SHPALLJA E PAVARËSISË SË ÇAMËRISË

Në Kuvendin Gjithëpërfshirës çam dhe arvanit për Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë, shtet më vete dhe sovran, me 30.10.2016, në Hotelin “Asmbasador” në Hagë të Hollandës, Kryetar i Këshillillit Nismëtar gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, Rrustem Geci, lexoi tekstin Nismëtar të Shpalljen së Pavarësisë së Çamërisë. Të nderuar delegatë ! Në këtë ditë historike për Epirin e Ilirisë -Çamërinë, dhe për tërë kombin shqiptar, jam shumë i nderuar, që unë të jem fjala e parë në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, për shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë; Me këtë rast falenderioj nga zemra Delegatët e këtij Kuvendi, dhe veçmas, Presidentin,
dhe Kryeministrin e Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato.
Zonja dhe Zotrinjë!
Të nderuar përfaqësues të misioneve konsullore dhe diplomatike në Hollandë;
Të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare,
Të nderuar përfaqësues të Parlamenti Evropian, dhe të Këshilli të Evropës;
Tënderuar miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova, dhe të ftuar të tjerë!
Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, Përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, racor e politik, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çam dhe Arvanit. Me propozimin e juaj, dhe timin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë
zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime Ahmet Xhani..
Republika e Çamërisë e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës u lind 13 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnosit, 2 mijë e 5 qind vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 6 qind vjet pas Princit të Arbrit, dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të artit, shkencës, filozofisë, dhe të kulturimit,Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Çamëria Pellazgo-Iliro- shqiptare, përjetoi gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane, dhe 3 gjenocide nga shteti grek e serb.Të gjitha këto gjenocide, kurrë të padënuara!..Epiri i Ilirisë, Çamëria-shqiptare, jo pa të drejtë quhet foleja e gjithë qytetërimit Evropian. Çamëria Iliriane, shquhet për figura të shquara shqiptarësh që i kanë dhënë njerëzimit. Shqipëria në Greqi ka 17 mijë e 5 qind kilometra sipërfaqe, tokë denbabaden shqiptare, dhe mbi 4 milion banor çamë dhe Arvanitë.Greqisë duhet t´i themi hapur s´e
shqiptarët nuk kemi tokë për të Falur.

Rrustem Geci,
Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit Gjithpërshrës Çamë dhe Arvanitë
Hagë, 30 tetor, 2016, Hoteli “Ambasador”

 

Shperndaje ne
Updated: 6 Mars, 2017 — 09:37

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.