FORMIMI DHE VEPRIMTARIA E GRUPEVE DHE E PARTIVE POLITIKE ILEGALE I

FORMIMI DHE VEPRIMTARIA E GRUPEVE DHE E PARTIVE POLITIKE ILEGALE

Celulat e para politike dhe ushtarake që u formuan edhe pas Luftës së Dytë Botërore kishin për qëllim çlirimin e Kosovës. Një ndër të parat ishte Komiteti Nacional Demokratik i Shqiptarëve më në krye Halim Spahia i Prizrenit. Komiteti Qendror vendosi që edhe në Llap të formohet RRethi i NDSH-ës së Besianës dhe kryetar u zgjodhë Ramë Muharremi ( i njohur si Mulla Ramë Govori / Hertica/)..
Në këtë rajon ndihmë të veçantë dhanë edhe Rrustem Statovci, Selim Shabani, Ramadan Berisha, Ramadan Ajvazi, Ajet Gërguri ndersa prijës ushtarak i rajonit më 1946 – 1948 ishte Musli Dumoshi… Pas burgosjeve dhe vrasjeve të ndryshme serish në vitin 1949 u aktivizua NDSH-ja me Sabit Kapitin… Pas burgosjes së anëtarëve të NDSH-ës aktivitetin e vazhdoi kjo organizat që nga 1953 me Shaban Shalën…

Që nga viti 1949 deri në vitin 1964 u burgosën disa grupe politike. Ndër intelektualët e burgosur më 1958 ishte dhe Adem Demaçi i cili pas daljes nga burgu formoi Lëvizjen Revolucionare e Bashkimit të Shqiptarëve, për të cilën besoi që veq dini mjaftë dhe s’ do shkruaj më shumë…
 liria_2Grupi ilegal me emrin ” Liria” u formua në vitin 1978. Këtë grup e formuan Bajrush Behrami, Kadri Llugaliu, Xhafer Spahiu dhe të tjerë, si nga Besiana ashtu edhe nga Ferizaj. Grupi ilegal ” Liria”, mori pjesë aktive në organizimin e demonstratave të vitit 1981. Aso kohe Ismet Begolli kishte hartua një trakt të cilin e kishte shumëzuar Bajrush Behrami, e pastaj u shpërnda në tërë rajonin e Llapit, por edhe në Prishtinë…Pas formimit të LPRK-ës grupi ra në kontakt me ta…

Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare është parti ilegale e formuar në vitin 1972, në Frankfurt të Gjermanisë. Themelues partie ishin Emin Fazliu alias Emil Kastrioti, Vehbi Ibrahimi, Rasim Zeneli dhe Hisen Çami. Partia u mundua të bashkëveprojë edhe me Jusuf Gërvallën por nuk arritën marrëveshje.. Kjo ndodhi më 1980.

zeri_nlcLËVIZJA NACIONALÇLIRIMTARE e Kosovës dhe e viseve te tjera në Jugosllavi për Bashkim me Shqiprinë vepronte ilegalisht në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, por edhe jashtë vendit.
FILLIMISHT KRYETAR I LËVIZJES ISHTE BACË METUSH KRASNIQI. Me këtë Lëvizje bashkëpunoi edhe Jusuf Gërvalla, i cili kur shkoi në Gjermani u bë ndër aktivistët më të njohur të kësaj Lëvizjeje. Në këtë Lëvizje ishte edhe Sabri Novosella dhe Ahmet Haxhiu, i cili kishte ndikim politik të madh në rajonin e Llapit e të Prishtinës.
Xhavit Hoxha i Junikut( vëllai i Edmond Hoxhës) ishte anëtar i kësaj Lëvizjeje së bashku me Jashar Salihun dhe anëtar të Komitetit të Deçanit. Xhaviti ishte njohur me Beqir Hajrizin e Bardhashit të BESIANËS.

