LAJMËTARËT E LIRISË
Trimat të thirrën, ti, nuk i dëgjove,
të shkruan, por ti, nuk e lexove,
të trokitën në derë, ti, nuk u lajmërove,
të takuan në rrugë, por ti, drejtimin ndërrove!
Ti,prap nuk besove!
Kënga,pushka e trimave,
u dëgjua,u perhap në çdo qytet, kaloj male,
nën thirrjen e luftëtarëve,
u krijua Ushtria Çlirimtare.
Ti, po deshe, prap mos beso!
Nderin dhe këngën, s’mi ndal dot,
të bëjë të të qajnë,të mbytesh në lot,
kjo tokë,shqiptarin ka zot,
Shqipëria do bashkohet,sot, jo n’mot.
Pra,edhe njëher,mos më detyro të të vij tek dera,
të jap fjalën, nuk do pres të vij Pranvera.
Ti servil,tradhëtar,lëpirës e lakmiqar oo gjakprishur,
kot më sillesh me armikun vërdall,
jam me gjakë nga gjaku i Gjergjit, jam Shqipëtarë.
Islam Idrizi 16.07.2018