Kryeministër, Isa Mustafa: “Serbia t’lartësoj, Serbia t’rrëzoj”?!

Mos u lavdëro ai që je sot, përpara se të vlerësosh ai që ishe dje!

“Tani, miku im, s’është koha për të zënë armiq”, ishin fjalët e fundit të Volterit! “Më vrit, ndryshe je vrasës”, i thotë Kafka mjekut të tij, që s’i jepte një mbidozë vdekjeprurëse morfine!

(“ASKUSH S’KA TË DREJTË TË MË MËSOJË QYSH DO T’JEM I LUMTUR!” KANTI)

riza_greqevciShkruan: Riza GREIÇEVCI

Kryeministër Mustafa!

Mos e lavdëro veten, ky që je sot, përpara se të vlerësosh ai që ishe dje!

Pranoje kryeministër! ”Edhe pse mendja juaj punon, zemra juaj është errësuar nga mëkatet, dhe pa një zemër të pastër ju nuk mund të jeni komplet dhe nuk do keni vetëdije të vërtetë. Ju mundeni të jeni të sinqertë, dhe ende vazhdoni të jeni një budalla. Është më mirë të jesh i pakënaqur, dhe të njohësh të keqen, se sa të jesh i lumtur në një parajsë të budallait. Njerëzit flasin ndonjëherë rreth “shtazarakes” mizore të njeriut, por që është tmerrësisht e padrejtë dhe fyese për kafshët, sepse, asnjë kafshë nuk mund të jetë kurrë aq mizor sa një njeri, aq dinak…! Më i zgjuari mbi të gjitha, sipas mendimit tim, është njeriu, i cili e quan veten një budalla të paktën një herë në muaj”, thoshte Dostojevski.

Kryeministër, Serbia t’lartësoj, Serbia t’rrëzoj!

Kryeministër Mustafa, t’u ka pjekur vesi për të lavdëruar veten ky që je sot, duke harruar, mjerisht, ti, një akademik, që i thua vetes se je, për të treguar publikisht para popullit, para drejtësisë, para LDK-së, kush ishe dje? Po, po, mos e rrej veten, gjithkujt i kujtohen sot retorikat politike, fyese, përgojuese, shpifëse, denigruese ndaj liderëve kundërshtarë për postin e kryeministrit! Po kujt s’i kujtohen si sot faktet e dëshmitë e argumentet që sillnin mediet pamore e shkrimore për të djeshmen tuaj! Ajo që s’do të harrohet kurrë në historikun e një kryeministri të Kosovës janë faktet e argumentet e pakontestueshme: Kush ishe dje? Ku punoje dje? Çka punoje dje? Kujt ia kishe shtri dorën e pajtimit? Para kujt ishe gjunjëzuar dhe betuar se s’del bir nëne që të ndalë kush për të përkrahur dhe zbatuar mbi shqiptarët politikën titiste, rrahmaniste, serbe-çetnike të Milosheviqit! Serbia të lartësoj! Serbia t’besoj! Serbia t’gradoj! Serbia edhe sot t’beson! Serbia edhe sot shpreson…Vallë, pse Serbia hapi kontestimin e pronësisë së “Trepçës” pak javë pasi ti, Isa Mustafa u bëre kryeministër?! Pse deri atëherë Serbia heshti “Trepçën”? Brezovicën?… Serbia të lartësoj! Serbia t’besoj! Serbia t’gradoj! Serbia me skenar mirë të përgatitur të rrëzoj! Nuk të la derë me dalë! Ti mbylli të gjitha shpresat me “Listën srpska”, të cilën ti e lutje, në kohën e blloqeve,të bëjë koalicion me ju! E miklonit! E donit! E lartësonit!

I binit në të dy gjunjët Jablanoviqit për një grusht votash! Serbia edhe sot t’beson! Serbia edhe sot shpreson…Por, Serbia sot të rrëzon! S’ke derëdalje! Kot ke! Skenarin e rrëzimit nga posti i kryeministrit Serbia e bërë vetëm për ty si “shpërblim” prej një “patrioti” dhe “politikani” i dështuar! E meriton këtë “dhuratë” o jo, vetëm ti e di!

