Thallassa, fjalë etruske-ilire-pellazge -shkruan Zacharie Mayani

Është një fatkeqësi e madhe ,kur sot e kemi botë në “ grusht “ falë komunikimit elektronik  , kur të gjitha bibliotekat e botës e kanë humbur paprekshmërinë e tyre  dhe mund të lexojmë edhe detajet më vogla  të librave “ të fshehur për ne ; neve na dalin në skenën mediatike spekulantet ordiner  të cilët edhe nga mosdija  (plus  nga “ urdhëri “ ) edhe nga shpirti i lënduar i tyre na e ç`orientojnë mendimin kombëtar.

Pasojat janë të rënda  nga metodat e ndryshme të përdorura për humbjen e interesimit gjithëkombëtar për atë se kush ishim , dhe nga dëshira e “ dhënies “ së certifikatave të lindjes të atyre që kanë lindur diku larg e larg nesh .
Por , në unin tonë duhet të rrjedhë  vëra  me mjaltë  shqiptare  ,që ta pasqyrojmë  të vërtetën tonë me aq sa mundemi . Dhe, do ia arrijmë ! Ne duhet të jemi koha e të vërtetës.

Pse kjo luftë pikërisht kundër kombit shqiptar, që nuk është e re, por ka bisht të gjatë historik pas vete? Pse një kombi i përzihen në identitet ato shtete me marionetat shqiptare? E pastaj, si është e mundur që ato shtete aq lehtë gjejnë mbështetës të flakët për ta vazhduar luftën e ashpër shqip kundër kombit shqiptar dhe në mediat shqiptare? ( shkruan Naser Aliu )

Të dalim në rrënjët tona , ashtu të fshehura thellë në tokë e nën ujë,  të fshehura aty ku edhe shkatërruesi nuk e di që një ditë do të gjenden.

… “ Herkuli duke qenë ixnac  ( idhnak ) nuk ishte aq i lehtë që luhej me te.” – Në kapitull mbi Herkulin , Zaharie Mayani  në librin e tij : “Les Etrusques commence a perler “ ( faqe 197 ) shkruan:  Ju fola për
“ s l i a “ -n që vazhdimisht gjendej në kuzhinën  etrusko-ilire  . Por edhe nëse kërkoni nga një shqiptar pak “shlli  “ do të ju kuptojse kërkoni kryp. Edhe pse ka mendime të ndryshme  që “ shllia “  ishte së pari latinisht Mayani është shumë këmbëngulës kur thotë : “ Sa e lezetshme është fjala greke
“ Thallassa” që kuptohe Deti.

Kjo fjalë nuk ishte me origjinë greke.. Ajo vjen nga fjala e gjuhës vendore ( indigjene) nga e cila kur  dikur erdhën grekët së pari në bregun detit i pyesin vendoret: “ Çka është kjo ? . Në gjuhën indigjene ( vendore ) “ thallassa” i thuhej “ ujit me kryp “..
Pra te spjegojmë :

SHËLLIRË f. 3. Ujë deti i ngopur me kripë, nga i cili nxirret kripa në kripore; ujë me sasi të ndryshme kripe, që përdoret në industri. Reparti i shëllirës.  (fjalori i gjuhës së sotme shqipe )
Kor ka edhe  më shumë : SHËLLIRË f.

  1. Ujë me shumë kripë, në të cilin mbahen djathi, ullinjtë, turshitë etj. për t’i regjur e për t’i ruajtur; ujë me shumë kripë ku janë mbajtur për një farë kohe djathë, ullinj, turshi etj. dhe që ka marrë shijen e erën e tyre. Shëllirë e fortë (e butë). Shëllira e djathit (e ullinjve, e turshive, e lakrave). Bëj shëllirë. Vë (fut) në shëllirë.
  2. Bulmet i lëngshëm shumë i kripur (gjizë e shtuar me ujë, kos i holluar, dhallë etj.). Hanin bukë e shëllirë. Ngjeu kafshatën në shëllirë.
  3. Ujë deti i ngopur me kripë, nga i cili nxirret kripa në kripore; ujë me sasi të ndryshme kripe, që përdoret në industri. Reparti i shëllirës.
  4. Tokë shumë e kripur, zakonisht gjatë bregut të detit, që zë përsipër një cipë të hollë kripe dhe nuk ka bimësi. I shkripëzuam edhe shëllirat.
  5. përd. mb. Shumë i kripur. Ishte shëllirë gjella.

* Dhia e shëllirës dhia e vetme e të varfrit, nga e cila merrte pak qumësht. E luan gishtin e shëllirës (e lëngut) dikush shih te LUAJ. ‘

“Këta vendorët ( indigjenët ) ishin me rrënjë  pellazge-ilire – shkruan Mayani , dhe se nuk kishin nevojë t`i prisnin shekujt që ti sjellin latinet e që nga ata të huazojnë “salire”.

Ata  ( Pellazgët ) e kishin shijuar  “ujin e krypur”   shekuj e shekuj më herët që nga Mesdheu në Kretë, në Egjypt e Palestinë disa ( shumë ) shekuj  pra lindjes së Romës.

Ka kaluar koha kur thoshim “ ishte greke ose romake “ sepse siç e thotë Elena Kocaçi ,ne ishim para tyre këndej pari

Pra . nga gjuha e të parëve e mësuat  që “ idhnak “ dhe  “Thallassa” (shëllira) është trashëgimi etruske -lydiase -hitite .

Fahri Xharra, 21.08 2017
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 1 Gusht, 2018 — 05:40

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.