ANALIZË E PËRMBLEDHJES “ALBUM” TË FAN S. NOLIT

ANALIZË E PËRMBLEDHJES “ALBUM” TË FAN S. NOLIT

Shkruan prof. Zymer Mehani

Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset.
Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948. Ky material u botua nga federata “Vatra” në Amerikë, në përmbledhjen “Albumi”. Më vonë Noli botoi edhe disa poezi të tjera si “Sulltani dhe kabineti”etj.
Poezia e parë e Nolit është “Tomsoni dhe kuçedra„ (1914), në vargjet e së cilës shpërthen me forcë kundër tradhtisë së feudalëve me Esat pashë Toptanin në krye. Pas saj Noli botoi poemën “Jepni për nënën”, e cila u bë mjaft popullore. Aty u bëhet thirrje në formë prekëse të gjithë shqiptarëve, kudo që të ndodhen, të ndihmojnë pa hezitim Shqipërinë, të cilën elementet antikombëtare e kanë çuar në greminë.
Cilët bij të tradhëtuan
Dhe të dogjën dhe të shuan
Dhe të lan’ o shkab` e ngratë
Pa fole, pa zogj, pa shpatë,
Këta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet që t’i shtypni

Që në këto dy poezi bien në sy dy karakteristika të krijimtarisë së Nolit: frymëzimi nga ngjarjet aktuale dhe qëndrimi i rreptë e i prerë antifeudal.
Pas Revolucionit të Qershorit (1924) Noli botoi njëra pas tjetrës poezitë tij më të fuqishme si: “Syrgjyn vdekur”, “Shpellë e Dragobisë”, “Himni i flamurit„ etj. Dy të parat janë elegji për L.Gurakuqin dhe B.Currin, bashkëluftëtarët e Nolit gjatë Revolucionit, të cilët u vranë të dy më 1925 brenda një muaji, nga Zogu. Në këto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga këta demokratë e patriotë të shquar dhe mishëron në art tiparet e tyre. Në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njëkohësisht e vajton me hidhërim të thellë, e mbron dhe e lartëson nëpërmjet antitezash të fuqishme figurën e pastër të tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorën gjakatare dhe synimet e A. Zogut:
Nëno, moj, mbaj zi për vëllanë,
me tre plumba na i ranë,
na e vranë e na e shanë,
Te “Shpella e Dragobisë„ poeti sjell një paralelizëm tjetër të heroit deri në përmasa epike me figura që i afrohen krijimtarisë popullore. Vërtet ajo është shkruar në formën e një elegjie, por e gjithë poezia shpreh revoltë dhe kushtrim për luftë;
Thon’ u shtri e thonë u vra,
por t’i s’vdiqe or Baba,
as te Shkëmb’ i Dragobisë
as te zemr’, e djalërisë!.
Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen në këto poezi si shprehës të aspiratave të vegjëlisë.
Me ngjyrë epike e emocion të fuqishëm është shkruar edhe poezia “Himni i flamurit”, e cila i kushtohet flamurit kombëtar që simbolizon qëndresën e paepur të popullit tonë gjatë 2000 vjetëve për të ruajtur kombësinë, vazhdueshmërinë e tij.
O flamur gjak, o flamur shkabë
O vend e vatër, o nën’ e babë,
lagur me lot, djegur me flakë,
flamur i kuq, flamur i zi.
Poeti pasi rendit gjithë luftrat e mëdha e të gjalla të popullit për liri, nën këtë flamur, thekson një atribut të ri të tij, që e ka përfituar në lëvizjen për demokraci : flamur i madh për vegjëli.
