Kultura Kombëtare: Kasam ShAQIRVELA – FAKTET JANË E VËRTETA

TË GJIThË PËRKULEMI PARA TË VËRTETËS
(na vinë apo s’na vinë mirë neve ajo s’ka rëndësi fare)

Njerëzit e shkencës, duke u bazuar në traditën gojore popullore të përcjellur nga brezi në brez, për të mos e lënur në harresë njerëzimi si dhe për të ditur dhe nxjerrë mësim gjenertat e reja nga e kaluara e popullit të vet apo ndonjë populli tjetër, e cila e kaluar, qoftë edhe e hidhur, duhet të pranohet ashtu si që është.

Nikola Rot, thot: “kritika duhet ë jetë e shëndoshë, qoftë dhe e hidhur ajo duhet gëlltitur si e tillë”! Pra e kaluara nuk mund të fshihet nga kujtesa e atij të cilin ajo: e preki në lëkurë, ai e përjetoi në shpirt dhe e ndjeu thellë në zemër ashtu siç qe më atë kohë! Edhe sikur të ndërrohet libri i historisë së njerëzimit apo t’i fshihen me gomë rreshtat e faqeve të zeza, faktet historike do të mbesin të tilla ashtu siç u prodhuan në momentin dhe kohën e dhënë, në kujtimet e popujve ashtu si edhe i patën përjetuar ata vetë gjatë historisë së tyre njerkë.Si t’i fshijmë kronikat otomane, bizantine, sllave, romake, angleze, gjermane, franceze..?

Ata sit ë tilla janë nëpër arkivat e tërë botës! Një fjalë e moçme thot: “para të vërtetës përkulet edhe Zoti”! Gjithsesi se po, sepse e vërteta është vetë Zoti! Si ata që e kërkojnë ndërrimin e historisë, si ata që e propagandojnë atë dhe si ata që do ta marrin nismën e ndryshimit faqezi të gjithë këta do t’i takojnë njërit nga tri grupet e njerëzve; -ose duhet të jenë pasardhës të pushtuesit që erdhën në jetë në këto troje të pushtuara duke lindur si prodim i dhunshëm nga një akt vandal i përdhunimit seksual siç e thot populli, “dobiç apo kopil”, -ose të lindur me të meta mendore andaj smund të gjykojnë drejt për punët që i bëjnë edhe kur janë në dëmin e tyre, siç e thot populli, “derdimen”, -ose të jenë lathitur në tru dhe të kenë kaluar në tregtarë të kulturës dhe historisë kombëtare e të cilën e shesin për një pagë mujore sa të një hyzmeqari namqorr dhe të cilëve u rri për shtati emërtimi që u ka hije sot e mot-tradhëtarë të komit të vet! P

ra siç na e rrëfen historia e jonë e bujshme por me lot ndër sy, e përgjakur shumë, deri në skajshmëri, e dhimshme sa t’i dhimbset gurit edhe drurit! Pra, ky popull i vuajtur nuk kërkon kurrgjë nga të tjerët, por ama nuk e jep as të vetën dhe as që lejon që diush t’ia qepë xhamadanin sipas qejfit, shijes dhe interesit të të huajit!

Sepse ky popull që në lashtësi e kishte epitetin “populli hyjnor”, është bujar, mikpritës, tolerant, me tru pjellor-krijues por ama asesi nuk është sadist dhe mazohist që t’i pranojë pushtuesit e vet si shpëtimtarë të tij, dhimbjet dhe sakatosjet që ia bënë pushtuesit në trupit e tij t’i pranojë si delir shpirtëror në trans?!

Pushtuesit e popullit shqiptar ishin të gjithë njësoj, me një emërues të përbashkët që quhet-zaptues! Dallimi në mes tyre ishte në mënyrën e kalërimit të pamëshirshëm mbi shpinën e “Gjokut të Bardhë”. Pushtuesit e Arbrit që edhën nga vende të ndryshme , me të vetmin qëllim për t’i pushtuar dhe plaçkitur tokat dhe pasuritë natyrore të “Trojeve të Arbnit”, i kishin të ndryshme vetëm “mamuzet e çizmeve të tyre zaptuese” me të cilat i binin brinjëve atit të pashaluar-mustang në stilin e kaubojve të “Perendimit të egër” në emër të “zbutjes” vetëm e vetëm për ti vënë fre e ndërgojsë, me qëllim të kufizimit të lirisë personale dhe asaj kolktive.. !?

Që kjo, mëpastaj, do të rezultonte me varfërim të skajshëm, me ngecje në zhvillimin individual dhe kolektiv të popullit shqiptar si në fushën arsimit dhe arsimimit, si në fushën e zhvillimit ekonomik, shkencor e teknologjik, me pasoja fatale në vetë shqiptarët në format siç janë: pakësimi-zhdukja, shpërngulja-dëbimi dhe asimilimi-tjetërsimi i shqiptarëve….! Historianët antikë shkruajnë..”kur iliria numëronte shtatë milionë frymë..romakët ishin katër milionë frymë”..! Shtrohet pyetja, sot ku jemi dhe sa jemi ne shqiptarët?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 8 Korrik, 2018 — 04:04

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.