Profesor Milazim Krasniqi , po na i rrahin poetët !

“Poeti i ri nga Drenica, Azem Deliu, qenka sulmuar fizikisht nga një person, pas një shkrimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook për profetin Muhamed. Deliu rastin e rrahjes e ka bërë publik në profilin e tij. Atij i duhet mbështetje publike, sepse grupe radikale këtë duan, të na e fusin friken. Egërsirat si ky individ që e ka sulmuar Deliu, janë duke u rritur në mesin tonë . Tjetra : Në fakultetin e Arkitekturës në UP, 14 studentë kanë refuzuar ta vizatojnë Katedralen sepse është haram. “

Te kujtohet Profesor Milazim Krasniqi , kur të pata shkruar :  “Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bubullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhtive nga më të ndryshmet. Tradhtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura.

Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjve tanë. “O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).Të njëjtën gjë e them me dro të madhe edhe sot. Gjatë leximit të historisë sonë më të re , të gjithë e pamë që vullnetin e madh të popullit tonë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësi e përkrahur nga shtetet dashamirëse të kohës , donin ta pengonin haxhiqamilët tanë në fillimin e shek. XX. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja që edhe 101 vjet pas , kur po e festojmë këtë datë të madhe historike në tokat tona ende gjallërojnë haxhiqamilët e rinj, qyqet në folenë e madhe të shqiponjës dhe jazegjitë_

Të kujtohet kur gazetat shkruanin: “Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunoj dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor.

Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhi Anton Zako Çajupi. “ ( shtypi i përditshëm) “

Të kujtohet profesor “ : Dhe ,në ditët sublime të kombit shqiptar në Kosovë ditët e 5, 6, 7 Marsit, arrihet kulmi i tradhtisë kombëtare:“Kush shkon te varret e Adem Jasharit apo Ibrahim Rugovës, dhe thotë lavdi dëshmorëve, ai del nga feja e Allahut, sepse në Islam vetëm Allahut i thuhet lavdi, ndërsa për Ademin thuhet inshalla e bën Allahu shehid, pra mos u merrni me përralla enveristash dhe titistash”, ka thënë Mazllami, Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami. “ Dhe , ti heshte !

Profesor , kanë filluar të na rrahin ! Profesor  për këtë mentalitet  anticivilizim edhe ti i ke fajet !

Zoti Profesor , thuaje një fjalë të mbarë , bjeri pishman se ç ka ke thënë dikur .!

24.02.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 24 Shkurt, 2017 — 10:48

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Lugatat jan zgjue nga Varri,por si pom duket nuke e kan gjat.Karsniqovicat ju ka parue djelli qe moti po mundohen por e kan kot:Ku dote futen athue se i madhi i Botes.Presidenti SH.B.A.Donallt Tramp i shtetit mate fuqishmit ne Bot,vet Zoti ne Toku do tju ban vendin shpejt.Dotju mbesin kot ato pare te pista qe i kan marr,nga axhenturat turko-arabe,i kan qit faqe te zez familje fshatit,dhe farefisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.