Letersi Shqiptare: RrUGËS SË DIELlIT

Cikël poezish nga përmbledhja poetike me titull: “RrUGËS SË DIELlIT”
e autorit Kasam SHAQIRVELA

ShKRUAJ SEPSE VUAJ
(RrEFLEKTIM ShPIRTI)

Edhe rrëfimet e tua tregojnë dell poeti
Që të marrin në krahë si valë deti
Dhe të çojnë nga bregu në breg
Që për vete t’mba, te tjetri s’të jep

Dhe kjo dallgë kërkon stinë prrilli
Për t’i dhënë zë të ambël çdo bilbili
Ta thotë këngën e vet me melodi
Akullin e zemrës tënde për ta shkri.

VREShTAVE BUZË VARDARIT

Pllajat e vreshtave pranë Vardarit(Bardharit)
Shrtrirë mbi fushën e Pella(z)gonisë
Shën Tripuni që na ngeli prej t’parit
Festa e rrushit edhe vreshtarisë

Verë , ti moj e kuqja venë!
Ti nektari ëmbël i hardhisë
Je e këndshme moj e ëmbla verë
E bekuar prej vetë perendisë

Për ty thuan që je e ëmbël
Dhe s’gabojnë kur të shijojnë
Je e këndshme si aroma në lëndinë
Dhe je nazike moj hyjneshë
Gjithkush që të pi pa masë
Ti e deh, n’përqafje e mpinë

Ty moj vera e kuqe si gjaku
Veç me ty më hiqet meraku
Kodra e male ti m’i rrafshon
M ‘ia heq dallgët detit të trazimeve
Sa herë t’mbushur gotën e cakron
Bukur fle në krahë t’përjetimeve
Si n’jastuk të mëndafshtë pushon

Ah, moj venë e kuqe si gjaku
Veç me ty më meraku të hiqet
Të pivtë i riu apo t’pivtë plaku
Nga zjarri i dashurisë zemra i digjet.

KUR TË ThËRrET LIRIA
(dëshmorëve të kombit që e dhanë jetën për Liri)

Zëri i Atdheut atëherë kur të thërret
Ai që i përgjigjet dhe i del zot
Medomos ndërgjegjja unin ia vret
Se, ai që lufton për lirin nuk derdh lot.

Hero nuk mund të bëhet ai që dëshiron
Por hero bëhet vetëm ai që jetën e flijon
Kur atë e palon në Altarin e Lirisë
Siç e dhuruan djemt e bijat e Shqiptarisë

Sikurse Ilazi edhe Antigona me shokë
Që rranë për tu ngitur lapidar mbi këtë tokë
Për Lirinë e Kosovës, Dardanisë Nënë
Ashtu si kishin lindur ata jetën e dhanë.

S’ka gjë më të shtrejntë sesa të flijohesh
Për lirinë e të Atit tënd,t’shtrenjtin Atdhe
Emblemë n’Panteonin Kombëtarë dallohesh
Është ai që n’Altarin e Lirisë i qetë fle!

N’Panteonin e Heronjëve të Kombit vend nuk ka
Për fjalamanë e mburravecë boshë që veç rrinë
Atje ka vend vetëm për ata që n’luftë kanë ra
Vepra e tyre bën dritë për brezat që do të vijnë!

NXITJE POETIKE
(nga një mik poet që sot më nxiti të shkruaja poezi)

O miku im, ti i nderuari poet!
Për atë nxitje që sot ma bëre
Në një moment u ndala n’vend
Luta Muzën si motër nëne
Një frymëzim t’ma bie ndërmend.

Ajo erdhi e qetë dhe mu afrua
Më përqafoi e m’puthi me zjarr
Afshi zemrën seç ma xigëloi
Gjaku vrullshëm s’e la pa e kall.’

Dilnin fjalët nga vetë zemra
Porsi ujvarë vargjet rridhnin
Ndjenja m’preku nga koka e thembra
Kur vargje e strofa poezinë e lidhnin.

Andaj unë në shpirt u lehtësova
Atëherë kur zemra më rrahu fortë
Sot këtë këngë që e këndova
Miqësisë ia hapa edhe një portë.

Të nderojë nga zemra miku im poet
Për fjalët e ëmbla, balsam për plagë
Kjo pra njeriun lartësive e qet
Dhe jo ato fjalë që lënë vragë.

LËMSh U BË
(LOT PREJ QIELlI)

Ah,këta lotët e qiellit kur bien
Si litar i zgjatur teposhtë lëshohen
Njëra palë për këta gëzohen
Kurse pala tjetër hidhërohen

Dikush kërkon ombrellë të mbrohet
E dikush dëshiron degët t’freskojë
Madje dhe trupin ta shpërlajë
Por edhe rrënjës etjen t’ia shuajë.

Zogu n’kep këndon me zë
Për këtë gjendje tepër vuan
S’ka kush ta dëgjojë më atë
Lëmsh u bë të mençurit thuan!

EDhE MOShA ËShTË E BUKUR

Sa po më shijon një gotë me verë
Ta kem tani, më ka rra n’mend, dua ta pi
N’tavolinë me mua përballë të më rri
Një zonjë e bukur me sy ngjyrë deti
Ta përkundë n’krahë si bukuroshen e fjetur
Dhe unë kësaj lule të kem t’i marrë erë
Me zemrën e kallur flakë e shpirtin e etur
Për një lule të bukur, për një verë të vjetër
Se një zanë mali më ka bërrë për veti
Mbrëmjeve në kopështin e ndritur me hënë
Një këngë shpirti t’ma nxjerrë nga veti
Si një duf zemre, si një fllad në verë
Le të vijë muza e le të më puthë një herë!
Le të më marrë në krahë dhe dallga e detit!
Le të më dehë lulja me të këndshmen erë
Dimrin mosha që ma mban përmbi krye
Me zjarrin e zemrës lulja le të ma shkrijë
Dhe kënga e bilbilit le të ma kthejë n’pranverë
Ah, dhe çdo moshë e paska bukurinë e vet
Ashtu siç e ka shijen dhe e vjetra verë
Po qe se di ta pishë atë me lezet
Dhe jetën ta shijosh me moshën përherë.

KY AKULl ZEMRE

Rritet akulli ditë për ditë
Varet strehës stalaktit
Si n’janarin flakadan
Përmes kullash
Ngjyrë gri
Tyta pushkësh
Dhe oxhaqet
Tymin përpjetë
Lokja e Madhe
Det mendime
N’shpirt rënkime
Veç e përpush
Prushin e kujtimeve
Ndizet zjarri
Kallet shpirti
Po rreh zemra
Vuan mendimesh koka
Mundueshëm shkel thembra
Udhët e gjata për Shqiptari.

Si një fëmijë bonjak i lënë
Loti i nxehtë pikon shkul
Derdhet faqeve të trëndafilta
Mall për Atë, mall për Mëmë
Dhe për Gjuhë dhe për Vatan
Shkrin acarin, mshel kallkanin
Dhijareve t’Atdheut të vet
Vertikal dhe pa u përkul.

Janarët lindin vetëm yje
Përmes flakësh ata dalin
Shpirt e zemër vetë e kallin
Hapin e tyre s’e ndalin dot
Jetën atdheut ata ia falin
Kurrë s’qajnë, s’derdhin lot
Ata kur vdesin bëhen yje
N’rrugëtimin veç prej Lirie!
Dëshmorët nuk vdesin kurrë
Por ata bukur shndrijnë
Vetëm ata këtë akull zemre
Mbase një ditë nën rreze dielli
Dhe do t’munden të ma shkrijnë.

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Postuar: 24 Qershor, 2018 — 09:49

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons