Vehabistët( Agjentët Islamik të Serbisë) në akte kriminale në Kosovë!

Tashmë u vërtetuan edhe me kallëzime penale, aktakuza dhe aktgjykime, por edhe me raporte nga Departamenti i Shetit Amerikan etj. Mirëpo kjo e keqe, mund të shmangej, parandalohej me kohë, madje shumica e viktimave mund të mbroheshim me kohë( por fatkeqësisht nuk është bë!)!
Askush më shumë sesa Serbia( shërbimet e saj të inteligjencës), nuk kishte, që ta ndihmonin, nxisnin dukurinë e tillë! Fillet e dukurive të tilla u panë me dërgimin e të rinjëve Shqipëtar, për shkollim gjoja teologjik në vendet arabe, më konkretisht në universitetet islamike me doktrinë vehabiste!
Personalisht, kam studiuar që në stadet e para këtë dukuri, madje kam poseduar informata të besueshme deri edhe disa herë kanë bë përpjekje me oferta të ndryshme edhe mua t’më përfshinin në “idealet e tyre xhihadiste”. Kam ngritur zërin derisa edhe kanë tentu disa herë t’më vrisnin( rastet për të cilat Policia e Kosovës-disa policë të saj hetues, qëllimisht i kanë heshtur, shkaku i implikimit të Serbisë)! Për fat të keq, AKI( Agjensia e Kosovës për Inteligjencë), Policia e Kosovës, e sidomos Prokuroritë dhe Gjykatat, kanë përgjegjësinë kryesore, ngaqë morën vazhdimisht porosi politike( nga politika vendore dhe një pjesë e asaj ndërkombëtare me qëllime dashakeqe ndaj Kosovës), që t’a heshtnin, mos ta bënin publike, terrorizmin islamik të dirigjuar nga Serbia!
Vehabistët(Agjentët Islamik të Serbisë), kryesisht në Kosovë, por edhe në Trojet tjera Shqipëtare, janë të përfshirë pos propagandimit, nxitjes për kryerje aktesh terroriste islamike, ndikuan dhe u përfshinë edhe në akte tepër të rënda kriminale!
Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, shkaku i implikimeve politike( porosive të dhëna nga politikan të caktuar vendor, por edhe nga politikan të huaj kryesisht të vendeve jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës), dështoi në ndjekjen, hetimin, gjykimin dhe dënimin meritor dhe objektiv të krimeve ordinere të kryera nga kryes me motive fetare islamike( vehabiste)!
Ndër më të njohurit në këto fushata kriminale, njihet rasti i Sh. K.( një imam vehabi) , i cili në mars 2009, ishte së bashku me dy të dyshuar të tjerë, pasi Policia e Kosovës, kishte tentu t’i ndalonte, të dyshuarit ikin dhe në ndjekje e sipër, nga makina hedhin një arsenal të madh armësh( pushkën JW-20.22 LR me numër serik 937270 me silenciator dhe optikë, pistoletë jugosllave M57 TT, pistoletë CZ M70! Ky rast pos që zvarritet qëllimisht( me porosi politike, të vendeve që i mbrojnë vehabistët në Kosovë- shtetet jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës). Për më tej, SH.K. as nuk akuzohet fare, kurse shiko rastet tjera, kujdo që i kapet armë në makinë, merret edhe ai si i dyshuar! Kurse dy të dyshuarit tjerë, njëri prej tyre zyrtar i Partisë LISBA, akuzohen vetëm për “Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim të pa autorizuar të armëve( neni 328 të KPPK-së)! Armët e konfiskuara, janë speciale për kryerje atentatesh, bartja e tyre tregon më shumë sesa thjesht veprën penale të Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim të pa autorizuar të armëve! Madje veprat penale të kryera a të planifikuara të kryhen, ku do përdoreshin këto armë, janë shumë më të rënda sesa vepra penale për cilën janë akuzuar. Aq më shumë, statusi i personave që posedonin këto armë! Ky është rasti më i tmerrshëm, që kapet “bosi i vehabistëve” me armë speciale për atentate, por që me aq mbaron rasti, pas këtij do vijnë disa dhjetra raste të tjera, që do mbarojnë ngjajshëm!
