Ku është në Shkup muzeu i kryengritjes dhe çlirimit të Shkupit 1912 ?

“Më 19 gusht 1912 “Times “, raportonte se kryengritësit shqiptarë me 12.000 burra kishin çliruar Shkupin të enjten e kaluar, kishin marshuar në Selanik. Nga Shkupi grupe kryengritësish marshuan drejt Tetovës, Kumanovës e Preshevës dhe i çliruan edhe këto qytete, duke liruar gjithashtu të burgosurit. Një grup kryengritësish u drejtua për në Velesh. Udhëheqësit kryesorë të kryengritjes të cilët hynë në Shkup ishin, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Zefi i Vogël, dhe Bajram Daklani. “  

Pra ,çlirimi i Shkupit dhe ngritja e Flamurit Kombëtar ishte nga Bajram Daklani më 12 gusht të vitit 1912

A , ka Shkupi ndonjë foto të Bajram Daklanit , Bajram Currit , Hasan Prishtinës Isa Boletinit; mendova ku është muzeu i “Çlirimit të Shkupit 1912  “ . Guxojmë apo nuk guxojmë ta kemi ? A jemi të vetëdijshëm si shqiptar se ç`po ndodhë me ne ? 

E kuptoj besnikërinë ndaj fesë së secilit ,pra edhe të shqiptarëve musliman ; “Forumi Rinor Islam bëri hapjen e muzeut të Muhamedit a.s. në Çifte Hamam në Shkup, muze ky i cili paraqitet për të parën herë në Maqedoni. Por ç`na u deshtë Muzeu i Muhamedit a.s. në Shkup  ? Së pari , kjo është kundër dogmës fetare që e kemi trashëguar nga feja islame  dhe së dyti a me të vërtetë po e përgatisim  Euro – Amerikën kundër vetvetes  .

Pak histori  , nga tradhtia turke kohës ,  “ ….Pas demobilizimit të kryengritësve shqiptar,ushtritë e vendeve ballkanike grumbullimin e armatave të tyre pushtuese rreth e rrotull kufijve të atdheut kishin filluar ta kthejnë në fronte lufte dhe kërcënim të hapur ndaj vendit, të cilët vetëm prisnin urdhrin e nisjes së aksioneve për pushtimin e tokave tona kombëtare. 

Para këtyre rreziqeve nga të cilat ishin trazuar së tepërmi shqiptarët dhe kishin nisur mobilizimin e tyre me çka kishin dhe si mundnin, ministri i luftës së ushtrisë perandorake, për qetësimin e gjakrave të ndezura kombëtare, kishte shpallur sa për sy e faqe, mobilizimin dhe armatosjen me mbi 50 mijë pushkë të vullnetarëve shqiptar, për mbrojtjen nga pushtimet e shteteve hegjemoniste fqinje të trojeve tona etnike. 

Por mashtrimi i madh i tyre u vërejt që në fillim të luftimeve në frontin e gjatë, nga Rashka në Besianë, sidomos me rastin e sulmeve serbe në Merdare ku nga 14 deri më 18 tetor të vitit 1912, për pesë ditë e net me radhë do të zhvilloheshin luftimet më të rrepta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtimet sllave, ku ushtria turke një ditë para fillimit të luftimeve do të tërhiqej nga vijat e frontit.( Tërheqja e ushtrisë turke dhe mashtrimi për mobilizimin e shqiptarëve , Gani Qarri ) 

Sipas shkrimeve të historisë sonë kombëtare, për mbrojtjen e Kumanovës vetëm Idriz Seferi, kishte arritur që në rajonin e Moravës dhe Karadakut ti mobilizonte mbi 6 000 luftëtarë shqiptar, të cilët edhe pse të lënë vetëm, të tradhtuar dhe mbetur pa armatim e municione nga ushtria turke, për 7 ditë e net me radhë do të luftonin heroikisht me gjithë çka kishin dhe mundnin,ku shumë nga ta edhe do të binin trimërisht duke mbrojtur vendin nga pushtimet serbe.

“Ndaj kjo dihet botërisht dhe nga të gjithë se Kumanova, në duart e pushtuesve serb, do të binte vetëm pas rënies së mbrojtësve shqiptar, pasi që ushtria turke, ishte larguar që më parë nga fronti i luftës, kështu që me 26 tetor të vitit 1912 edhe Shkupi do të binte pa asnjë kundërvënie të ushtrisë perandorake turke, ngase shqiptarët e ç`armatosur dhe të braktisur nga kjo ushtri e cila u kishte premtuar atyre ndihmë dhe armatime nuk kishin më mundësi që duarthatë të organizonin ndonjë qëndresë të fortë luftarake. ( Nga Gani Qarri )

Dhe ja kështu  vazhdon historia e një pjese të popullit shqiptar   i cili nuk di se çka do; ose më mirë e shprehur e do ç`kombëtarizimin e tij .

Fahri Xharra,12.02.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 13 Shkurt, 2017 — 10:02

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.