Heroina e Sanxhakut – Amina Nuroviç

Dreq o punë ! Përderisa në Sanxhakun e “harruar “ shqiptar ka filluar të ndizet zjarri i dashurës ndaj kombit të humbur dhe ndaj gjuhës së harruar të të parëve të tyre , në Kosovë , Maqedoni , Shqipëri gati në mënyrë institucionale shkohet në të kundërtën . Në Sanxhak ( Serbi ) ndiqen nga shteti ata që e ndiejnë veten shqiptar , në këto vende “shqiptarësht “ përkrahen profetuesit dhe mbështetësit e strategjisë së shkatërrimit të çdo gjëje shqiptare.

Kësaj rradhe do të flasim për një heroinë të ditëve tona , e le të shkëlqejë si shembull karshi turpit të shumë shqiptarëve nga Kosova , Maqedonia dhe Shqipëria : Amina Nuraj

Mejtepi turk afër Rozhajës, në kohën e Serbisë . Asnjë mësues , asnjë fjalë shqipe

Pazari i Ri, Yeni Pazar, Novi Pazar 1939. Sokaku i Qerçinjve (Ćerčijski sokak),
Tregu i plaçkave – Koha e Serbisë . Vetëm nga plisat kuptohet që ishte vend shqiptarësh .

Shikoni fotot e më sipërme , janë të kohës së Serbisë , janë të kohës më të vrazhdë antishqiptare. Çka shihni ? Vajza të vogla me shami   turke në shkollë fetare ( mejtep ); kurse çunat me plisa. E njëjta strategji edhe sot ( fatkeqësisht kur vet jemi zot të tokave të përmendura më lartë ) të fillojmë me shami , t`i vemë edhe plisat në falje të namazit  dhe të duket çdo gjë spontane, çdo gjë shqiptare .

 “Amina Nuroviç dhe disa shqiptare të tjerë te asimiluar gjuhësisht nga Sanxhaku, krahinë e dikurshme Shqiptare tashme e  ndarë prej Serbisë dhe Malit te Zi, ka një kohe që janë mjaft aktiv ne zgjimin kulturor dhe kombëtar te shqiptareve te Masbjeshkes.  Megjithëse përpjekjet e tyre shumëkush i konsideron te vonuara pasi asimilimi është shtrire gjerësisht në gjithë ketë krahine fatkeqe shqiptare, përpjekjet që kjo çështje te riaktulizohet janë te paepura dhe zgjojnë kërshërinë e përgjithshme dhe solidaritetin kombëtar gjithëshqiptar.  Shqiptarët e Sanxhakut, sado qe me gjuhe tjetër pasi gjuhen e te parëve i detyruan ta harrojnë me dhune e terror shumëshekullor, e thonë hapur, siç e thekson më se qarti Amira Nuroviçi, se ajo flet me Gjuhen e Zemrës për kombin e vet Shqiptar, duke mos e pranuar si gjuhë të veten Boshnjakishten qe ua imponuan, por vetëm Gjuhen Shqipe te mohuar e te harruar dhe heronjtë e vet kombëtar, si Aqif efendi Blyten nga Gjakova, Shaban Polluzhen nga Drenica, Bislim Bajgoren etj.

