Letërsia Kombëtare: E PAARRITSHME

URIME DITËLINDJEN, BACË ADEM DEMAÇI-QËNDRESTARI I KOMBIT,

PROMETHEU I SHQIPTARIZMËS
Me rastin e DITËLINDJES
(26 shkurt 1936-26 shkurt 2017)

          E PAARRITSHME

E paarritshme është Lartësia ku u ngrite.
Vetëm Ti arrite Të ngjitesh atje.

Është fare e kotë dhe krejt humbje kohe,
Se s’mund ta mbajmë hapin, me Ty, o Promethe.

Vetëm zëri i mekur i popullit të robëruar,
Ty ta dha guximin dhe të trimëroi.

Vetëm dashuria që pate për Kosovën,
Të dha shumë fuqi dhe të pavdekësoi.

Monument i gjallë je në zemrat tona,
Krenari e kombit , nip i Skënderbeut.

Për lirinë e popullit në burgje u burrërove
Diçka që s’ka ndodhur te popujt e tjerë.

Autor: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 27 Shkurt, 2017 — 08:42

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.