Poezi me motive biblike siç janë “Moisiu në mal”, “Marshi i Barabajt”, “Krishti me kamçikun”, “Marshi i Krishtit” dhe “Marsh i kryqëzimit”, “Shën Pjetri mbi mangall” etj, shprehin aspekte të ndryshme të jetës politike gjatë viteve 1920-1924. Pavarësisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s’kanë as frymë as karakter fetar. Të gjitha së bashku, krijojnë një autobiografi në vargje të Nolit gjatë dhe pas Revolucionit. Kështu p.sh., në poezinë “Krishti me kamçikun”, Noli aludon për rolin dhe programin e vet të viteve 1921-1924. Në këtë konceptim qëndrojnë edhe poezitë “Marshi i krishtit” e “Marshi i kryqëzimit”. Krishti simbolizon figurën e shpëtimtarit, i cili, si ai, do të jetë mbrojtës i masave të varfëra nga shfrytëzimi dhe tirania. Në këto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmës së paditur për heroin çlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund të arrijnë fitoren e ëndërruar.
Në këto poezi, sidomos te “Krishti me kamçik”, gjithashtu shprehet edhe ideja tjetër e rëndësishme e Nolit se toleranca duhet përdorur me kujdes. Larot dhe tradhëtarët feudalë duhen shtypur me dhunë, ndryshe ata rrezikojnë fitoren e arritur.
Momente të jetës së vështirë të Nolit në emigracion trajtohen në mënyre alegorike edhe në poezinë “Moisiu në mal”. Këtu nëpërmjet simbolit të Moisiut, kryeprofetit të dhjatës së vjetër që simbolizon udhëheqësin, autori flet për përpjekjet e veta, idealet dhe luftën e tij për çlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dëshpëruar për disfatën e tij, por nuk është pesimist për të ardhmen e popullit të tij. Kurse tek poezia “Shën Pjetri mbi mangall”, Noli ironizon deri në sarkazëm gjithë renegatët e revolucionit:
S’ka e s’ka si heroizma
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S’ka si zjarri.
Nga poezitë më të mira të Nolit janë “Anës Lumenjve”, “Rent or Marathonomak”. Të dyja poezitë krijojnë një imazh të qartë të gjendjes katastrofike të Shqipërisë nën pushtetin e Zogut dhe njëkohësisht shpreh padurimin e poetit për të parë shenjën e parë të kryengritjes shqiptare prej katundarëve e punëtorëve, të vetmit te të cilët i ka varur shpresat ai. Pas kësaj vjen besimi në fitore, drithërima e poetit që ndjen nga larg se së shpejti do arrijë nëpërmjet “Marathonomakut” lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytëzuesin e pushtetin feudal të Zogut. Ky është dallimi i Marathonomakut të Nolit nga Marathonomaku i Greqisë së Lashtë, i cili lajmëroi fitoren ndaj ushtrisë së huaj. Të dyja këto poezi të fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetëm krijimtarinë e Nolit, por poezinë shqiptare në përgjithësi. Vargjet si:
Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerë-mileti
Anës detit i palarë
Anës dritës i paparë
Pranë sofrës i pangrënë
Pranë dijes i panxënë
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur
Janë ngjethëse edhe sot dhe mbeten gjithnjë aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja për kryengritjen në këtë poezi dallohet nga gjithë krijimtaria tjetër poetike e Nolit dhe e ka mbështetjen në vetë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, të cilat kishin tronditur prej kohësh jetën shoqërore e politike evropiane. . . Veprat e tij kanë hyrë në fondin me të cilin kontribuon populli ynë në kulturën botërore.

