Simboli i Dragoit dhe Gjergj Kastrioti

Dragoi ka luajtur gjithnjë një rol të madh në mitet pellazgo-ilire. Dhe ky ndikim i kësaj kafshe ka patur në shumë periudha ,në shumë personalitete që kanë ardhur në botë me fytyrë simbolike të tillë ,sidomos në shumë raste si mbrojtës të atdheut të tyre .Ky simbol,këto ëndërra që njerëzit që lindën udhëheqës shtetesh,të mëdhenjt e tyre si sundues për kombet dhe botën ishin shpëtimi i civilizimit dhe i qenjes së kombit të tyre.Pra në shumë raste dalin të jenë restaurues dhe riprodhues se sa dëmtues të njerëzimit.
Dragoi ishte një krijes e mrekullueshme i përbërë nga kafshë të ndryshme,i quajtur ndryshe si gjarpër monstruoz me përbërës të krokodilit, të luanëve, të formave të këmbëve të shqiponjës,krah të peshqëve të mëdhenjë etj.Sipas mitologjisë çdo shtëpi ka nga dy gjarpërinjë ;një gjarpër mashkullor dhe femëror, që kanë si qëllim mbrojtjen e shtëpisë ,pra janë si shpëtimtar të shtëpisë.Poashtu sipas mitologjisë gjarpërinjtë u përdorën si simbol magjik në shpata dhe helmeta, pastaj në zyra të heronjëve të shumtë janë gjendur simbole të tyre të dragojëve identik.
Gjarpëri sipas mitologjisë del të jetë edhe instrument i riprodhimit dhe restaurimit të dëmit që goditi njerëzimin.Dhe kjo shihet nga ajo se si dy gjarpërinjtë bashkoheshin me shkop magjik të Kadmusi dhe Hermione, ose si Zeusi dhe Proserpine.
Ndërkaq edhe Nëna e Aleksandrit të Madh, arbnorja Olympia, kishte parë fytyrën e një gjarpëri të llojit të dragoit me rastin e lindjes së Aleksandrit të Madh duke i dhënë atij cilësi të mbinatyrshme.Poashtu në shtratin ku u lind Scipio afrikani,ishte gjetur një gjarpër si dragua. Dhe shumë shembuj të tjerë në mitologji për të ardhur edhe te shembulli i lindjes së Gjergj Kastriotit dhe ëndrrës së nënës së tij Vojsavës, e cila kishte parë në ëndërr se kishte lindur një dragua që mbulonte Shqipërinë në tërësi si një gjigant duke u shndërruar si armaturë mbrojtëse e vendit të tij , ndërsa bishti i tij mbërrinte në Adriatik e deri në Jon,dhe se në gojën e tij të zjarrtë kishte djegur (shembur) tërë Perandorinë otomane.
Dhe jo rastësisht Gjergj Kastrioti u quajt „Dragoi i Arbërisë“ , sepse ai ishte një gjigand, dhe siç dihet gjigandët këta bij të tokës sikur që ishte Gjergj Kastrioti kishte këmbë të dragoit dhe krah shqiponje.

© Gjon KEKA

Shperndaje ne
Updated: 28 Qershor, 2018 — 03:22

The Author

Gjon Keka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.