Zeqir DURAKU: AFORIZMA, SUGJERIME DHE MAKSIMA

1. Njeriu është i fortë SI GURI dhe, është ma i fortë …edhe sesa GURI; veçse, është edhe ma i dobët …edhe sesa NJË FLLUSKË UJI !?!
2. Jo nga mençuria e tij, njeriu SHPRESON dhe BESON, por sepse, NJERIZIU s’ka tjetër kah ia mban!?!
3. Njeriu SHPRESON dhe BESON jo sepse është i sigurt në shpresën dhe në besimin e tij, por sepse, s’ka kah ia mban tjetërkah, NJERIGJORI FATZI !?!
4. Njeriu SHPRESON dhe BESON (në HALL) që ta ngushëlloj e qetësoj veten e, jo sepse duke shpresuar e besuar zgjidh ndonjë problem konkret për vetveten !?!
5. Me QESHË ME ZOR, kuku sa është vështirë dhe sa është rëndë; nëse nuk është ma vështirë …edhe sesa më hangër ZJARR !?!
6. Një E MIRË që ia bën një tjetri, vjen e të bëhet DY HERË e MIRË për veti !?!
7. Njerëz të arsyeshëm dhe plotësisht të menqur në këtë botë, janë vetëm ATA njerëz të cilët sillen me të tjerët ashtu qysh dëshirojnë që me TA të sillen edhe të tjerët!
8. INTELEKTUALET të cilët HAPTAS nuk i kundërshtojnë fetarët dhe fetë, janë shumë më prapanikë dhe shumë më kundërpopullorë dhe më të këqinj edhe sesa fetarët dhe, edhe sesa vetë fetë !?!
9. Gati përgjithësisht, FEMRAT janë ma të bukura; ma të mira dhe ma tërheqëse kur t’i mendojsh sesa kur t’i kesh !?!
10. Derisa njeriu nuk mendon arsyeshëm dhe nuk sillet arsyeshëm në këtë botë e jetë, NJERIUT kurrë nuk do t’i ndalen fatkeqësitë derisa ta zhdukun ATË krejt!
11. Që TË FITOJSH …dhe që të fitojsh SHUMË në këtë botë e jetë, ma shumë sesa GUXIM duhesh të kesh “FAT!”
12. Njerëzit ma FATKEQ në këtë botë, kanë qenë ; janë dhe do të jenë ata njerëz që kërkojnë “MIRË” dhe “SIÇ DUHET” !?!
13. PA U DORËZU në këtë botë, njeriu nuk mundet MË U GËZU dhe as MË U LUMTURU!?!
14. Për t’mundur për t’pasur BESIM në vetvete, në këtë botë, njeriu nuk duhet të ketë mend fare, ose duhet t’i ketë të gjitha mendtë e mundshme !?!
15. Në këtë botë, të FORTËT luftojnë, të DOBËTIT d a sh u r o j n ë !?!
16. Njeriut i duhet DITURIA padiskutueshëm dhe patjetër, sepse njeriu i paditur është “ma KAFSHË” …edhe sesa çdo kafshë e EGËR !?!
17. Edhe MA KAFSHË …edhe sesa njeriu i paditur, është njeriu që di pakçka apo, diçka; sepse njeriu i tillë, rëndom, pastaj kujton dhe këmbëngul se di gjithçka!?!
18. Dituria gabim; dituria e shtrembër apo, dituria e pasaktë për njeriun, është edhe ma e dëmshme dhe ma e keqe edhe sesa pakdituria apo edhe sesa padituria vetë !?!
19. DASHURIA E VËRTETË bëhet vetëm me ndijime, deri të skajshme dhe me veprime të shpënguara, dhe “pa asnjë mend”!
20. Dashuria është DASHURI TAMAM -vetëm nëse bëhet pa mend dhe me gjithë ndijim!
21. Pa e njoftë MIRË së pari, të KEQËN në këtë botë, njeriu nuk mund të njeh asgjë tjetër siç duhet !?!