Shperndaje ne
Updated: 11 Shkurt, 2017 — 10:07

The Author

Prof. Zymer Mehani

6 Comments

Add a Comment
  1. HEU,ALBUMI I FAN S.NOLIT QENDRON NDËR VEPRA MË KARAKTERISTIKE,
    MË ARTISTIKE,MË SATIRIKE T’LETËRSISË MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE
    DHE,NOLI KUR NJË KONGRES NDËRKOMBËTARË NË EUROPË TEK BISEDOHEJ
    PËR DREJTA KOMBËTARE,AI KUR DOLI PËR TË FOLUR DHE,NË BINË TEK
    FOLËTORES,PËR IRONI PO THOT:TË NA FALNI,NUK MUNDEM ME QENDRAUR
    N’KËTE KORRIKË.SEPSE NUK PASKA VRIMEN TA FUSË BISHTIN,PËRSE,SI
    ÇTHONË RUSO-SERBO-GREKËT,QE SHQIPTRAËT JANË POPULL I EGËR EDHE
    ME BISHT;POR,KUR FOLI NË 14 GJUHË T’BOTËS,MBARË NDËRKOMBËTARËT
    MBETËN PA TEKST;A AI,PËR FUND IU THA:QE KY ËSHTË AI SHQIPTARI
    SIÇ THONI,ME BISHT?!EDHE,NJË DELEGACION STUNDENTË UNIVERZITETI
    NGA USA,DUKE VIZITUAR KISHËN,KU KISHTE PUNUAR FAN NOLI,QE EDHE
    SOT QUHET KISHA SHQIPTARE;A,SI POP U PREZENTUA NJË RUS;NDËRSA
    NJË SHQIPAR NGA KOSOVA,MES SDUNTËVE PO PYET:KISHA SHQIPTARE E
    FAN NOLIT;A,TANI PËRFAFËSOHEJ NGA POPI RUS,KUR E DIMË QE NOLI
    E PATË PAVARËSUAR DHE SHQIPTRAZUAR KISHEN ORTODOKSE SHQIPTARE
    TERË TROJET SHQIPTARE,EDHE REGJISTRUAR NË STAMBOLL;TANI PSE O
    VALLË ORTODOKSIZMI PARAQITET SI FE DHE SHTET O VETËM PËR RUSO-
    SERBO-GREKO-SLLAVE;PUSO-VERBO-VDEKO-SHKAVE;SI DHE,UNË JAM VETË
    NXENËS MESUESI,POETI,PATRIOTI,HEROI KOMBIT-FAZLI GREIÇEVCIT,QE
    VITI 1963/64 OH,PO E CEKU VETËM NJË CITAT POEZIE T’BOTUAR QYSH
    ATËHERË NË JETA E RE:KAM DAL,DHE,PRORE KAM ME DAL;KËNGË-BRENGË
    KURR NUK KAM ME NDALË,DERI NË RIBASHKIMIN DHE RITRASHËGIMIN TË
    TË GJITHA TROJVE MBARË KOMBËTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE”;POR,NGA
    ZAGARËT DHE BARËBARËT UDB-ASH PËRCILLEJ PËR ÇDO HAP,VRAP DUKE
    THIRRUR OR SHQIRRUR:PRITNE,PRITNE,IDEATORIN,REALIZATORIN,MU TË
    PROGRAMIT T’RILINDARSVE FAN NOLIT,FAIK KONICËS,MITHAT FRASHËRI
    TË TRE RILINDASVE MË T’NJOHUR,DHE,MË T’NGRITUR PËR RINGRITJEN
    RILINDJEN E RIBASHKIMIT DHE RITRASHËGIMIT PËR LIRI,PAVARËSI OR
    MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;DHE,NE,PASARDHËSIT E TYRE;SHI,
    DHE NXENËSIT E TYRE,MË SHMBËLLTYRE,QE JEMI NË USA.DO MUNDOHEMI
    O TUNDOHËMI,QE TË I PLOTËSOJMË AMANETËT DHE TESTAMNTEËT ORE,TË
    TRE KORIFEJËVE REVOLUCIONARË,MBARË SHQIPTARË;PËR RIBASHKIMIN O
    DHE RITRASHËGIMIN,TË TË GJITHA TROJEVE MBARË KOMBËTARE OUUU,O,
    MBARË SHQIPTARE;EH,ATA DERRZINJ,FERRGRINJ;SI ATËHERË EDHE TANI
    QE THËRRASIN E BËRTASIN,PA LE TË PLASIN OR PELCASIN;SE ME PLOT
    VENDOSMËRI,DO TË I PLOTËSOJMË,DO TË I ZBATOJMË,PLAN PROGRAMET
    PËR RIBASHKIMN DHE RITRASHËGIMIN,MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!!.
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.OH,VETËM NJËRI NGA DHJETA MILION,NGA KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA,MË ANTISHQIPTARE,
    MË ANTI NJERËZORE,KOLONISTE,HORORPISTE;NËN DHUNË,FURTUNË OUUU,
    NA PËRZUNË;PA KTHIM,PËR AMSHIM;PËR TROJE TONA,PLOJE ZONA;POR,
    NË MOMENTË DEMOKRATIKE;KONTINETË MËMO-ANTIKE;PO RIKTHEHËMI,OR
    DO RISHPREHËMI,PËR RINGRITJE,RILINDJE;MBARË KOMBËTARE,OREEE,O
    MBARË SHQIPTARE!!

    1. *101#
      tregoji poezite e shkruara te lektyra “Albumi”

  2. me duhet urgjentisht qe te me tregoni plak,topall dhe ashik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.