Gaetano Petrotta, “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe”

Pse kaq shumë diskutohet për ne;shkrimet e diskutimet janë të ndryshme si për nga qëllimi ashtu edhe për nga dëshira. Ishim apo nuk ishim ?   Sa brengosëse është kur lexon i sheh me mijëra manipulime  të qëllimshme vetëm e vetëm për të përdhosur një popull , historinë dhe gjuhën e tij .

Po sot ? E njëjta;  ndoshta edhe më keq sepse mohohet nga vet ne .

Kësaj radhe  e zgjodha librin me shumë vlerë : “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe”  nga Gaetano Petrotta, të botuar më 1932 në Palermo .

Më duhet pa tjetër të theksoj dhe të shkruaj me gërma të arta rolin pozitiv të arbëresheve të Italisë në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare ,  punë e cila iu hapi sytë bukur shumë jo vetëm Europës por edhe vet shqiptarëve   dhe zgjimit të tyre nga  gjumi disa qindra vjeçar .

“Paravetëdija përmbledh vetëm ato gjëra të cilat mund të bëhen të vetëdijshme. Përmbledhtas mund të thuhet se në psikikën tonë ne kemi gjëra që i dimë dhe që dihen, gjëra që nuk i dimë dhe nuk dihen dhe gjëra që mund t’i dimë e që mund të dihen. Ky vizion i Frojdit për shtresat e personalitetit njerëzor është krejt origjinal, deri atëherë mendohej se njeriu ishte një qënje tërësisht racionale, që di ç’bën, që di ç’mendon, që di ç’ndjen.- thotë Frojdi .

E ne sot duke e parë se ku jemi  a e dimë ç`bëjmë , ç`mendojmë dhe ç`ndjejmë për kombin tonë ?
 Zoti  Gaetano Petrotta e dinte mirë  ç`mendonte e ç`duhej të shkruante për kombin edhe pse ishte i ngarkuar me fe , ishte prift

Prapë  edhe një herë  po e nënvizoj ; pse i gjithë ky vetëmohim kombëtar nga mohsat e porositur dhe pastaj nga delet e tyre të cilët po iu shkojnë pas pa qenë aspak të vetëdijshëm për pasojat e më vonshme.

 Pra “Vepra me e rëndësishme e historiografisë sonë letrare te asaj kohe, e dyta vepër e këtij lloji për letërsinë shqipe, mbetet libri i studiuesit arbëresh Gaetano Petrotta, “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe” (1930, Te kjo vepër mund té themi se konkretizohen tiparet e gjithë historiografisë sonë letrare gjer né vitet ’30. Sikundër kuptohet nga titulli, libri ka afërsish ti; njëjtën paraqitje me atë qe botoi Stratikoi tridhjetë e katër vjet më parë.  Po ky sjell materiale të shumta të reja, trajton një numër autorësh arbëreshe, të cilët Stratikoi nuk i njeh ose vetëm i përmend, një numër autorésh shqiptarë, të vjetër dhe veçanërisht té rinj, té cilët u dukën në letërsinë shqipe sidomos me shekullin XX. Petrotta ka shfrytëzuar punën e bëre nga kritiket dhe historiografët e mëparshëm arbëreshë edhe shqiptare, duke rëmuar edhe shtypin. Nga kjo anë, vepra solli shërbim të madh e mbetet edhe sot si mbështetje e nevojshme për studiuesit e historisë sonë t ë letërsisë, një minierë shume té pasur, një repertor i gjerë…»

Autori pyet pse literatura shqiptare është e cunguar ? Por mos harroni se mbi shqiptarinë , porositë ai që nga viti 396 pr.Kr.   janë rrokullisur dhe kanë shkretuar  , janë derdhur dhe vërshuar  mijëra sulme barbare e së fundit edhe nga turqit – si më të këqijtë nga të gjithë.

“Frojdi mendonte se njeriu ka mendime, ndjenja, instinkte, motive dhe konflikte të cilat nuk e di se i ka. Ai është i pavetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Brenda njeriut flenë ide, ndjenja, prirje dhe konflikte të panjohura. Brenda tij janë të ndrydhura gjithashtu edhe mjaft fakte, prirje e konflikte të cilat njeriu nuk dëshiron t’i aktivizojë ose t’i kujtojë. Të gjitha këto formojnë të pavetëdijshmen, atë që njeriu nuk e di, një rezervat natyror energjish të panjohura e të harruara” . Pra kështu është puna e jonë .Sa të mençur që jemi në mohimin e qenjes sonë . Po fakteve të ndrydhura  të palosura në ne pse nuk iu japim shansin të dalin jashtë  ?

Në një libër volumonoz prej mbi 420 faqesh autori duke mbledhur dhe konsultuar një numër të madh librash e revistash mundohet të spjegon çështjen tonë, mohimin e shqiptarëve nga të tjerët dhe në të njejtën kohë duke i dhënë vlerat shqiptare

Është shumë e nevojshme që ky libër të përkthehet de të del në dorën e lexuesit shqiptar , që së pari ai të mëson nga vetvetja por t`di se shkohej dhe është shkuar gjithmonë kundër nesh.

Po cili ishte Zoti Gaetano Petrota ?  Gaetano Petrotta ose Papa Tani Petrotë ( në shqip );  i lindur dhe i vdekur  në Hora të Arbreshëve më 1882- 1952  ishte një prift , shkrimtar dhe gjuhëtar italian – arbëresh  (è stato un presbitero, scrittore e linguista italiano di etnia albanese (arbëreshe). ) Papa Tani , i ritit bizantin i katedrales “ Cattedrale di Piana degli Albanesi “ ishte  pra albanolog , shkrimtar ,gjuhëtar dhe profesor i Filologjisë bizantine i cili e  dha një kontribut të madh në zhvillimin e kultures moderne  shkencore albanologjike .

I shkroi : L’Albania e gli Albanesi, Ant. Trimarchi Editore, Palermo 1913.-Saggio di Bibliografia Albanese 1500 – 1930, Seminario Italo-Albanese, Palermo 1931.-Popolo, Lingua e Letteratura albanese, Saggio Monografico, tip. Pontificia, Palermo 1932. -La questione etnico linguistica greco-albanese, Palermo, s.e., 1950. -Poeti siculo-albanesi, Palermo, s.e., 1950.-Enciclopedia dell’Albania Letteraria. -Svolgimento Storico della Letteratura Albanese, Scuola tip. Boccone del Povero, Palermo 1950. -Valori religiosi e culturali delle Colonie Siculo-Albanesi in Estratto-Bollettino di Grottaferrata, vol.III,fasc.I, Grottaferrata 1949.

Fahri Xharra, 03.03.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Mars, 2017 — 10:14

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.