Letërsi Shqiptare: Nuela Jakovi: ËNDRRA IME (Poezi)

Autore: Nuela Jakovi

ËNDRRA IME

Sa do të doja të fluturoja
Lart në qiell të shkoja
Yjet t’i vizitoja.

Ndoshta kur të shkoj
Yllin do ta takoj
Do ta marr me vete
Botës t’ja dhuroj

Bota ka nevojë
Për njerëz të mirë
Të mbështesin njëri-tjetrin
Në dritë dhe errësirë

Unë si fëmijë i vogël
Kam një ëndërr të madhe
Do të bëhem mjeke
T’i shërojë të sëmurët në halle

Do ta realizoj ëndrrën time
Hapave të Nënë Terezës
T’ju ndihmoj njerëzve pa dallime.

Shperndaje ne
Updated: 13 Shkurt, 2017 — 10:05

The Author

Nuela Jakovi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.