Edhe malazezët kundër spekulimeve : Nuk jemi serb !

E vërteta historike  se “Shqiptarët i përkasin njerëzve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili dhe Hektori (Maurico Druon, Sekretar i Akademisë Franceze ) po  mbështetet për ditë e më shumë jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga europianet . Vetëm trekëndëshi Beograd- Athinë – Stamboll  nuk e do të vërtetën ,  sepse ata janë përfituesit më të mëdhenj nga spekulimet e tyre me historinë shqiptare .

 Duke e lexuar romanin e të nderuarit Gjokë Dabaj “ Kriza e Arkivistit “ dhe debatet me zhurmë të madhe ndërmjet Miroslav  Qosoviqit në një anë  kundër spekulimeve  dhe historianëve serb të cilët me çdo kusht i mbrojnë falsikimet e tyre  (të këtyre 160 vjetëve të fundit ) , pa dashas të shkon mendja se diçka po lëvizë nga ana e malazezëve , se  ata po i kërkojnë rrënjët e tyre të vërteta. Gjokë Dabaj e spjegon shumë mirë se nëse  malazezët e kuptojnë përfundimisht të vërtetën e origjinës së tyre  , do të ketë edhe kriza të rënda individuale , të cilat përfundojnë ndryshe nga ajo që mendohet.

Paramendoni   një “serb “ , të cilin e kanë bindur  dy shekuj se i takon kombit “ Nebeski narod “ dhe në një moment e gjënë gjenezën e vet të vërtetë , atëherë medoemos vjen deri te kriza mendore; “ Si më rrejtën kaq gjatë ? , Pse nuk më ka thënë dikush më herët se kush jam ? “ dhe….

Ndarjen përfundimtare me histori dhe pasuri , par disa vitesh e bëri Mali i Zi nga Serbia. Mua si hulumtues i së vërtetës sonë më intereson ajo pjesë e historisë ku historianët malazias përfundimisht e shkëpusin edhe historikisht mashtrimin serb (siç e thonë ata) që malazezët nën rrenat serbe u shndërruan në serb. Do e përdori gjuhën e tyre , pa iu kundërvu disa perceptimeve të gabueshme që i kanë , mbi origjinën reale të tyre.

Historiani më i madh serb Sima Çirkoviq, Miroslav ĆOSOVIĆI dhe SLAVKO PEROVIĆi flasin me “pezmin e tyre” për të “vërtetën”serbe mbi Malazezët.

Tabuja serbe po thyhet përditë e më shumë , e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit ; “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve “ (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca , Cetinje 2003 ) “ paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim të madh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbo- edha për Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulture malaziase , si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”

Qosoviqi i porositë lexuesit e vet :”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i fsheht serbomadh i Garashaninit ; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”
“E mira e librit të Qosoviqit , shkruan Slavko Peroviq “është, se ai në çdo falsifikim serb përgjigjet në mënyrë të dokumentuar , të mbushur me të vërteta ( libri i ka 750 faqe ) dhe dëshirën serbomadhe e çon në pluhur dhe hi duke e gjuajtur nga aty ku vjen , dhe duke i dalë për ballë krimit monstruoz serb i cili end e vazhdon dhe është aktual  që 170 vjet “
Si i vogël Petar Petroviq – Njegoshi , u edukua nga poeti i njohur Simo Milutinoviq Sarajlija – shkruan Qosoviqi ; ai thotë se “ Milutinoviqi (Sarajlija  )ishte një spiun dhe propagandues i teorisë serbomadhe   .Ai ishte shumë i preokupuar me serbizimin sa që edhe përkthyesin gjerman të këngëve popullore serbe , Gerhardin e kishte bindur që të gjithë poetët e romës antike ,ishin me emra serb “

Pra , “Njegoshi nuk ishte serb, por i mashtruar nga edukata gjithë serbe e Simeon Milutinoviqit. Njegoshi ishte poet gjenial por besimi i tijj në serbizëm ishte i gabuar “. Shtrirjen e ndenjes nacionale serbe në Mal të Zi, e ndihmuan dhe e përhapen rrjetet e mëshefta të Serbisë, të parapara me programin e mësheht të Garshaninit.

(Dakle, Njegoš nije bio Srbin, već je kao pjesnik bio ponijet sveslovenstvom i svesrpstvom sa kojima ga je upoznao Simeon Milutinović. Sve ovo ne znači, naravno, da Njegoš nije bio genijalan pjesnik, ali je njegovo uvjerenje o srpskom karakteru Crne Gore bilo pogrešno, jer mu je bilo nametnuto sa strane. Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem. )

Pra malazezët me këmbëngulje  janë kundër falsifikimeve serbe të historisë së tyre.

Qosoviqi shkruan se malazezët nuk janë sllav dhe aq më pak serb (Ćosović: Crnogorci nisu ni Sloveni, a kamoli Srbi _

Në shekullin 19-të gjysma e Malit të Zi e pranonin vetën si shqiptar (Kao što vidimo, pola stanovnika današnje Crne Gore se nije ustručavalo da u 19. vijeku i ranije, priča (bilo to istina ili ne), da vode porijeklo od Albanaca, u ovom slučaju od Keće Pontina. )

Kur Qosoviqi në kohën e fundit deklaroi se Malazezët janë me prejardhje shqiptare-vllahe ; një farë historiani me emrin Grubaç iu kundërvu dike i thënë se edhe vllahët ishin ilir , Qosoviqi iu përgjigj : “ Хвала господине Грубач што ми у суштини, повлађујете – да нијесмо српског поријекла!  “ Ju falemnderit zoti Grubaç që në thelb po e verteton që ne  (malazezët fxh ) nuk jemi me prejardhje serbe !”
 

Kundër falsifikimit serb shkohet me fakte  (“Е зато господин Комар није нашао Србе у херцеговачким документима из 16, 17 и 18. вијека, јер су Власи у Херцеговини потпуно превладали и постали предоминантна етничка група. “) . Pra , në asnjë dokument të Hercegovinës të shekujve 16,17 dhe 18 nuk është gjetur asnjë serb , sepse vllahët ishin  grupi etnik më dominues “=


Dhe kështu Qosoviqi e përfundon që në shekullin 19 krijohen kombet moderne  si serbët e të tjerët , si tregime politike dhe të krijuara nga elitat e ndryshme politike.( Послије 19. вијека почињу да се стварају модерне нације и у то уопште нећу да улазим, то је чиста политичка прича – стварање српске, и многих других нација, те су нације буквално направиле неке елите. )

Historianit të guximshëm Miroslav Qosoviq i dëshiroj fat dhe suksese në zbardhjen e falsifikimeve serbe të historisë së tyre dhe të tjerëve për nevoja serbo-mëdha. Pra malazezët me këmbëngulje kundër falsifikimeve serbe të historisë

Fahri Xharra , 11.02.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 11 Shkurt, 2017 — 10:14

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. flitet e flitet ,po prap nuk i shkohet ne fund per ate qe pretendohet ?cfare menderet jane malazezet, sepse nuk sqarohet ana tjeter e pazellit,derisa ka fakte qe nuk jane sllave i bie qe faktet te flasin vete se cfare race jane malazezet,kjo duhet tejete me e rendesishme per ta dhe per ne qe edhe sot nuk dime nga kane zbritur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.