FILOZOFIA E ÇLIRIMIT KOMBËTAR TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË DEKOLONIZIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

“Çlirim është të largosh nga burgu dhe të pohosh historinë e asaj që ishte para dhe jashtë burgut prej të cilit don të ikësh”.
ENRIQUE DUSSEL
Traktati_i_Londres
Një filozofi politike e çlirimit të kombit shqiptar dhe të dekolonizimit të Shqipërisë Etnike është më e domosdoshme për strukturimin e ndërgjëgjësimit kombëtar shqiptar drejt objektivit të përgjithshëm të çlirimit nga pushtuesi dhe kolonizatori. Ky studim do të jetë strukturuar në tre nënndarje: 1. Filozofia e Clirimit dhe Enrique Dussel

2. Rrethanat historiko-politike te çështjes koloniale shqiptare, duke nisur nga nje citat i Enrique Dusselit: “Çdo lloj të çlirimit duhet të merr në konsideratë burgun prej të cilit don të iket”, ku do të analizohet historikun e pushtimit dhe kolonizimit të trojeve shqiptare, rrethanat politike aktuale, si dhe do të argumentohet pse çështja shqiptare është çështje koloniale

3. Kombi shqiptar. Midis etnosit te dominimit dhe praxis-i i clirimit drejt Shqipërisë Etnike, ku të trajtohen konceptet kryesore të vepres së Enrique Dusselit “Filozofia e Çlirimit” ((dominim, represion, etnosi i dominimit, çlirim, praktika e çlirimit, praktika e shtypjes) e pastaj të aplikohen në rastin konkret i gjendjes në trojet shqiptare, duke kundervënë gjithnjë sunduesit sllavo-greke e kolaboracionistët shqipfolës me lëvizjen kombëtare që vazhdon veprimtarinë drejt shtetit te vetem kombetar shqiptar. Domosdoshmëria e këtij trajtimi nis gjithashtu nga një citat i Dusselit “Filozofia e çlirimit, si filozofi e të shtypurit dhe për të shtypurin nuk është një detyrë vetëm për mendimtarët e shteteve të Botës se Tretë. Filozofia e çlirimit mund të ushtrohet në çdo vend dhe në situata ku ka shtypje…”. 

Filozofia e Çlirimit dhe Enrique Dussel

filozofia_shtypjesFilozofia e Çlirimit tek frymat e filozofisë postmoderne iu referohet zakonisht autorëve latino-amerikanë, por autori themelor është konsideruar Enrique Dussel. Enrique Domingo Dussel Ambrosini u lind në 24 dhjetor 1934 në La Paz, Mendoza, Argentina dhe është një shkrimtar dhe filozof argjentino-meksikan. Dussel u lind në Argjentinë, por nga momenti që u sulmua me një bombë në shtetinë e tij prej një grupi paraushtarak, ai u detyrua të ekzilohet në Meksikë dhe sot është qytetar meksikan. Ai është profesor në Departamentin e Filozofisë në Universitetin Metropolitan Autonom të Meksiko City. Ai është poashtu themeluesi i lëvizjes që quhet Filozofia e Çlirimit.

Filozofia e Çlirimit e pason teologjinë e çlirimit dhe si në rastin e saj, pika e nisjes për të është tensioni midis sunduesit dhe i sunduarit: rritja e të shtypurit rezulton në tjetërsimin të tjerit. Dussel përcakton çlirimin si lëvizja e ripërcaktimit të alteritetit të atij të shtypur. Një nga detyrat kryesore të filozofisë së çlirimit është të vëjë në pikëpyetje sistemin për të lehtësuar ndërtimin e një rendi të ri.

