Kasam ShAQIRVELA: CIKËL POETIK – “ UdhËS SË DIELlIT “

CIKËL POETIK marrë nga libri me titull:
“ UdhËS SË DIELlIT “ , të autorit: Kasam ShAQIRVELA

VISARE ILIRE

Atje lart ndër Bjeshkët e Sharrit
Buron vrullshëm më një shpat
Uji sikurse ar, rrjedh me rëmbim
O shumë i moçmi, ti lumi Artat!
Penastinë time ma sjell në kujtim

Ndër stinë të motit ti nuk ndalesh
Ditëve dhe netëve të bukura ilire
Nga kërcimi i Menadës po kallesh
Ti mbart me vete shumë xhevahire

Edhe Pellagun mes e përmes ma veson
Për çdo mëngjes faqet butësisht ia lanë
Fushës së Pollogut bukur gjarpëron
Flladin tënd ta ka Hisari me Kalanë

Dhe valltarja ilire sërish vallëzon
Menatë, Menata ajo nuk ndalet
Që kur Pellazgu këtu jetën fillon
Tempullit të Dodonës ajo i falet

Lisat u rritën me princa dhe mbretër
Edhe Dodona nuk mbeti pa skeptër
E shenjtë kjo faltore prej perëndishë
Në zemrën e trojeve të Pellazgjisë.

ARKITEKT I ShPIRTIT

Sot, gjithë ditën e lume
është, gjithnjë, rëndë e më rëndë
të ndërtosh mes popujve ura
kur hapësirae nënqiellit
që ti e ndanë me të tjerët
është e helmatisur nga djajtë
që të ndodhet aty pranë…?!
Tani shtrohet pyetja,
cili është Juda ndër ne, këtu?
Ti, në këtë kohë të pakohë,
duhet t’i njohësh konturet e ndjenjave
por, gjithsesi, edhe shtyllat e shpirtit
për tu bë një arkitekt i shpirtit dhe trurit
dhe ta projektosh e mandej edhe ta ndërtosh
një urë, që, njërin themel e ka tek njëri breg
e tjetrin themel e ka në bregun tjetër
në mes rrjedh lumi i rrëmbyeshëm,
djathtas e majtas dy fusha buke të ndryshme
pra, zemra nuk pranon përgjithësime
ajo është pjesë e patjetërsueshme gjenit tënd
ashtu siç ishte krijuar në fillet e pikënisjes sate
dhe madje ti duhet të zbresësh poshtë
atje tek themelet, dhe migjithatë,
duhet të zbatosh standarde universale
me të cilat ndërtohet e fortë një urë
që i lidh dy brigjet që nuk e kanë
të njëjtën lartësi mbidetare,
as dhe të njëjtin konfigurim tereni
aq më tepër mbi një lum të rëmbyeshëm
që i ndanë së paku dy kultura,dy tradita
dy gjuhë të ndryshme mes veti, por
që jetojnë nën të njëjtin nënqiell
dhe që e thithin të njëjtin ajër
madje që është i kontaminuar
si dhe i ngroh i njëjti diell
dhe e hanë madje të njëjtën bukë
që prodhohet nga e njëjta tokë pjellore
prore nëse do që ta bësh këtë Urë
duhet të thellohesh fortë në mendime
sepse kjo punë është me zarar
t’i thuash vetes se je burrë
dhe ta bindësh gjenin tënd
se ti nuk bën gabime,nuk shkel rregulla,
nuk përmbys kanun e zakone oxhaku
Fisi e Lisi që kur i pari e nisi nga vetë Plisi
ti, pikërisht atëherë, kur i bashkon brigjet
e atij lumi jo të qetë, lumit-uragan,vigan!
përmes urës tënde që është e dimensionuar
të bartë shumëçka, të lehtë dhe të rëndë
qenie ofenduese e lakmuese
madje plangprishës edhe ndërtues
pa pritur dhe pa kujtuar
si për atë që vjen për ta ndrequr
si për atë që vjen për ta shkatërruar
dhe ua mundëson të gjithëve
të njëjtin kalim të sigurt
përmbi lumin e rrëmbyeshëm
madje dhe tepër vërshues
tokash pjellore të sinorit tënd
dhe të sinorit të tij
edhe pse të ndara për jetë
me fajin e të tjerëve apo
mbase edhe me fajin tënd,
ti, këtë gjë, e di më së miri vetë!

NË KRAHËT E JONIT

Mendimet ecin, ecin e nuk ndalen
Tek ngjarjet historike buajnë me net
Alltarëve ku jetë trimash falen
Dhe shpirtrat e tyre tek pushojnë mbi retë

Valët e Jonit, këndshëm, të përkëdhelin
Barkat me vela i tund era si përherë
Kujtimet e mbresat vizitorit ç’i ngelin
Peng për mbamendje kaltërsisë së thellë

Atë që njëherë e merr në krahë Deti Jon
Vala e tij e ngrohtë e lag në trup e faqe
Atë qetësi shpirti gjithmonë e kërkon
Tek kaltërsia e tij ai gjenë paqe!

