Din Mehmeti: IKJET (Poezi)

Perzgjodhi: Ismet Bozhdaraj

 

 

IKJET

 

 

 

Ikën njeriu nga njeriu
Djalli nga djalli ikën

Fjala nga fjala ikën
Ik’ mendimi nga mendimi

Qentë nga qentë ikin
Ikin bishat nga bishat

Ikin korbat nga korbat
Urithët nga urithët ikin

Ikin kuajt nga kuajt
Zogjtë nga zogjtë ikin

Ikin idhujt nga idhujt
Perënditë nga perënditë ikin

Vetëm dashuria nga jeta s’ikën…

26.02.2007- Din Mehmeti (Ditëlindja: 1932, Vdiq më 2010 )

Poeti Din Mehmet

Shperndaje ne
Updated: 9 Shkurt, 2017 — 13:21

The Author

Ismet Bozhdaraj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.