Unë , këtë ujë nuk do ta pi kurrë

Desha të bëj një ndryshim në mënyrën  e të shkruarit dhe të fus edhe mak menquri të odav të burrav:
“Babai im rahmet past , kur unë isha i ri ma tregojke ni mesele të ni hoxhe  të ni katuni në Kosovë. Në Vaktin e Turkisë , në ni katun kish pas asrdh ni hoxhë me familje prej dikahit , për të mbajt fenë si duhet.. Kryesorja hoxha fliste shqip, mileti menonte se ishte i Makedonisë. Por , ai ishte shum` i menqem dhe e v`rejti ni gja që katunar`ve nuk iu kish spjegue kush . I kishte porositë  hyzmetqaret që t`ia sillnin ujin e pijes nga nji katun tjetër mas bjeshke.U hap fjala që hoxha  koka tranu` dhe nuk po e pijka ujin e katunit , dhe filluan ta injorojnë Nga frika që mos  “BIKu” i  asaj kohe mos po e transferonte dikah tjetër  , sepse këtu kishte ra në “tula të magarit” e nuk donte të largohej vendos me gru`n që edhe kta ta pijnë ujin e katunit . Ta pijnë ujin ose të ikin.
 
Kush ishte problem i ujit ? , ( në mungesë të jodit në ujë ) , Mbi 60 % të katunarëve dhe katunareve ishin me gushë . Pra, gushana. N`at vakt nuk dihej për funkcionin e gjëndërrave tiroide dhe pasojat e mungesës së jodit .  Por hoxha i shkolluem i kishte ditë ket marifet. Katuni nuk ia pranonte të vërtetën
 
Ndiq mos me  e zgatë babai jem , rahmet past më thoshte ‘ në raste të caktume ose pije ujin e katunit ( pa jod)   ose ik.
 
Por me këtë desha t`iu bindi që përkundër asaj që janë ngritur i madh e i vogël në mohimin kombëtar, në vjedhje të shtetit , në krijimin e partive mashtruese gjoja patriotike ( për bashkim kombëtar ) unë këtë ujë nuk do ta pi dhe nuk do të iku.
 
Shpifjet , denigrimet kanosjet nga më të ndryshmet  nuk do të më lëkundin nga ideja dhe dëshira e ime që me aq sa kam mundësi të jem në mbrojtje të çështjes kombëtare . Nuk më mashtrojnë as nuk i lakmoj as milionave e as jahtave milionëshe që trashëgimtarët e mi të turpërohen me gjenerata nga unë, por ata do të kënaqen me shkrimet e mia dhe me ideologjinë time në mbrojtje të dinjitetit personal dhe kombëtar .
 
Ne ia rifilluam si në kohën e pas vdekjes së Skënderbeut të sigurt që do të përsërisim tragjeditë kombëtare , dhe më e keqja  që truri i kombit do të ikë nga atdheu dhe do të mbesim vetëm ne , që i besojmë asaj që na thuhet në xhami .
 
Lexueseve të mi , ata që më duan apo jo , iu tregoj që edhe Esdad Pashë Toptani kishte pasuri të madhe të pa tundshme me Shqipëri dhe ashta  Shqipërisë , por mbeti në  baltën e historisë . Historia do të shkruajë  me siguri për të gjithë ata që  sot i kanë “dizginat “ shtetërore dhe fetare, për të gjithë ata që në mënyra të ndryshme për kundër parasë i mbajnë mediet në dëmin më të madh së pari të fëmijëve të tyre e pastaj të tjerëve. Historia e sotme shqiptare është plotë arusha e ujqër ,  hiena e çakalla por luanët po mungojnë. Luanët e kombit janë një specie në zhdukje.
 
E huazova këtë postim të mikut tim të nderuar Naser Alia ( Lis Bukuroca ) :” Nëse shan kombin, ji i sigurt se do të ftohesh nëpër shumë tv debate. Nuk mund të imagjinohet në Gjermani, t’ i ofrohet një audiencë rrugaçëve ordinerë. Tek ne aq sa më shumë rrënon kombin, aq më shumë të përkulen moderatorët.
 
Për të fshehur paaftësinë për të organizuar program të mirë, e arsyetojnë me lirinë e mendimit, e në fakt, nënkultura u nevojitet për shikueshmëri më të madhe. Ne, të traumatizuar nga Enveri, Rankoviqi e Millosheviqi, i shikojmë sepse na mungon keqtrajtimi i përditshëm. Nostalgji për dhunim dinjiteti! ( Lis Bukuroca )
 
Pra , vazhdoni të shpifni , rreni , gënjeni , të kërcënoni ; por të jini të sigurt që ujin e juaj nuk do ta pi.

27.03.17  Gjakovë

 

 

 

Shperndaje ne
Updated: 27 Mars, 2017 — 03:04

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. O Fahri, te marte e mbara, se na kenaqe me fabulen e hoxhes dhe ujit problematik te fshatit..! Mirepo ja qe ne jete mospirja e ujit problematik te katundit dhe mos ikja s’andejmi nuk jane fare pa çmim..! (Dhe personalisht kete nuk e kam thjesht me te degjuar..!). Te pershendes.

  2. Jane te shitur mediat tona .Nuk te degjon veshi grup njerezish para ekranit ku te trajtohet ceshtja kombetare e ti kerkoj llogari politikaneve per politikat antikombetare qe zhvillojne.Si ka mundesi te gjithe jane turrur pas paras dhe kane harruar te ardhmen e vendit ku jetojne e u behet nder se ne dhe te huaj po te huaj do te mbeten.Duhet ta kerkojme qe ne bankot e shkolles edukimin moral atdhetar . Tekstet e reja jane “modernizuar”kane larguar edukimin per te qene nje brez denjitoz .Duket se politika e shitur po drejton dhe mediat e format e edukimit ne shkaterrimin e ndenjes kombetare see ndryshe nuk po shohim nje rni aktive me bema reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.