RECETA PA KOMB

https://www.facebook.com/alfred.cako/posts/3616358115063557 

Ky është titulli i librit me brendi të pazakontë botuar në Shqip dhe Anglisht këtë fillim viti.

Autori: Saimir A. Lolja

Titulli: RECETA PA KOMB

Nëntitulli: Lufta e sllavo-komunistëve për “çlirim” ishte një luftim për ripushtim…prej marrëveshjes Entente Anglo-Sovjetike

Shtëpia Botuese: Helga’s Secrets, Tiranë

Kur: Shkurt 2018

Ku gjendet: Biblioteka Kombëtare, libraritë në Tiranë, Prishtinë, Elbasan, etj.

 

Autori: Saimir A. Lolja

Titulli: THE NATION-FREE RECIPE

Nëntitulli: The war of communists for “liberation” was a fight for reoccupation … from the Anglo-Soviet Entente

Shtëpia Botuese: Tellwell Talent, Vancouver

Kur: Prill 2018

Ku gjendet: www.amazon.com, www.bookdepository.com, etc.

Nëse Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do kishte patur liri të plotë, a do ishte pranuar në Londër të krijohej principata shqiptare më 29 Korrik 1913? Pse e si, përgjigjet janë tek brendia e librit “Receta Pa Komb”.

Më 2 Dhjetor 1943, në gazetën “Kombi”, shkollari perëndimor dhe njëkohësisht Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë, Mihal Zallari, botoi shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi”. Në të ai dallonte ortekun që po i derdhej tan shqiptarëve nga Lindja sllave. Në shkrimin e tij kumbonte: “Komunizmi, një tjetër formë e universalizmit, thotë: Hiq dore nga vëllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote”. Pse ashtu e si, përgjigjet janë tek brendia e këtij libri.

Më 22 Maj 1944, në fshatin Suhadoll të Dibrës, Islam Elez Ndreu i shprehej oficerëve britanikë Julian Amery dhe Neil Billy McLean: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”. Pse e si, përgjigjet janë tek brendia e librit “Receta Pa Komb”.

Para, gjatë e pas Luftës II Botërore, cilët qenë regjisorët perandorakë të teatrit shqiptar në shekullin XX? Pse e si, përgjigjet janë tek brendia e librit “Receta Pa Komb”.

Shqipëria është vendi ku përplasen qytetërimet dhe mendjet e anuara Lindje-Perëndim. Pse e si?

Detyra e parë e shërbimeve të fshehta të zgjuarsisë është të peshkojnë peshq. Pse e si?

Trojet shqiptare në fillim-shekullin XX u krasitën deri në rrëzë. Pse e si, nga cilët?

Lojra me fjalët e shprehura në Anglisht – Albanisht – Shqip. Pse e si, nga cilët?

Çfar ishin Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore?

Tre Jugosllavi (Serbi të Mëdha) u krijuan në shekullin XX. Pse e si, prej kujt?

Kënga e luftës së shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna) ose Xhihadit Sllav këndohet akoma. Kur e ku?

Luftërat civile janë luftra civile me ndërhyrje dhe udhëzime nga jashtë. Kurdoherë e kudo?

I njëjti shi i monedhave prej ari dhe ndihmave ushtarake në armatime, stërvitje, ndërlidhje, organizime, veshje e ushqime ra gjatë Luftës II Botërore mbi Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi. Kujt, nga kush, pse?

Masakra ndodhën mbi popullatën gjatë Luftës II Botërore. Përse? Bie fjala, Masakra e Borovës më 6 Korrik 1943 qe e parapërgatitur dhe e urdhëruar. Pse, nga ku e nga cilët?

Pse u përdor numri i 28’000 “dëshmorëve” për periudhën e luftës?

Qindra ton ar u piratuan nga Shqipëria më 1946. Si, kur, kush, për ku?

Çfar ishte dhe e kujt qe politika e Gardhimit ose Liridhënies ose Titizmit?

“Diversantët” hynë në Shqipëri në vitet 1949-1954. Pse ai emër? Pse u “riatdhesuan”?

Rënia në mina e anijeve ushtarake britanike në Kanalin e Korfuzit ndodhi në Tetor 1946. Pse e si, nga cilët?

Çfar ishte e ashtuquajtura Perdja e Hekurt pas Luftës II Botërore dhe zgjatim i kujt vije ishte?

Rrëfenja për spiunët britanikë në Kembrixh që i shërbenin BRSS është gjysmake. Pse?

Pse Shqipëria e krasitur u mbyll në kafaz për 45 vjet dhe vitet pas vitit 1991 kanë patur artistë politikë të së njëjtës regji?

Brendia e librit “Receta Pa Komb” përmban fijet të endura për Europën e juglindjen e saj që nga fillimi i shekullit XX. Ç’domethënë të ndjehesh ndryshe pasi lexohet një libër? Përgjigjen e jep libri “Receta Pa Komb”. Sa vlerë ka në vozitjen mendore të sotme kur zbulohet me këtë libër se busulla mendore e trashëguar ka qenë e ndryshkur? Shumë. Sepse vozitja mendore në të tashmen e për të nesërmen nuk ndalon.

Pse e djeshmja “Closed Universalism”, ishte ashtu?

Pse e sotmja “Open Universalism”, është kështu?

 

Shperndaje ne
Updated: 27 Maj, 2022 — 05:20

The Author

Saimir Lolja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.