22. Kush e don dhe e kërkon TË VËRTETËN në këtë botë e në këtë jetë, do ta marr VETEN në qafë dhe “do t’ia nxjerr vetes sytë”!?!
23. Njerëzit E MIRË dhe TË VËRTETË, dhe jo TË KËQIJTË, janë të dënuar, janë fatkëqij dhe, …sa s’ka më fatkëqij, në këtë botë e jetë !?!
24. Në këtë BOTË, njeriu sa më shumë TË MENÇUROHET, aq ma shumë edhe “BUDALLAKOHET”!?!
25. Duke u mençuruar LUMNJERIU, duke u BUDALLAKUAR njeriZIU !?!
26. DALLASHMENDTË njeriun e kanë çnatyrshmëruar deri në atë masë dhe aq keq, sa, njeriu mos t’jetë më, as njeri, as shtazë, as ZOT dhe as DREQ !?!
27. Nga ZORI I MADH, njeriu …edhe THIUT dhe, edhe kujt të duash tjetër, i thot: D A J Ë dhe …jo vetëm DAJË… !?
28. As në VETMINË MË TË PLOTË, njeriu nuk është i vetun krejt, sepse është i shoqëruar ME VDEKJEN e cila, njeriut, që prej lindjes, nuk i ndahet fare dhe asgjëkundi, derisa njeriu të lëshon frymë edhe SË FUNDI.
29. Kur NJERIUT “i pëlqen” ma shumë jeta N’VETMI sesa jeta BASHK ME NJERËZ, njeriu, ose është çmendur KEQ, ose, njerëzit i janë bërë edhe ma të ZI, ma të RËNDË dhe ma TË KEQ, edhe sesa VETMIA vetë !?!
30. V E T M I A është aq e rëndë dhe aq e tmerrshme, sa, është …edhe si VARRI; porse, aq shumë NJERËZ janë, edhe ma të rëndë; ma të tmerrshëm dhe ma të padurueshëm …edhe sesa VETMIA !?!
31. VETMIA është e mirë dhe, është edhe sa s’ka MË E MIRË vetëm kur t’kesh nevojë për TË; përndryshe, është E KEQE, E KOTË dhe sa s’ka E TMERRSHME!?!
32. FRIKA e ka krijuar SHPRESËN dhe SHPRESA e ka krijuar FRIKËN !
33. Në këtë botë SHKOLLA të mëson, të mëson përafërsisht; por, vetëm NEVOJA dhe ZORI të MËSOJNË S A K T Ë S I SH T.
34. Në këtë botë, SHKOLLA të mëson, të mëson, kuptohet; por, vetëm NEVOJA dhe ZORI të mësojnë T A M A M !?!
35. NJERIU, në këtë botë, çka LYP, gjen; veçse, duhet të lypë, ngnjëherë pak; ngandonjëherë shumë dhe, nganjëherë duhet të LYPË aq gjatë dhe aq shumë -derisa ta gjejë GJËNË që e kërkon.
36. Që të mund të jetosh i qetë dhe i lumtur në këtë BOTË, duhesh të jesh MENDJEPAK dhe MENDJELEHTË; apo, ja MENDJEPAK ja MENDJELEHTË !?!
37. Njeriu d u h e t të ketë SY, VESHË dhe TRU LOPE në këtë BOTË, që të mund të jetojë I LUMTUR dhe I QETË !
38. Në këtë BOTË, njeriu duhet të jetë t a m a m IDIOT që të mund të jetojë i patrazuar, i lumtur dhe i qetë.
39. SHEJTANI (DJALLI) fshehet vazhdimisht dhe kudo, por më së MIRI dhe më së KEQI fshehet në FE !?!
40. Njeriu që DI VËRTETË, mund dhe i lejohet që të BESOJË, qoftë edhe në …ÇKADOQOFTË; ndërkaq, njeriu që nuk DI, për t’mirën e vetvetes, mos të guxojë që të besojë NË ASGJË dhe, as në VETEN e VET madje !?!

 

Shperndaje ne
Updated: 17 Qershor, 2018 — 05:02

The Author

Zeqir DURAKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.