2. Rrethanat historiko-politike të çështjes koloniale shqiptare

Kjo nënndarje e studimit tonë frymëzohet nga ky citat i Enrique Dusselit: “Çdo lloj çlirimi duhet të merr në konsideratë burgun prej të cilit don të iket”. Rrethana të njëpasnjëshme historike jo të favorshme kanë qenë shkaku pse trojet shqiptare ndodhën nën sundim dhe kolonizim të huaj sllavo-grek. Sidomos moskokëçarja e Evropës Plake ndaj kombit shqiptar që në dy raste, në Konferencën e Berlinit (1878) dhe të Londrës (1913) e ka lejuar peshqesh viset shqiptare të Toplicës, Kosovës historike (Serbisë), Malësinë e Madhe (Malit të Zi) dhe Çamërisë (nën Greqi), pra më shumë se 2/3 të territorit shqiptar nën thundrën koloniale sllavo-greke.

Më vonë, kur Tito e ka krijuar „Maqedoninë” si shtet artificial e për të kënaqur orekset e serbomëdhenjve, trualli i Kosovës historike u nda. Kosova Jugore (Lugina e Vardarit apo Ilirida) u përfshi brenda shtetit kolonial sllavo-maqedonas. Tito, ky vizatues i hartës së Jugosllavisë sipas qejfit të vet, kreu edhe një inxhineri tjetër demokrafike: prej trojeve te Kosovës historike shkëputi Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore) me popullatë shumicë shqiptare dhe ia shtoi tre komuna me shumicë serbe (Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi), me qëllim të përgjithshëm uljen e numrit të popullatës shqiptare dhe rritjes së popullatës serbe në Kosovën e ngushtë dhe eventualisht asimilimit të popullit shqiptar nga Kosova Lindore.

Pas luftërave çlirimtare dhe disa vjet të Protektoratit ndërkombëtar, sot populli shqiptar gjendet në dy shtete shqiptare (Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, e cila ka një pavarësi të brishtë) dhe brenda shteteve të tjera koloniale si Serbia, FYROM-i, Greqia, Mali i Zi. Sot Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet në botë që kufizohet nga populli dhe viset e saja shqiptare, nën pushtim dhe kolonizim të huaj dhe kjo është një padrejtësi të madhe.

Çështja kombëtare shqiptare ka një karakter kolonial për shkak të pushtimit me dhunë të trojeve shqiptare, politikave asimiluese dhe represive antishqiptare gjatë kohës, shfrytëzimit ekonomik të vazhdueshëm të forcës së punës dhe burimeve kryesore natyrore në qendra si Trepça të veriut të Kosovës. Prandaj, populli shqiptar nuk mund të koniderohet minoritet në shtetet ku është i pushtuar, sepse shqiptarët kanë karakterin e popullatës autoktone të kolonizuar që duhet të gëzohen nga të gjitha të drejtat e vetëvendosjes dhe dekolonizimit që gjenden në të drejtën ndërkombëtare.

3. Kombi shqiptar. Midis etnosit te dominimit dhe praxis-i i çlirimit drejt Shqipërisë Etnike

Duke iu rikthyer Enrique Dusselit, ai ka theksuar se:”Filozofia e çlirimit, si filozofi e të shtypurit dhe për të shtypurin nuk është një detyrë vetëm për mendimtarët e shteteve të Botës se Tretë. Filozofia e çlirimit mund të ushtrohet në çdo vend dhe në situata ku ka shtypje…”.

Vepra themelore të Dusselit, „Filosofia e Çlirimit” teoretizon koncepte të rëndësishme për kombet të ndodhura në robëri, si: sundim dhe represion, çlirim, ethosi i sundimit, ethosi i çlirimit, praktika e domimimit dhe praktika e çlirimit në një mënyrë në të cilin mund të na sistematizojë edhe realitatën në trojet aktuale shqiptare dhe të na bëjë të ndërgjëgjshëm për projektin për të ardhmën e kombit shqiptar, objektivin e Shqipërisë Etnike.

