Kush dhe pse e vrau antishqiptarin Foti Kalpidis ?

‘Ky Bajua me Çerçizë
Në Korç’ e zunë pusinë
 Vranë dhespot mjekërzinë
 Se na kish vrarë njerinë
 Papa Kriston trim të mirë
 Sa morën vesh që e vranë
 Papa Kristo Negovanë
 Dhespoti me grekomanë
U ngrenë këtej e vanë
Kaq larg në ato anë
 Morën hakën për vëllanë

  Aferim të gjithë u thanë!’   …. dhe ja kështu u këndua për vrasjen e At Papa Kristo  Negovanin dhe për hakmarrjen ndaj “dhespotit  mjekërziut “

Po cili ishte  Foti Kalpidis ?  (e përshkruar nga http://www.pelasgoskoritsas.gr/2016/09/si-sot-varrimi-i-heroit-foti-kalpidhi.html )

Nga Pondi në Epir, nga njëri krah i helenizmit në tjetri do të gjendet jerarku Foti Kalpidhi. Si Mitropolit i Korçës do të mbajë lart flakën e besimit por dhe flamurin e betejës kombëtare. Mbështetës i kopesë së tij shpirtërore të shtypur nga Shqiptarët, Bullgarët dhe komitaxhinjtë Rumunë, Foti ra në krye të detyrës nga plumbat e vrasësve, që të reveltonte atëhere vdekja e tij helenizmin. Por kush ishte Foti Kalpidhi do t’ia u tregojmë menjëherë.

Në fshatin Cagrak të Qerasundës një familje e varfër bujqësore e Pondit e solli në jetë, më 1865, një djalë që do ta quanin Foti.  Jetonte dhe ky fëmijë në varfëri, ndiqte dhe ndihmonte prindërit e tij në punët bujqësore, por kishte një talent të veçantë në lidhje me shkollimin që merrte nga prifti i fshatit. Hapat e tij të ardhshme ishin që të studionte në Shkollën Teologjike të Halkit dhe të fillonte kështu një karrierë të mrekullueshme, pasi më 1890, në moshën 25 vjeçare, u caktua drejtor i shkollës së djemëve në Qerasunda dhe një vit më vonë u morr në punë nga Patriarkane dhe u caktua protokollues.”

Dhe miq të nderuar sa herë e herë po e shkruajmë që bashkëpunimi turko- serb dhe turko -grek ishte gjithmonë  kunder nesh , e tregon edhe biografia e Fotit , në faqet greke të Shqipërisë ,sot .

Froni i mitropolitit në Korçën greke nën rregjimin turk  Më 1893 u bë nënsekretar i Sinodhit të Shenjtë dhe më 1897  u ngrit në detyrë si kryesekretar. Në të njejtin vit u bë arkimandrit. Aftësitë e tij vlerësohen dhe njihen prej të gjithëve. Më 1902, në 16 Maj zgjithet Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe Përmetit. I palodhur, i mbushur me flakën e patriotizmit dhe zellit më Zotin  nxitonte në zonën e tij të përhapte fjalën e Zotit dhe të forconte ndjenjën kombëtare të Grekëve të zonës.”

 Nuk e di , nga ky guxim i shqiptarëve muslamin në mbrojtje të Perandorisë osmane dhe nga ky guxim i shqiptarëve ortodoks të Shqiperisë në mbrojtje të ngritjes së helenizmit në vazhdimësi :. Kjo që do të lexoni në paragrafin që vijon është e shkruar rishtas , më 9.9.16 :

“Në Korçë atëhere lulëzonte helenizmi puro. Ekzistonte Gjimnazi Pangio me mësues të njohur, shkolla e vashave , shkollat fillore me 4000 nxënës. Të gjitha theksonin helenizmin e zonës, si dhe tani. Më 1905, ditën e ndarjes së dipllomave tek nxënësit e gjimnazit, në një ceremoni zyrtare, ishte prezent dhe konsulli i Manastirit. Me pamjen e mrekullueshme që pa nuk mundi që të përmbahej dhe thirri: “Ky është helenizmi puro! Rroftë Korça helenike!”.

