Kultura Kombëtare. TA NJOHIM KRIJUESIN LETRAR, FATMIR HALIMI

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga libri” Prej modernes kah postmodernia”, Shtëpia Botuese “ProkultPress”, Prishtinë, 2016)

Fatmir Halimi u lind më 26 mars 1972 në fshatin Dumnicë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Po aty i përfundoi edhe studimet pasuniversitare . Është poet, gazetar, kritik letrar dhe profesor i gjuhës shqipe. Poezitë e para i botoi në vitin 1989 në revistën “Zëri i rinisë”.

Që atëherë poezitë dhe punimet e tij shkencore i botoi gati në të gjitha gazetat dhe revistat, si “Rilindja” (”Bujku”), “Bota e Re”, “Fryma”, “Bota sot”, “Kosova live”, “Iliria Post”, “Kosova sot”, “Epoka e re”,”Jeta arbëreshe në Itali” etj. Vepra e tij e parë “Kornizat e burgut”, është shkruar gjatë viteve ’90 dhe botuar më 1996, e cila pas kërkesave të lexuesve u ribotua në vitin 2008.
Librin nga fusha e kritikës:”Postmoderniteti në Prozën e Zejnullah Rrahmanit” e botoi më 2015. Libri “Prej modernes kah postmodernia” është i treti me radhë nga ky autor i talentuar.

Shperndaje ne
Updated: 13 Shkurt, 2017 — 09:44

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.