SHTRIRJA GJEOGAFIKE E ILIRO-EPIROTËVE DHE DODONA THESPROTE

Pardje lexova tek Gazeta “Shqiptare” një shkrim mbi “Tomorrin Hyjnor” dhe me këtë rast , jam i nderuar t’ju uroj gjithë besimtarëve Bektashjanë dhe sidomos pelegrinëve: “Kudo mbretëroftë paqja dhe dashuria tek njerëzit, mbretëroftë shenjtëria e këtij tempulli të sotëm të Baba Abaz Aliut”.  

Edhe sot lexova shkrimin me titull: “Reportazh/ Tomorri hyjnor, mali Perëndi i të gjithëve, që mblodhi 550 mijë pelegrinë. Sipas Gazetës “Panorama”, datë Aug 24, 2018. 

Arësyeja e shkrimit që ndërmora, nuk lidhet me “Tomorrim hyjnor”, por me disa saktësime të domosdoshme, të cilat ndofta nga mos njohja e zonave gjeografike, artikullshkruesi ka devijuar nga e vërteta e vendndodhjes së Tempullit “Dodonë”, e cila, siç thotë dhe autori: “Dodona është ndërtuar në një epokë shumë të hershme, në epokën mitologjike”.  

Dihen dhe njihen mjeshtëritë e falsifikimeve historike, por për fat të keq, ose nga mungesa e informacionit, ose nga dëshira për të hyjnizuar krahinat e vogla, karshi vendit në tërësi, bien pre e gënjeshtrave edhe disa studiues që gabojnë në vendndodhjen e tempujve të lashtësisë, duke sjellë çoroditje në të vërtetat historike dhe në dëm të kombit tonë. 

Të gjithë studiuesit, historianët, gjeografët, shkruesit e ndryshëm, si efekt i ndërhyrjeve në shtrëmbërimin e të vërtetave, bien pré e përcaktimeve të ngjarjeve historike, apo emërtimeve të vjetra të toponimeve, të hapësirave gjeografike, etj. duke i vlerësuar apo dhe mbivlerësuar me realitetet e sotme. Nuk mohohen synimet keqbërëse në shkërmoqjen dhe shuarjen nga historia të fiseve të shumta ilire (një popull indo-europian), fise të cilat rreth shekullit të X p.e.s. e më përpara banonin në pjesën perëndimore të Gadishullit Ilirik, sot Gadishullit të Ballkanit. Në zenithin e pushtetit të tyre, sipas shumë dijetarëve të lashtë, kufijtë e Ilirisë nga veriu shtriheshin nga jugu i lumit Danub, deri në jug të Detit Adriatik dhe në lindje deri në Malet e Sharrit.  

Fiset Ilire më të përmendura ishin: Japodët, Liburnët, Dalmatët, Desidiatët, Autarianët, Dorsejt, Ardianët, Pleratët, Dokleatët, Libeatët, Dardanët, Penestët, Paionët, Albanët, Taulantët, Enkelejt, Dasaretët, të cilët shtriheshin në jug të Gadishullit, deri në lumin Vjosë; ndërsa nga veriu shtriheshin deri në lumin Danub.  Fiset më në jug-perëndim të Gadishullit të Ballkanit ishin Kaonët, Thesprotët, Mollosët, të cilët janë përfshirë në Iliri, rreth shekullit II para Krishtit, si rjedhojë e shtrirjes së pushtetit Ilir. 

Është për tu theksuar se në histori dijetarët, filozofët, dramaturgët, etj. cilësohen gjithmonë me prapashtesën “grek” si: “historian grek”, “dramturg grek”, “fillozof grek”, kur në të vërtetë disa prej tyre nuk janë të lindur në trojet e sotme të shtetit Grek, si psh Herodoti (484-425), cilësohet “historian grek”, por vendlindja e tij ka qenë Halicarnassus në Perandorinë Perse (Bodrumi i sotem, Turqi), ose vendlindja e Aristotelit  ka qenë Stagita e Thrakisë, etj. E bëj këtë theksim për tu kuptuar se dihet që Greqia e lashtë shtrihej nga Azia e Vogël, në Egje, në Afrikën e Veriut, në Ballkan, në jug të Italisë e deri në brigjet Iberike, dhe përbëhej nga shumë popuj, shumë gjuhë dhe me dijetarë nga të gjithë ata popuj.   

Sipas Prof. Savash Veliu, me të cilin jam i të njëjtit mendim, prandaj dhe e citoj, në “Si u krijua nga Fuqitë e Mëdha shteti fabrikat “Greqia””, botuar në “Nacionalalbania on February 23, 2013”, lexohet: “Dihet se, Qytetërimi i lashte grek, është mbase, një qytetërim i madh që ka ekzistuar pas disa qytetërimëve më të mëdhaja lindore që shtriheshinë në shtretërat e lumenjve Eufrat dhe Tigër, si Babilonia, Sebeja etj. Kurse, më e madheja ishte dhe është civilizimi i Egjiptit për të gjitha kohërat e paaritshme për botën e civilizuar. Por, shkaku se ai civilizim i takon lindjes, dmth i takon kufijve jashte Evropës, atëherë Evropianët vendosën ta hiperbolizojnë Greqinë Antike dhe pasardhësen plagijat të saj, Romën Antike. Civilizimi “Grek” nuk është grek, në kuptimin se nuk u përket vetëm grekëve. I përket gjithë njerëzimit. Shkaku se, të gjithë dijetarët grek antik ishin të frymëzuar nga Lindja e Mesme. Prej tyre i morrën mësimet bazike në shkencë, mjekësi, astronomi, letërsi etj…etj… duke i përkthyer librat e tyre dhe pastaj i emëronin ata me emra greke, që më pastaj ata të quhen si sot-grekë”.   

