Letërsi Kombëtare: ANTIGONA RRON (Poezi)

ANTIGONA RRON
(Dëshmores së Kombit, ANTIGONA FAZLIU)

-Antigona nuk vdes kurrë,
Thotë çdo shkrep e thotë çdo gur,
-Për Atdhe luftoi si burrë
Shqipe mali në Flamur

Antigona prore rron
Po shëndrit si galaksion
Bjeshka, mali po ushton:
-Rron, vëllezër GONA rron!

Antogona, jona motër
Ia lartoi ballin Atdheut
-Rron, or rron motra e Ademit
Rron stërmbesa e Skënderbeut!

Ia freskoi ngjyrën Flamurit
Krenarinë kombit ia shtoi
Pushkë e saj lirinë na pruri
Gjeraqina syshqiponjë

-Rron, or rron motra e Ademit
E Zahirit-trim me fletë
Lavdi, Motër ANTIGONË-
Je themeI i Lirisë vetë!

Shperndaje ne
Updated: 13 Shkurt, 2017 — 15:52

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.