Sa për habi, kam verifikuar tashmë, që Policia e Kosovës, krahasimin e gjurmëve balistike, nga databaza e saj, i bënë vetëm për rastet që janë ende të hapura! Këtë e kam verifikuar edhe personalisht, gjatë gjykimit tim politik, e konfirmon eksperti i Forenzikës së Kosovës, pastaj edhe në rastin e tentim-vrasjes time më 27.05.2009( personi që ka gjuajtur kundër meje, është arrestuar me armë, por nuk është bë ekspertiza e armës së tij dhe krahasimi me rastet tjera- mes tyre edhe rastit tim)!
Gjatë viteve 2008 e sidomos gjatë 2009, janë kryer një numër mjaft i madh i veprave kriminale, nga kryes të dyshuar, që kanë lidhje me ideologjinë vehabiste! Kryesisht janë kryer: tentim-vrasje, tentim-kidnapime dhe kidnapime, plaçkitje, grabitje, vjedhje, kontrabandë me drogë dhe armë etj!
Derisa në raste të ndara, disa nga grupet terroriste islamike-vehabiste, të lidhura edhe me Serbinë( siç janë deklaruar edhe kryeministri i asaj kohe), janë arrestuar e deri gjykuar dhe dënuar. Nuk kam gjetur qoftë edhe një rast të vetëm, që të jenë hetuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar meritorisht, së paku motivi i kryerjes së veprave penale, është fshehur( motivi i kryerjes, sipas tyre ishte fetar, kurse para hetuesise dhe gjyqësisë kishin fshehur, kurse autoritetet e ndjekjes nuk e kanë zbulu apo edhe e kishin fshehur pas porosive politike), e në disa raste edhe numri i veprave penale i ishte zvogëluar etj etj!
Konfiskimi i sasive të mëdha të armëve dhe municioneve kryesisht në rajonin e Prizrenit etj, të poseduara nga disa grupe të ndryshme, të njohura si vehabiste, qëllimi i posedimit ishte kryerja e akteve terroriste islamike, e nuk ishin mbetje nga Luftërat e Fundit, por që nuk u hetuan, gjykuan dhe as nuk u dënuan për përgatitje veprash terroriste! Madje dyshohet që disa prej tyre, ishin të përfshirë në vepra shumë të rënda kriminale, derisa edhe vetë viktimat e tyre, kishin arritur t’i identifikonin, por që Drejtësia qëllimisht( shkaku i porosive politike), kishte heshtur!
Edhe gjatë qëndrimit tim në burgim( i burgosur nga EULEX, nën dyshimet për sulmet kundër Policisë dhe Xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të Bujanovcit, për cilat tashmë disa Gjykata më shpallin të pafajshëm!), kam hulumtuar duke i identifikuar një pjesë të madhe të tyre. Shumica e tyre, nuk janë ndjekur, hetuar, gjykuar e dënuar për tentim-vrasje, kidnapime dhe tentim-kidnapime( apo për më keq në disa raste, është fshehur qëllimisht motivi i kryerjes së veprës penale). Kurse në shumicën e rasteve kur grupet kriminale terroristo-islamike, kryenin krime ordinere si plaçkitje, grabitje dhe vjedhje, kryesisht të bastoreve, kazinove, njerzëve më të pasur që ata i shënjestronin si kundërshtar, mjetet monetare i përvetësonin si “plaçkë e lejuar” nga interpretimi vehabist i islamit! Madje grupet e tilla terroriste islamike, akte kriminale kryenin edhe brenda burgjeve të Kosovës, sidomos në formë të kontrabandës së drogës, mjeteve të komunikimit( celularëve), por edhe të armëve, këtë veprimtari bënin sidomos në Qendrën Korrektuese në Dubravë!

Numri i rasteve të tilla, është tejet i madh, zbulimi, hetimi, gjykimi dhe dënimi i kryesëve të veprave të tilla, qartazi tregon që ende është i njejtë, edhe pas gati një dekade! Madje gjatë viteve 2012 e më pas, kemi pa, edhe raste serioze të tentim-kryerjes së akteve terroriste masive, për dallim që më parë, kryenin akte terroriste kryesisht ndaj viktimave konkrete( të cilat i përzgjedhnin)!

Më:13 gusht 2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 13 Gusht, 2018 — 18:54

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.