Përpara se te vendosja per ta intervistuar mendoja qe Amira  Nurovic është një grua e pjekur,me e moçme duke gjykuar ne baze te mendimeve te saja te formuluara për çështjen kombëtare te kësaj pjese te harruar .. Pas bisedimeve me te e kuptova qe ajo ishte te thuash ende fëmije, një vajze e ditur 19 vjeçare, tashme studente ne Tutin.  Amira Nuroviçi e udhëheqë një kryengritje kundër asimilimit dhe harresës kombëtare, duke  e ngritur zërin larte, fuqishëm dhe me argumente se çështja e Sanxhakut nuk mund te harrohet dhe qe ajo një dite do te kthehet tek trungu dhe rrënjët e veta shqiptare, qofte edhe pa e pyetur askend. Sado qe e mbytur nen jorganin e je përkatësie te huaj kombëtarë, Boshnjake, Amira dhe te tjerët si ajo nuk pranojnë ne asnjë mënyrë qe janë boshnjak pavarësisht qe s`e flasin Gjuhen Shqipe. Ata konsiderojnë, njejtë sikurse Amira Nurovic, që ky është fillimi dhe se çështja e Sanxhakut Shqiptar do te aktualizohet dhe ndricohet. Shembulli i Amira Nurovic flet se mendja qëndron ne kokë e jo ne vite, andaj ta përkrahim ketë Shqiptare te re secili me mundësitë e veta, qe ajo dhe te teret si ajo te mos ndjehen kurrë te vetmuar, te lënë anash, te harruar, te braktisur. “(Intervistoi:  Gjergj Bajram Kabashi , shkrimin e plotë mund ta ndiqni në këte link : http://www.revistadrini.com/2016/12/17/shqiptarja-amina-nurovic-gjithe-jeten-do-te-luftoj-per-te-drejtat-e-popullit-shqiptar-ne-sanxhak/ )

Amina Nuroviç:  Nuk kan asnjë fakt historik dhe asnjë histori përveç nëse marrin histori te shpifura nga Bosnja , por edhe nëse kane huazuar histori të tilla prej atje kanë  marruë diçka të pakët por atyre është vështirë tu shpjegohet që ne nuk kemi asgjë me Bosnjën dhe as me emrin Bosnja. Emërtimin e ashtuquajtur nacional që na e mveshën si Boshnjaci neve dikush na e imponoj   nga frika prej Serbisë.

Amina Nurovic:  Facebook për mua ka domethënje të madhe, pasi përmes këtij rrjeti social përpiqem ta vetëdijësoj popullin e Masbjeshkës, Sanxhakun, Shqiptarët e dikurshëm e Boshnjakët e sotshëm, që tua hapi sytë e të përpiqem ti bindi që ne nuk jemi Boshnjak, që ne s`kemi qenë kurrë të tillë, por që të gjithë ne nga rajoni i Masbjeshkës në historinë tonë  shumëshekullore jemi vetëm shqiptarë. Pjekuria dhe guximi mua me vije nga zemra ime , nga dashuria dhe respekti im tepër i madh për popullin tim nga viset e Kosovës që janë meritor që ne sot jemi gjallë e ne vendin tonë ne Sanxhak. Se po të mos ishte Aqif Blyta , Trimi nga Drenica Shaban Polluzha , Bislim Bajgora e ata luftëtare te shumtë shqiptarë që na mbrojtën duke i dhënë jetërat e tyre te shtrenjta për ne që të na shpëtonin nga çetnikët dhe thikat e tyre që nuk kursenin as fëmijët në djep, sot qyteti im do të quhej Novi Arandjelovac e jo Novi Pazar.

Vëllezërit tanë Shqiptarë na kanë lënë borxh për jetë të jetëve, por pak kush e din këtë, pasi asimilimi i z i i ka vrarë për gjithë jetën. Shqiptarët ekzistojnë ne Sanxhak, unë jam Shqiptare, nesër fëmijët e mi do të ndihen shqiptarë, do të mësojnë Shqip, ndërsa unë nuk do të qetësohem kurrë përderisa ta shoh Flamurin Kombëtar Shqiptar se si valëvitet në Novi Pazar, Tregun e Ri. E dij që duhen shumë vite për me ardhë deri tek ajo ditë , por këtë do ta realizojmë nëse është e nevojshme edhe me force, në mënyrë që të gjithë Shqiptarët e asimiluar ti kthejmë pa i pyetur kah rrënjët e veta, pasi e vërteta herë do kurë del në dritë, ajo fiton gjithmonë.

Sanxhaku historikisht është Shqipëria e vjetër .
thotë Amina Nuraj (Nuroviç)

23.02.07. Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 23 Shkurt, 2017 — 14:40

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.