Si në çdo vend të ndodhur nën pushtetin e vendeve tjera, gjendjet themelore në trojet shqiptare janë sundimi dhe represioni. Dussel thotë: „Sundimi është akti përmes të cilit të tjerët janë të detyruar të marrin pjesë në një sistem që i tjetërson [..] Sundimi është një akt trysnie, force. Shërbyesi nënshtrohet, jashtë çdo frike, prej zakonit” [2.5.7.2.]. Më pas ai vijon: “Sundimi është shëndrruar në represion kur i shtypuri përpiqet të çlirohet prej trysnisë në të cilin vuan. I ballafaquar me gjestin që ka si domethënie qëllimin e largimit prej një situate sundimi, ai që sundon shton trysninë […] Represioni është fytyra e pamaskuar e sundimit”. Shqiptarët janë viktimat e represionit të kolonizuesve të tyre, me arrestime barbare siç janë ato në Kosovën Lindore, me dhunë dhe terror shtetëror siç është në IRJM, jo medoemos si shkak direkt i vëprimtarive çlirimtare, por si pasoje e politikës së skizofrenisë paranoide të pushteteve serbo-sllavo-maqedonase. Ata rrallë maskohen fytyrën e vet terroriste e gjenocidale, para mbulesave të ndryshme manipulative, por vazhdojnë me fushatat e dhunës fizike dhe të dënimit kolektiv ndaj shqiptarëve në mënyrë të pafshehur.

Sundimi dhe represioni lidhën në mënyrë logjike me dy koncepte të tjera: “etosi i sundimit” dhe “praktika e sundimit”. “Etosi është karakteri moral të një populli apo personi, është tërësia strukturale e qendrimeve që paracaktojnë veprimin. Etosi i dominimit, pavarësisht nëse është imperialist apo i varur kombëtarisht rrotullohet rreth mistifikimit që i shtypuri e sjell mbi vete rreth një vetëhelmimi fizik në përgjigjë të dhunës që e vuan”, duke konsideruar se “është e pamundur për të dobtin të ushtrojë aktin e hakmarrjes kunder të fortit. Asht smira rritet si një ndërhyrje represive të pushtetit që, duke mos e drejtuar kundër sunduesit, helmon atë që është i sunduar. Është zbukuruar si vlerë durimi ose nënshtrimi ose disiplina e besnikëria. Në këtë mënyrë, të shtypurit e së djeshmës bëhen sunduesit e së sotmes, ata prezantojnë si virtyte veset e vjetra të mistifikuara”. Në trojet shqiptare ky tip të etosit të sundimit është i pranishëm për shkak të viteve të shumta të pushtimit dhe kolonizimit. Etosi i të varurit të shtypur shqipfolës që vethelmohet dhe bëhet kolaboracionist i të sunduesit, duke kultivuar vlera të mistifikuara si “mirëbesim”, “multietnicitet”, gjithsesi bashkëpunim me kolonizuesit sllavo-greke. Këto janë koncepte maskuese edhe pas të cilave maskaxhinjtë e shteteve terroriste sllavo-greke fshihen, për të pasur një fytyrë më humane para popullit shqiptar e për ta përcaktuar të qendrojë dhe të pranojë pushtimin dhe kolonizimin.

“I zoti ushtron pushtetin mbi të shtypurin nëpërmjet praktikës së shtypjes. Është një ndërmjetësim (anglisht mediation) të sistemit përmes së cilit struktura duron dhe qëndron”. Praktika e sundimit tek kolonizatorët sllavo-grekë është qeverisja me anë të terrorit shtetëror dhe manipulimi i klasës politike shqipfolëse kolaboracioniste që e ndihmon sistemin e sundimit dhe e bën të qëndrojë. Do të pohojmë se burgu ku gjendet kombi shqiptar është i errët, i thellë, por jo i padepërtueshem dhe i papërmbysshëm. Koncepti thelbsor dhe jetik i kësaj teorie politiko-filozofike është ai i „ÇLIRIMIT”. „Filozofia e Çlirimit lëvizet në pasazhin dialektik qëe largon prej një sistemi të paravendosur dhe që hyn në një sistem të ardhshëm të çlirimit. Pasazhi dialektik lëvizet prej një rendi në të tjetrin dhe gjithe problematika është e këputjes brenda (1) rendit të sotëm të sundimit përmes praxis-it së çlirimit (2) të një lëvizje konstruktive të rendit të ri: : (1) Rendi i vjetër - pasazhi i Çlirimit (2)  rendi i ri (3)