Sipas grekëve të Shqiperisë    “Atëhere filloi dhe propaganda e sapozgjuar shqiptare  me shtytje të fuqive të mëdha dhe fatkeqësisht lëvizte në mënyrë armiqësore kundrejt Greqisë. “Foti ishte  për ta pengesa e madhe dhe duhej me çdo mënyrë të zhdukej. E kërcënuan. Qëndroi i patundur nga këto kërcënime në vendin e tij.” ( po aty )

Të vazhdojmë së lexuari : “Në Qershor të 1905 në fshatin Plasë ai pësoi një atentat për vrasje, por i shpëtoi vdekjes me një plagë të lehtë. Më 9 shtator të 1906, duke shkuar që të kryente shërbesën në fshatin Bradvicë të Moravës ra në një pritë të komitaxhinjëve shqiptaro-rumunë me rezultat të gjente vdekjen nga plumbat e vrasësve të tij. Lajmi i vdekjes së tij tronditi panhelenizmin dhe shpërndahu dhimbje dhe indinjim në shpirtrat e helenëve të Korçës  “ “

Me sa urrejtje shkruhet për vitin 1906 , po sot ?   “Klithma urrejtjeje u dëgjuan dhe betime tek më i Larti për hakmarrje… Erdhën që të kryenin varrimin dy Dhespotllerë. Ai i Durrësit Prokopi i cili më vonë u bë i Ikonit, dhe i Kosturit Gjermanos Karavangjelis, me urdhër të Patrikut të bëjë varrimin e Fotit. Shkuante vetë Gjermanoi: “Mitropoliti ishte miku dhe bashkënxënësi im, njeri i edukuar dhe paqësor, që më lutej të ndaloja udhëtimet e mia të rrezikshme , të mos shkoj majtas dhe djathtas  sepse do të më vrasin Bullgarët dhe ata sa bashkëpunojnë me ta, Turkoshqiptarët”. Më poshtë: “Unë lexova fjalën e varrimit  të të ndjerit Foti. U ngjita në amvonë dhe fillova fjalën profetike, “nuk do të zhduket udhëheqës prej Jude dhe kryetar nga kyçet e tij, deri sa të vijë ai tek i cili janë vendosur të gjitha pritshmëritë e kombeve”.
 
“Në njejtën kohë me dorën time tregoja Greqinë”. Ju tha se nuk duhet të dëshpërohen, se në vendin e të vrarit  ( në Shqipëri pra  të Perandorisë osmane , fxh ) ne do të dërgojmë më të mirë, dhe nëse e vrasin dhe atë do të dërgojmë tjetër më të mirë. Ky, ju tha, është fati i Kombit Helen, të punojmë me gjakun e tij për çlirimin e tij. “

Si u zbulua  “krimi “  nga Gjermano Karavangjeli donte që të ndriçonte kriminm  , ishte   “ Korçari të shqipëtarizuar që quhej Spiro Kosturo.”   U ngritën të gjithë Grekët dhe atëhere vetëm, autoritetet kërkuan investigime dhe arrestuan  dy arumunë ndërsa shpëtoi Kosturoja i cili u arrestua më vonë së bashku me dy djemtë e tij. Vrasësi u dënua në mënyrë shëmbullore: e pagoi dhe ai me jetën e tij.

Pra në Shqipërinë tonë pa fije turpi “qesendisin “ portalet greke  si të ishin në majen e Athosit ?
 (Ο μάρτυρας της Ορθοδοξίας και εθνομάρτυρας, Μητροπολίτης Κορυτσάς, Φώτιος Καλπίδης – Martiri i orthodhoksisë dhe helenizmit, Mitropoliti i Korçës Foti Kalpidhi! 13 Σεπτεμβρίου 2014)

16.02.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 16 Shkurt, 2017 — 19:24

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.