VERANDA IME

Ah, kjo verandë rrëzë atij mali!
lundrimin në kohë ç’ma kthen mbrapa
kujtimi për vitet e shkuara seç më çmalli
për një çast dëshiroj me ju të kem gëzuar
dhe t’i kem shkruar ca vargje me ashk xhani
e në ditët e ardhme t’kthehem për t’i kujtuar
mbase peshën e viteve do të ma lehtësojë
atherë kur t’më ndalen përçapjet me hapa
veranda ime t’ma ndezë zemrën,ajo le t‘këndojë!
***
Në verandën time unë i etshëm falem
sa herë që zemra ime zjarrmi m’ka
aty në të shpirtit flakë digjem e kallem
nuk pyes për borën që mbi kokë m’ka ra
as për barrën e viteve që kërma ma mba.

MALlËNGjIM PËR GRA(Zh)DIM

Kishte dëshirë të madhe, në jetë,për gjithçka
Punoi me nderim dhe me shumë përgjegjësi
Pjesën më të gjatë t’moshës e kaloi dikah
Duke bluajtuar nocionin që i thuanin drejtësi

U munda ta zbërthejë në mënyrën më të drejtë
Dhe ta lidhi për grazhdi,aty ku e ha tagjinë
Sa herë që donte,praktikisht,ta shtronte në jetë
Shkumba që i rridhte gojës,e bënte komedinë

Jeta njerëzore, këtë kohë, një dramë e vërtet’!
Shantazhi, bezdisja, ndërkëmbëzat ojnake
Imazhe tragji-komike,stereoptipe,amoralitet
Fajësia gjithnjë lakuriq,por,mbetet bonjake?!

Ca janë mjeshtër të vërtetë të shkallëve magjike
Ç’i kacavirren të përpjetës si macja për druri
Për të bërë karrierë bëjnë edhe veprime satanike
Vetëm se gjëra të dobishme assesi t’u pjellë truri

Shtiren e mbahen si engjëjt pas Darkës së Fundit
Aktrojnë bukur,tamam sikurse të jenë palaço cirku
Mësallën e Nasradinit, n’mend, gjithnjë fortë e tundin
Se punën kryesore në jetë,pa mëdyshje,ua bën qirku!

Edhe përshëndetjen,në emër të miqësisë,e kanë të zbehtë
Resëtarë patologjikë,vreri sa nuk ua gëryen mushkërinë
Çdo veprim i tyre është i tejdukshëm,kuptohet fare lehtë
Janë dhe mbeten shfrytëzues të vlerave,e jo krijues për shoqërinë!

MALËSORJA E SHARrIT

Malësorja ime, ti vasha shqiptare
Vashë e bukur, ti femër bujare
Në punë shquhesh më e para
Qoftë te shtëpia apo tek ara

Edhe barreshë ty të ka hije
Kur hidhesh Bjeshkëve t’Sharrit
Me Sharkën krahëve malit mi bie
Skardinë moj trimneshë, me shtat selvie

Flokët si mëndafshi n’gërsheta zënë
Kaçurrelat e verdha lëshuar shpinës
Ma bën hapin si me qenë Zanë
Ti Malësorja ime, motra e Doruntinës

Mintanin me pala shtrënguar në bel
Edhe zemrën e trimit e bën për vete
Rrugës së shpatit sa herë që del
Delet e bardha n’ shtrungë me i mjelë

Drapnin fortë e mban në të korra
Llërët përveshun nëpër korije
Por dhe lapsin se lëshon nga dora
Me zell të madh e afsh diturie

Madje dhe pushka kur kërset
Në këto anë siç është zakon
Istikamit nuk ja ke frikën
E zen vendin që të takon

Ty, moj malësorja ime
Toka e Arbnit të lindi trime
Edhe nuse kur martohesh
Traditës tënde nuk i largohesh
Ti je bujare, ti je princeshë
Sikur Nica Illyreshë, e kur
Mbi supet e tua jeta rëndon
Ti s’lëshon pe, e fortë qëndron

Ti që m’je moj nusja e Lalës
Nuse fisi edhe oxhaku
Ti moj që më rri peng i fjalës
Dashnia jote më e fortë se meraku

Vite të rënda mban pë vete
Ti, me këngë e pret pranverën
Grua dhe burr’ për një trohë jete
Shtëpis’ së fisit nuk ia mshel derën

Edhe Penelopa të ka zili
Sepse ti, pret vite njëzetedy
Lindur e rritur në këtë malësi
Natën e gjatë, ditë e agon Ti

Sa herë gdhihesh përmbi vek
Ai veku yt pandal vekon
Me duar t’arta me drugëz tek
Burrit tënd ylber i mbaron

At’ ylberin që se ka mbarimin
Për ta ngjeshë kur të kthehet
Sharri Plak seç ta fal durimin
Plangu i shtëpisë kurrë s’të thehet

Ti u mplaksh ndër vite t’bardha
Plot me nipa edhe mbesa
Ndërgjegja jote e pastër lot
I ka rrënjët thellë tek Besa.

RrOPATJE MENDIMESh

Dhe rrugën ç’e mori mendimi
Përpjetës sizifçe t’i ngjitet
Fillin nga Lindja, sytë nga Perendimi
Ç’i shkarkon mendja mal-mitet !?

Pelazgçe detet i mbushë e verteta
Drejt lumit të lotve me vërshimë
Sa njerzimi sot bluan nga vetja
Pse ujemi të jepet për Hiroshimë ?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 12 Korrik, 2018 — 22:02

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.