Horizonte dhe debate të Filozofisë së Çlirimit, Enricque Dussel

Në studimin „Filozofia e Çlirimit”, autori thekson për këtë term se : „çlirimi nuk është një aksion intrasistemik; çlirimi është praxis-i që përmbys rendin fenomenologjik dhe e shpon atë që ta lejojë në një transcendencë metafizike që ështe kritika absolute e asaj që është e vendosur, e ngurosur, normalizuar, kristalizuar dhe e vdekur”(2.5.6.1.). Pra, çlirimi shkon jashtë sistemit të caktuar dhe krijon një rend të ri dhe nga moment që shtypja është e barabartë me vdekjen, çlirimi është një ringjallje.

Filozofia e çlirimit të kombit shqiptar duhet të teoretizojë çlirimin si aksionin e domosdoshëm për të ardhmën e tij. “Rendi i vjetër” do të thotë prania e kolonizuesve në trojet shqiptare, ndarja dhe pushtimi i tyre. Në jemi duke kaluar aktualisht nëpërmjet pasazhit të çlirimit. Pas luftës çlirimtare në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë, procesi do të vazhdojë me formimin e Unionit Shqipëri-Kosovë dhe etape të tjera deri në instalimin përfundimtar të “rendit të ri”. “Rendi i ri” është një objektiv i mirë i strukturar, një proyeto (që të përdorim nocionin origjinal të Dusselit) i formimit të një shteti të vetëm kombëtar shqiptar.

Çlirimi arrihet nëpërmjet praktikës së çlirimit, autori duke e dalluar nga praktika e rutinës brenda sistemit. “Praktika e rutinës brenda sistemit është sunduese, sepse konsolidon tërësinë ekzistuese, është një aktivitet ontik ose një ndërmjetësim të thjeshtë të botës. Është praktika e konsolidimit të së vjetrës dhe së padrejtës. Praktika e çlirimit, në të kundërten, e vë sistemin brenda pikëpyetjes, jo si një pyetje të mundshme, por si një pyetje përbërëse që hap një botë. Është një punë e bërë për të tjetrin më përgjigjësi, për çlirimin e të tjerit. Praktika e çlirimit është pjellja e një rendi të ri, e një strukture të re dhe në të njëjtën kohë të funksioneve dhe qenieve që e përbën”.

Praktika e çlirimit në trojet shqiptare manifestohet në mënyrë gjallëruese në trojet shqiptare. Lëvizja kombëtare shqiptare përbëhet nga disa organizata kombëtare. Mirëpo jo të gjitha janë të sinqerta, jo të gjitha ndjekin Çlirimin, ka edhe nga ata që vazhdojnë në mënyrë të verbër qëllimet karrieriste të një lideri apo tjetri. Prandaj, çlirimit kombëtar shqiptar nuk mund të përshkojë pasazhin dialektik dhe të arrijë në fund drejt realizimit të proyeto-s së Shqipërisë Etnike pa bashkim të të gjitha forcave dhe potencialeve kombëtare.

Është detyra urgjente e të gjithë udhëheqësve dhe ideologëve kombëtare të bëjnë këtë gjë dhe të eliminojnë mungësën e koordinimit dhe kaosin e bajraktarizmit brenda lëvizjes kombëtare.
Mona Agrigoroaiei
Shperndaje ne
Updated: 2 Shkurt, 2015 — 07:43

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.