Pse Serbia hapi pronësinë e “Trepçës” pasi u bë Isa Mustafa Kryeministër?

shkarkimiMos, kryeministër, mos u bërë nervoz kur dikush ka fakte dhe t’i hedh para syve, në opinion, por pranoje si burrat: Ty të nderoj, të ndihmoj, të gradoj, të lartësoj me detyra të larta sekrete dhe josekrete partiake të SPS-it pushtuesi serb-çetnik, dhe ti synimet e vendimet serbiane i zbatoje me përpikëri, edhe pas Pranverës Rinore të Kosovës 1981, edhe në vitin 1989, kur me dhunë tankesh e armësh të blinduara u shkel edhe ajo pak autonomi e Kosovës…Ti kujtohet rinia e prangosur, e përgjakur, e burgosur, e dënuar me qindra vjet burgim? Të kujtohet tre përqindëshi i qytetarëve të Kosovës që dhanë, kurse ti, dhe Bukoshi, sot e asaj dite s’i treguar popullit ku janë ato para? Po, kryeministër, e vërtetë: Gjatë e priti Serbia të sotmen për me u bërë ti,Isa Mustafa, kryeministër, dhe, që dëshmia: Pas dy-tri javësh që u bëre kryeministër Vuçiçi hapi Kutinë e Pandores, dhe skenari i Beogradit “Trepça” për të rrëzuar Qeverinë tuaj, për të destabilizuar jetën shoqërore-politike në Kosovë, për të hedhur mjegull të ndërkombëtarët, në Bruksel, se Kosova vetëm nën Serbi ndjehet e qetë, e zhvilluar, demokratike…E bëri këtë pabesi Serbia ndaj jush, kryeministër Mustafa, mbase e di mirë ke humbur udhën që moti në politikë me LDK-n, me Prishtinën, me qytetarët, veçan ke humbur udhën e vëllazërisë shqiptare me vëllezërit tu, liderë partish politike, ke humbur udhën prej gjakut e gjuhës edhe me kolegët tuaj partiakë, të cilët as të votuan për kryeministër.
Sapo, pa meritë votash nga zgjedhjet e Qershorit 2014, pas allishverisheve me bllokun humbës e qesharak, Serbia hodhi në lojë Kutinë e Pandorës, sepse, e dinte mirë ajo Serbia e djeshme juaja, ti je tutës, s’ke krahë, s’ke fuqi e dije politike prej një kryeministri, askush s’të do, s’të ndero, prandaj Serbia dje të lartësoj, sot të rrëzoj. “S’kam parë më të poshtër, më të urryer njerëz se sa ata që me ndihmonin mua të pushtoj atdheun e tyre!”

Kryeministër Isa Mustafa!

Shih, sot,ai Blloku yt i “demokratëve”, blloku humbës nga vota e lirë e popullit, ka lëkundur tërë Kosovën me protestë, bile edhe me të dhunshme, për me zbatua përpikërish skenarin e Serbisë të të rrëzoj Ty dhe Qeverinë që udhëheq ti, se tjetër të mirë Kosovës ata s’i kanë sjellë as s’i sjellin kurrë! Dje betoheshe në kokën e fuqinë e dijen e tyre, sot, mu ata, bllokaxhinjtë humbës, kurse sot, ata, prapë pa votën e lirë të popullit, me dhunë e vandalizëm që e pa Evropa, Brukseli, OKB-ja,Amerika e pa dhunën e vandalizmin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, duke u përpjekur me dhunë me e marrë pushtetin demokratik të popullit të Kosovës. Vandalistët “demokratë” nëpër rrugë, me fyerje e me tre gishta sllav të ngritur midis Prishtinës, me gur, me hekur,me drurë, kërkuan të marrin Qeverinë e Kosovës, Parlamentin, Presidencën, me gurë shëmtuan e përdhosën pamjen e godinës së Qeverisë së shtetit të lirë të Kosovës, kërkuan me hyrë b renda tyre dhe me udhëhequr demokracinë, shtetin,qeverinë, parlamentin, duke kremtuar fitoren e marrjes së pushtetit me gur, me hekur, me rrasa betoni, me fyerje, me përdhosje të institucioneve legale të popullit! Pas vandalizmit të egër se ç’m’u kujtua Hitleri: “ S’kam parë më të poshtër, më të urryer njerëz se sa ata që me ndihmonin mua të pushtoj atdheun e tyre!”. Shih, sot,ai Blloku yt i “demokratëve”, ka lëkundur tërë Kosovën me zbatua përpikërish skenarin e Serbisë të të rrëzoj Ty dhe Qeverinë që udhëheq ti, se tjetër të mirë Kosovës, as s’i kanë sjellë, as s’i kanë me sjellë kurrë!

Shperndaje ne
Updated: 1 Shkurt, 2015 — 21:19

The Author

Riza GREICEVCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.