VËLlAUN E MADH SHQIPTARËT E KANË KAH PERËNDIMI

PËRSE ERDOGANI SIMPATIZON POLITIKAT SLLAVE?!

Gjatë veprimit të Perandorisë Otomane, sulltanët përveç se kanë qenë sulltanë ata kanë mbajtur edhe disa tituj të tjerë si: kan, kalif,…. por edhe në kuptimin fetar kanë qenë njerëzit e parë edhe të kishës orthodokse me qendër në Stamboll, me titull kishtar kryepatriark!? Vallë ndoshta ua ka kërkuar gjaku, sepse nga sulltaneshat-vajza të grabitura nga Krimeja, Ukraina, Rusia…. Ça do pritej tjetër gjë kur shumëkush prej tyre ka patur edhe gjak sllavi?

Edhe Erdogani është ai burrështetasi që thirret në kufirin perendimor të Perandorisë Osmane, atje përtej Sarajevës. I inspiruar nga libri i Davutoglu-së, dhe po të asaj perandorie që pati 39 kryeministra me prejardhje shqiptare të cilët kontribuan në zgjerimin e perandorisë sin ë lindje poashtu edhe në perëndim. Por ç’fituan të gjërët? Si rezultat në kapitullimin e saj si perandori në vitin 1912, ajo për ta shpëtuar trupin e vet të sëmurë iu dhuroi tokat shqiptare si plaçkë lufte shteteve sllave të ballkanit! Por tani koha ka ndryshar apo thënë më troç shqiptarët janë vetëdijësuar, nuk do të luftojnë më për perandorinë e cila pasi i okupoi dhe tentoi ta asimilojë popullatën shqiptare të konfesionit islam, ndërkaq popujve të tjerë që ishin njësoj si shqiptarët të okupuar u njohu autonominë apo edhe pavarësinë, kurse popullit shqiptar jo që nuk ia pranoi pavarësinë kurrë, por as autonominë që ua premtoi shqiptarëve si rezultat i kryegritjes kombëtare të 1912-tës, në bazë të 14 pikave të Memorandumit të Hasan Prishtinës.

Në 3 tetor po të këtij viti forcat e ushtrive serbo-malazeze bashkë me forcat paramilitare të tyre, pas tërheqjes së ushtrisë osmane, ata sulmun, okupun dhe dogjën, vranë e shkretuan tokat, shtëpitë, bagëtitë si dhe popullatën e pambrojtur shqiptare! Ky njeri po “kastrabithet“ sot me Amerikën, Gjemaninë etj, me miqtë dhe aleatët më të mire të shqiptarëve, kurse nga ana tjetër afrohet me kryetarin e Rusisë dhe atë të Serbisë; festojnë në hapjen e fabrikave të reja bashkë me armiqtë dhe vrasësit shekullorë të Arbrit dhe pushtuesit plaçkitës të tokave të Arbërisë!

Çfarë absurditeti?! Dhe ja tani, në Shqipëri , Kosëvë dhe Maqedoni po ndërton xhami kurse në Serbi ndërton fabrika..?! Kështu pra populli shqiptar do të ketë ku të lutet për varfërinë e vet, kurse populli serb do të ketë ku të punojë dhe fitojë që mëpastaj neve të na paguajë si punëtorë krahu; si sharrëxhinj dhe si qymyrxhinj rrugëve e bodrumeve të Beligradit?!

A nuk është e pakuptimtë dhe e rrezikshme që t’i thuhet, me plot gojë, këtij njeriu, “vëllau i madh”!?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 29 Maj, 2018 — 17:05

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.