Albulena, o mor prita, prita…

Albulena, o mor prita, prita
ndal sulltan o se t’erdhi dita
Gjergj Kastrioti o prej majës kalit
si rrufeja o po zbret prej malit

Gjergj trimi o ia bani benë
po të zuna o në Albulenë
asnji i gjallë o nuk do shpetojë
fushën gjaku o do ta mbulojë

Mbarë ushtrinë o ç’e mori ika
e Vrenovcin o mor ç’e zu frika
me vrap pashë o se t’zu rreziku
mjerë kush mbeti, o mor lum kush iku
Albulena, o mor gropa, gropa
mbet ushtrija, o mor mish për korba

për vend tonë o mor për liri
Albulen- o, do e bajmë Arbri.

Shperndaje ne
Postuar: 9 Qershor, 2018 — 22:44

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons