Veçoritë e personalitetit dhe imazhit të Gjergj Kastriotit

Edhe pse shumë studiues nuk kanë qenë shumë të fokusuar në detajet e jetës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë qenë të interesuar, por mbi të gjitha ata e kanë njohur Gjergj Kastriotin si një personalitet të madh, vizionar dhe trim e mbrojtës të civilizimit të përbashkët europian.

Prandaj detajet se sa ka qenë i madh, çfarë imazhi apo si ka ngrënë e si është vesh nuk i ka interesuar aq shumë autorëve që kanë shkruar për të se sa vepra dhe gjurmët që ai ka lënë gjatë lidershipit të tij dhe luftës kundër pushtuesit barbar osman. I vetmi që ka shkruar ka qenë Marin Barleti në veprën e tij me disa detja për shkak se ai ishte bashkëkohës, dhe se vetëm bashkëkohësit mund ta dinë se si ishte në tërësi ai personalitet. Dhe tani që po sjell këtë gjetje interesante (një skicë biografike e jetës së Gjergj Kastriotit të vitit 1828) nga kjo letër edhe të një bashkëkohësi tjerë i cili na e sjell një imazh real dhe madhështor të heroit, strategut dhe avokatit të qytetërimit tonë europian.

“Një hundë butësisht e lakuar si shqiponjë, një fytyrë të bardhë e përzier me pamje të skuqur dhe të shëndetshme, si rezultat i aktiviteteve te tij në diell, ballë të lartë të gjerë, sy të zi në të kaftë dhe mjekër të stilit të heronjëve të vjetër me reputacion…

Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz…me dhunëti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…

Ai ka një trup të fuqishëm dhe të pazakontë fizik, dhe unë e kam pare disa herë atë ne beteja…

I veshur me të gjelbër me një rrip shumë të mirë në mes… pantallona të gjera me shtrese tek kembet te corapeve ne të kuqe dhe çizme te verdha janë stolia e tij e zakonshme.

Natën shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati.

Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombetare (artit te veshjes se vendit)…

Ai është jashtëzakonisht i masës në te ngrënë dhe në të pirë… ndersa për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)…

I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar.

Me pak fjalë, bota është shpirti i tij, nga zemra e tij njihet vetë ai.

Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuasje të gjithë luftëtarëve të tij i njeh.

I urtë dhe i kujdesshëm në këshillat e tij, ai i shqyrton planet e sukseseve ose dështimeve të tij, por kur ai i dizajnon planet një herë, ai i ekzekuton ato me vendosmëri dhe shpejtësi si rrufeja.

Përveç gjuhës së tij amtare, ai flet plotësisht turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe Velshisten;poashtu ai e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake,  librat më të preferuar të tij janë jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentaret e Cezarit.

Ai përdori historinë e vjetër të Livit dhe përshkrimet (direksionet) e tij duke i nxjerrë ato si rregulla për qeverinë e tij dhe mënyrën e jetës prej tyre…”

(Ky shkrim është botuar për herë të parë në mediat e shkruar në Gusht të vitit 2015, dhe është pjesë e shkëputur nga librat e autorit mbi figurën e Gjergj Kastriotit, ndërsa tani ribotohet me rastin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut)

Shperndaje ne
Updated: 24 Qershor, 2018 — 09:57

The Author

Gjon Keka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.