PËR TY ATDhE…ne nuk ndalemi..!

© Kasam ShAQIRVELA

    GjALlIM ThERORËSh

Edhe ky i joni,
një rrugëtim
tepër i gjatë
dhe i rrëpirë,
gjallim therorësh
për krye kurorë,
në tokë dëshmorësh
rrugëtimeve t’lashta
por,gjithsesi se,
ne,do ta arrijmë
sado që të jetë
ky urdhëtim
edhe i vështirë!
sepse, na udhëheq
vullneti dhe dëshira
për Liri, për Tërësi
për Ribashkim…!
ato janë të dëlira
e të kulluara si ari
dhe kurrë…
nuk vjetërohen,
as nuk harohen,
thellë janë n’zemër
të çdo shqiptari,
çdo ditë me Diellin
mëngjeseve zgjohen
në rreze drite
ato shkrihen
n’të bardhën gdhihen,
nga shpirti burojnë
dhe Agun e Bardhë
n’përqafim e zgjojnë,
për ty Atdhe…
ne nuk ndalemi,
dhe së bashku
do rrugëtojmë
n’tokë e n’qiell
të ngohur
nën një diell
të shndrritur
nën një hënë
sërish, sërish ne,
do t’i bashkojmë
babë dhe nënë!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 22 Shkurt, 2017 — 12:48

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.