MË 10 MARS TË VITIT 1981 NË SHTËPINË E AVDYL MUSTAFËS NË VENDENIS U TAKUAN FEHMI BERISHA, HETEM AJETI, HAMDI MUSTAFA DHE AVDYL MUSTAFA. MË VONË NË KËTO BISEDA DHE AKTIVITETE ISHIN BASHKANGJITUR EDHE AHMET HAXHIU, AVDI LATIFI, NAZMI SEJDIU DHE GJYLE kRASNIQI…

Fehmi Berisha mori iniciativën për organizimin e demonstratave në prill të vitit 1981. Bashkë me Sali Salihun ishte në Lidhje me GANI KOCIN – anëtar i grupit organizativ të studentëve në Prishtinë. Më 31 mars të vitit 1981 Fehmi Berisha burgoset… Mbldhje të tilla ishin mbajtur edhe në shtëpin e Avdi Latifit ( Monollit), por edhe të Fehmi Berishës…

Në vitin 1981 u formua edhe grupi i punëtorëve me Zahir Hazir Fejzën dhe gjashtë anëtarë të tjerë… Grupi u zbulua dhe Zahiri( Fejza) dhe Nazmi Dumnica u dënuan me nga 7 vjet burgë…

Fronti Nacionalclirimtar u formua edhe në rajonin e Llapit. Në mesin e tyre ishte edhe Afrim Zhitia, një nga persdonalitetet më të njohura politike, jo vetëm në rajonin e Besianës, por edhe në Prishtinë, dhe në tërë Kosovën.

Në rajonin e Llapit veproi dhe Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës ose shkurt OMLK-ja. Ndikim në këtë rajon pati edhe Fronti i Kuq Popullor..

KOSOVA e RE

Organizata” Kosova e Re” u formua në vitin 1981. Kryetar ishte Naser Grajçevci, ndërsa anëtarë: Fatmir Humolli, Akile Dedinca, Hyzri Talla, Sali Konjusha, Zijadin Bajçinca dhe të tjerë. Ata botuan Organin e tyre ” Përpjekja”…
Organizata mbante lidhje edhe me grupet e tjera ilegale, sidomos me grupin e Sejdi Veselit dhe me Grupin e Kadri Osmanit. Kur u zbuluan këto dy grupe u zulua edhe Organizata “Kosova e re”. Fillimisht u burgos Naser Grajçevci pastaj Fatmir Humolli, Akile Dedinca, Sali Konjusha dhe Zijadin Bajçinca…Por, fatmir Humolli nuk e zbuloi grupin ilegal që ishte në lidhje me të si Hyzri Talla, Blerim Pireva, Bedri Humolli, Safet Humolli dhe të tjerë… Me këtë u krijuan mundesit e vazhdimit të punës ilegale të grupit ” Kosova e Re”…

Po ashtu për Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës, më vonë ( pas dy korrikut të vitit 1990) Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës ndersa që nga korriku i vitit 1993 Lëvizja popullore e Kosovës, dihet pothuajse çdo gjë dhe nuk do të elaborojë ndonjë gjë…Por dua të them vetëm këtë gjë. shtylla e saj kryesore për Llap dhe Prishtinë ishte padyshim Ahmet Haxhiu – Plaku i cili kishte krijuar bazat e tija në shtepit e Maliq Brajshorit në prishtinë pastaj në Dyz te shtepia e Nazmi Llapashticës dhe një tjetër në shtëpinë e Sabri Ukës. Po shtu bazë të fortë kishte krijuar edhe në shtepin e Sahit Krasniqit në Kastriot… Në shtepin e Sabit Ukës kishte qëndruar edhe Xhavit Haliti – Qerimi. Por baza më e njohur për strehimin ilegal dhe të teknikës ishte shtëpia e Ahmet Haxhiut në Prishtinë. Nga ajo shtepi e Ahmet Haxhiut dhe nga shtepia e Maliq Brajshorit janë shtypur afishe dhe trakte e më vonë “2 Rruga e Lirisë” dhe ” Minatori”, nën përkujdesjen e Afrim Zhitisë, Hajdin Abazit dhe Fadil Vatës…
Në Llap ekzistonin edhe grupe tjera politike ilegale dhe ato kishin formuar bazat e tyre. Pas burgosjeve të shumta të vitit 1982 si Shefqet Cakiqi, Afrim Fusha, Muhamet Imeri, Bedri Ajeti dhe Ismet Cakiqi pastaj gjatë vitit 1983/ 84 Mustafë Xhemajli, Sherif Konjufca, Bajrush Behrami pastaj Fadil Lepaja, Ismet Begolli, Ali Ajeti ( kerkoj falje nëse nuk i përmendi të gjithë emart ngaqë shumë janë), Nazmi Llapashtica, Hetem Ajeti….

vazhdon
– Nuk e lëshoj, jo Nënë – Tokën
Pa e trazuar Botën!””   Pjesa e dyte

   

Shperndaje ne
Updated: 31 Janar, 2015 — 21:58

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.