Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë dhe Qendra e Studimeve Pellazgjike Tiranë organizojne Simpoziumin e V-të shkencor “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”

Njoftim

Në datat 20-21 tetor 2018 Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë dhe Qendra e Studimeve Pellazgjike Tiranë do të organizojnë Simpoziumin e V-të Ndërkombëtar “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.
Në këtë Simpozium, që do të mbahet në qytetin historik dhe turistik të Vlorës ftohen të marrin pjesë me studimet e tyre të gjithë ata historian, arkeolog dhe gjuhëtar shqiptar ose të huaj, apo studiues të pavarur që kanë bërë zbulime dhe studime të reja mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Europës dhe botës.


Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe kanë diçka të re për të na thënë, janë të mirëpritur në Vlorë, duke na dërguar posaçërisht deri në muajin shtator studimet e tyre (deri në 3 faqe) në shqip dhe anglisht, të cilat do të botohen në revistën shkencore “DODONA”.
Lutemi të gjithë biznesmenëve shqiptar në diasporë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi që të kontribuojnë financiarisht për mbarëvajtjen e këtij simpoziumi, i cili ka rëndësi themelorë për origjinën e shqiptarëve, duke ditur që Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Kosovës nuk e njeh teorinë e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët, ndërkohë që fqinjët tanë Greqia dhe Serbia kanë falsifikuar historinë tonë duke fabrikuar histori të rem në favor të tyre.
Ju bëjmë thirrje të gjithë dashamirësve të çështjes shqiptare, të historisë sonë të lashtë, të mitologjisë, të heronjve dhe perëndive pellazgo-iliro-shqiptare, që të mbështesin organizimin dhe mbarëvajtjen e Simpoziumit të V-të “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.

Jemi në pritje të kontributit tuaj.
Ju faleminderit!
Çlirim Hoxha
Drejtues i Bibliotekë Vlorë
c.hoxha@yahoo.com
Prof. Dr. Luftulla Peza
Kryetar i Qendrës së Studimeve Pellazgjike Tiranë.

Shperndaje ne
Updated: 25 Korrik, 2018 — 19:47

The Author

Çlirim Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.