Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- D E V O L L I

D   E   V   O   L   L   I

Çasti  është  shqiptarët  të bashkohemi
çasti  është  ta  bëjmë një  bashkështet
çamët dhe arvanitët jemi  një vëlla, një
gjuhë, një alfabet, dhe një tërësi etnike
                    
Këtu është  Shqipëri dhe askund tjetër
këtu  është  Kosovë dhe askund  tjetër
këtu  është  Çamëri dhe askund  tjetër
këtu  është  Iliridë  dhe  askund  tjetër

Ngritu Çamëri, flamurja  e Shqipërisë
lufta  me  fqinjët  ende  s´ ka  mbaruar
Bashkimi i Shqipërisë  kudo na thërret
Kosova Shqipëri është zëri  i  Devollit

Çamëria  Shqipëri është zëri i Janinës
Çamëria  Shqipëri është zëri Prevezës
Çamëria Shqipëri  është  zëri  i Filatit
Çamëria Shqipëri është  bashkimi  ynë

Çasti  është  shqiptarët  të bashkohemi
në  një  bahkështet dhe  nën një flamur
Fol  atdheu  ynë  i  ndarë,  fol Shqipëri
Devolli  njeh,  Republikën e Çamërisë!..

Rrustem Geci – Devoll, 2016

Shperndaje ne
Updated: 1 Mars, 2017 — 16:12

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.