Ndihma e turkut , la me gjak ! (1912 )

Avancimi i armatës së tretë serbe në Kosovë kishte filluar para shpalljes së luftës nga Srbia me 16 tetor. Armata e tretë përbëhej nga 76000 ushtarë. Kjo armatë do të përballohej me njësitë e paorganizuara të ushtrisë osmane të përbëra përafërsisht nga 16000 ushtarë. Trupat e ushtrise serbe ishin te ndara ne dy pjese, ne ato qe drejtoheshin nga Novi Pazari dhe ne ato qe do te pushtonin Maqedonine. Betejat me te ashpra u bene ne Kumanove me 24 tetor dhe beteja per Manastir me 16-19 nentor. Per sukseset e ushtrise serbe ne Vilajetin e Kosoves si me marrjen e Shkupit, Kacanikut apo edhe ne betejen e Kumanoves raportonte edhe shtrypi britanik i kohes si gazeta “Belfast Ëeekly Neës” , e dates 31 tetor 1912.

Me fillimin e luftes, greket shpallen bllokaden e porteve turke. Greket pushtuan Thesaline, Epirin dhe Jugun e Shqiperise dhe ne gare me bullgaret, pushtuan Selanikun me 8 nentor 1912.

Interesi i treguar prej Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë për Shqipërinë është më i madh se për Maqedoninë, sepse kishte dalje në detin Adriatik. Që nga Kongresi i Berlinit në vitin 1878, Shqipëria ishte bërë pika e rëndësishme jugore e takimit austro-italiane si bashkëpunim dhe rivalitet. Nga viti 1911, Italia e përqëndroi vëmnendjen e diplomacisë së saj në Adriatik, ku Shqipëria ishte e një rëndësie të veçantë pa italianët e konsideronin ishullin Sazan, jashtë portit të Vlorës, si “Gjibraltarit i Adriatikut”. Në lidhje me planet e tij në lidhje me Shqipërinë dhe Serbinë, Berchtold pati mbështetjen e politikanëve italianë, përderi sa ata e shihnin përhapjen e popujve sllavë në Adriatk si rrezik. Kishte një traktat midis Austro-Hungarisë dhe Italisë, sipas të cilit asnjë shtet tjetër nuk mund të vendoset në rajon pa lejen e tyre.

Në verën e vitit 1912, Serbia dhe Mali i Zi dërguan përfaqësues të tyre për të diskutuar me krerë shqiptarë mbi rolin që mund të luante Shqipëria në luftën e ardhshme me Portën.
Korpuset muhamedane të kufirit po ikin në brendësi të vendit. Kur Isa Buletini u kthye në Mitrovicë për të mbledhur më shumë luftëtarë, luftëtarët të cilët i mblodhi, u bindën nga komandanti i garnizonit osman që të mos largoheshin nga vend i tyre, duke u dhënë garanci se në Kosovë do të arrinte së shpejti një ushtri e madhe osëmane; në të vërtetë, ky komandant ishte përpjekur që t’i siguronte këto forca për tërheqjen e vet, të cilën e bëri me shpejtësi. Kur Armata e Tretë arriti në periferi të Prizrenit, më 31 tetor, atje ndodhej një forcë e madhe osmane, e armatosur me artileri dhe me mitrolozë, e cila ishte tërhequr nga front i Malit të Zi. Shqiptarët vendës e lutën komandantin që të mos largohej dhe të mbronte qytetin, por ai nuk ua vari veshin dhe vazhdoi tërheqjen e tij nga Dibra. Pra, forcat osmane, në vend që të shtoheshin, filloi tërheqja e tyre për të mbojtur territore që për Stambollin konsideroheshin vitale, si Adrianopoja (Ederneja), etj. U larguan nga Kosova. Divizioni I krejtësisht, nga divizioni II, regjimeënti 32, 33 dhe batalioni i gjuajtësve u nisën prej Shqipërie për në Kirkilisë. Këndej kaloi dhe Mustafa Pasha.

Luftimet në trevën juglindore të Kosovës vazhduan shtatë ditë. Pasi theu qëndresën e shqiptarëve në kufirin juglindor të Kosovës, ushtria serbe pushtoi me 24 tetor qytetin e Gjilanit. Me 23 tetor serbët pushtuan Vuçiternën dhe më pastaj Mitrovicën. Me 24 tetor pushtuan Lipjanin dhe në mesditën e 25 tetorit filloi sulmin mbi Ferizaj, të cilin e pushtuan në mbrëmje.

17.02.17 Gjakovë

* Shkrimi është i huazuar por i kushtohet ndihmës Euro-Amerikane për çlirimin e Kosovës *

Literatura :
-Noel Malkoln, Kosovanjëhistori e shkurtër, botimet “Koha” Prishtinë and “Shtëpia e librit”, Tiranë 2001, f, 262
-Savo Skoko, Vojvoda Radomir Putnik, Izdavacko Graficki Zavod, Beograd 1985, fq.137
-AndrewRossos, Russia and the Ballkans 1908-1914, fq.8
-Belfast WeeklyNews – Thursday 31 October 1912
-Jacob Gould Schurman The Balkan Wars 1912-1913, Oxford University Press, fq.5
-Andrew Rossos, Russia and the Ballkans 1908-1914, fq.89; Frederick B. Chary, The History of Bulgaria , Publisher: Greenëood, Santa Barbara, CA. Publication 2011, p. 49
-From Trieste to Valona, The Adriatic problem and Italy’s aspiration, publishers Aliferi& Lacroix, Milan, 1919, p.99
-Miranda Vickers, Between Serb and Albanian:A History of Kosovo, Columbia University Press, NewYork, 1998, p.75
-Alfred Francis Pribram, Austrian Foreign Policy 1908-1918, ëith a foreëord by G.P.Gooch, London, George Allen &Unëin Ltd, Ruskin House, 40 Museum Street, W.City. p.39
-From Trieste to Valona, The Adriatic problem and Italy’s aspiration, publishers Aliferi& Lacroix, Milan, 1919, p.99
-Miranda Vickers, The Albanians: A Modern History, I.B.Tauris, 1999, p.66 23
Telegram shifëri Taby-t, konsulli Austro-HungarisënëMitrovicëpërVjenën, lidhur me mobilizimindhepajisjen e redifëvenëMitrovicë e Prishtinë, Shqipërianëdokumentetaustro-hungareze (1912), vëllimi V, përgatitjadheredaktimiBeqir Meta, MuharremDezhgiu, FatmiraMusaj, InstitutiiHistorisë, Tiranë 2012, f.355
-Telegram iHeimroth, konsulli Austro-HungarisënëShkuppërVjenën, lidhur me organizimindhearmatimin e formacioneveushtarakenëKumanovë, Nr.2222, Terl. Nr.90, Shkup me 10 tetor 1912, Shqipërianëdokumentetaustro-hungareze (1912), vëllimi V, përgatitjadheredaktimiBeqir Meta, MuharremDezhgiu, FatmiraMusaj, InstitutiiHistorisë, Tiranë 2012, f.356
-Aleks Buda, etj, Historia e PopullitShqiptar II, RilindjaKombëtarevitet 30’ tëshek. XIX-1912, botimetToena, Tiranë 2002, f.506

Shperndaje ne
Updated: 17 Shkurt, 2017 — 19:01

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.