbrojtjen e sigurisë se Hebrenjve në mbarë botën dhe  mësimin e gjeneratave të reja se ç`ishte Holokausti.”

Pas Luftës së Dytë Botërore (1939- 1945) ,liderët e Gjermanisë Naciste u gjykuan në Pallatin e Drejtësisë në Nyrenberg. Gjyqi Ndërkombëtar Ushtarak e filloi punën me 25 Nëndor 1945 dhe  gjykimet u shpallën me 1 tetor të vitit tjetër.

Gjykata i denoi 23 liderët e Nazizmit për ; konspiracion , krimi kundër pagës , krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rasti kundër Nacistëve u bazua në një mal dokumentesh të shkruar,si urdhëresa , raporte ,manifeste ,letra dhe ditarë: Në mesin e të dënuerve ishte edhe zëvendësi i Hitlerit Hermann Gëringu (1893-1946) të cilin korrespondeti i New Yorkerit e cilësoi si : ”truri pa ndërgjegje”….

Çka ndodhi pas Nyrenbergut? Edhe pse liderët më të mëdhenj Nacist u gjykuan ,të tjerët mundën të ikin. Disa u arratisen nge Gjermania dhe ishin të zotët të fshehin identitetin e tyre. Por sidoqoftë bukur shumë prej tyre më vonë u kthyen me zor :Me 1947 Hermann Hoess , Komandanti i Auswitzit e gjet , u gjykua dhe u ekzekutua ne Poloni me 1947.

Simon Wiesenthali e vazhdoi punën e tij në gjetjen dhe zbulimin e atyre që ishin përgjegjës dhe fshiheshin me emra të rrejshëm nëpër botë. Bota nuk duhet harruar Holokaustin! Suksesi i tij ishte shumë i madh.

 Ne patëm luftë ,patëm gjenocid , krime kundër njerëzimit , dhunime dhe përdhunime ,djegëje ,deportime .Dikush u gjykua , dikush u dënua. ? Koha ecën dhe duhet të pajtohemi me fatin.

A është e vërtetë ” që Kosova nuk i ndjek vrasësit e vet (se nuk ia lejon Ligji i vet) ?. Infrastruktura ligjore e Kosovës nuk ia mundëson EULEX-it që të ndjek vrasësit serbë të shqiptarëve jashtë Kosovës, ? Serbia nuk e ndjek vetveten.

Por a e kemi Simon Wiesenthalin tonë i cili së paku i merr në shënim të gjithë ata që kryen krime ; që së paku të mbesin shënimet për brezat e ardhshëm ; që së paku gjeneratat tjera të tmerrohen nga ajo që e pësuan paraardhësit e tyre?

Mos të ndodhë që dikur të na krijohen rrethanat historike asi lloje që ti shpallim serbët shpëtimtar.

Shperndaje ne
Updated: 1 Shkurt, 2017 — 09:59

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.