Sot  shteti Grek, i cili njeh si ditë nacionale të Greqisë, 25 marsin e vitit 1821, nën bekimin e Fuqive të Mëdha pretendon se gjithshka e ish Greqisë së lashtë i përket vetëm këtij shteti. Kështu të gjithë dijetarët e kohës ë Greqisë së lashtë, sot cilësohen si dijetarë grekë, kur shumë prej tyre ishin nga popuj dhe territore jashtë atij të shtetit të sotëm Grek, siç u tha më lart për Herodotin apo Aristotelin etj. Për kohën dhe vendin që zinte asokohe Greqia e lashtë, cilësimi ishte i drejtë, siç mund të themi edhe sot për ndonjë dijetar europian, të cilit mund t’i thirret, sipas organizimit të sotëm, duke e cilësuar si shkencëtar europian, historian europian, poet, shkrimtar, apo studiues europian (kur ai mund të jetë skoces, gjerman, francez etj). 

Duhet theksuar se grekët nuk janë dëgjuar nga hstoria përpara shekullit XVIII para erës sonë, por në tekstet shkollore dhe universitare të tyre, shkruhet se paskan ekzistuar prej njëzet e pesë shekujsh para Krishtit.  

Le të përqendrohemi tek “tema” jonë e shkrimit. Për këtë do të sjellim disa përcaktime të vendndodhjes së Epirit, duke folur me shkrimet e historianëve dhe gjeografëve të para Krishtit.   

  • Epirifillonnga Olimpi, me malet e Pindit, zona Perrhaebi, nëshpinëtëqytetitTricca, nëafërsitëdylumejve, ngaveriu Lumi Haliacmondhenëjug lumi Peneus; pastajkufirizbretnëformëharkunëDolopes; vazhdonkufirijugor (lindje-perëndim-me kthesa, ose sipër- në veri tëGjirittëAmbrakisë; ngaperëndimi me detinJondhenë veri përfshinOrikumin, kufizohetnë veri me Ilirinë; veri-lindje me fisinIlirOrestët; ngalindjame fisinIlirElimët; nëlindje me Thesalinë; nëjug-lindje me Achaean; nëjug me Aetolinë; dheAkarnaninë.
  • EpirishtrihejnëjugtëlumitVjosa (Aous= Lumi Vjosa); Lumi Heliacmonndodhetnë veri tëOlimpit, ndërsa lumi PeneusndodhetnëjugtëOlimpit (Hapësirat e Leskovikut, Përmetit, dukefilluarngaOrikumi). 
  • Sipas Herodotit, historiani më i besueshëm njofton se ”Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë Barbare”. Ai shton se këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë (domethënë më të hershëm se toka). Këta pellazgë njofton Heredoti si dhe Thucididi, janë ata të cilët shpikën panteonin e perëndive, të cilin grekët e adoptuan më vonë. Është e qartë se Zeusi, Afërdita, Ethina, Thetis, Aris etj. nuk jenë perëndi greke, pasi këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim në greqisht, por janë të kuptueshme vetëm në gjuhën shqipe. 

Le të mësojmë për fiset e Epirit dhe shtrirjen e tyre, të cilat na shërbejnë për vendndodhjen reale të tempullit të Dodonës thesprote. 

Fiset kryesore të Epirit ishin: Kaonia, Thesprotia dhe Mollosia.  

  • FisiiKaonëveshtrihejnëzonënverioretëEpirit, ngaOrikuminëveri,TepelenanëlindjedhederinëafërsitëlumitThyamis (Kalama) tëThesprotisë. 
  • FisiThesprotshtrihejngalumiThyamisnëveri; nëlindjekufizohej me Lumaren e Janinës; në jug lindje me treGurët e Zezë; në jug me gjirin e AmbrakisëoseArtësdhe ne perëndim me Detit Jon. 
  • FisiiMollosëveshtrihejnëzonën e Janinës, Meçovës, Konicës,Gjirokastrës e Leskovikut.

Nikos Kazantzakis (18 shkurt 1883-26 tetor 1957), i konsideruar gjerësisht një gjigant i letërsisë moderne greke, na vjen në ndihmë të shkrimit me thënien: “Meqë nuk mund të ndryshojmë realitetin, le të ndryshojmë syrin me të cilin e shohim të vërtetën”. 

Këtë thënie të këtij gjeniu, e parashtroj për ti ardhur në ndihmë autorit të “reportazhit” dhe gjithkuj, kudo ndodhet, kur merr mundimin për të informuar me historinë apo gjithçka të shkuar, të mbajë parasysh që të paktën “të ndryshojmë syrin me të cilin e shohim të vërtetën”. 

Autori merr kurajon dhe na vë në dijeni se: “Mali i i Dodonës është Tomorri, rreth të cilit gjendet, siç deshi Zeusi, faltorja e Tij. Emri dhe historia e tempullit të malit të Tomorrit është e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila është Orakulli i Zeusit. Homeri në poemën “Iliada” thotë: “O Mbret Zeus, Dodonës pellazgjike që banon larg duke sunduar Dodonën (Tomorrin e sotëm) që e rrahin dimra të rëndë e të egër. Këtu Zeusi deshi të ndërtohet Faltorja më e vyer për njerëzinë, Orakullin e Tij, Dodonën pellazgjike”.  

Lexuesi e kupton se dy fjalët e kllaposura (Tomorri i sotëm), tingëllojnë si prapashtesat “greece” që u bëhen emrave, mbiemrave etj. nga dëshira për tu mbivlerësuar.  

Po. Kështu është folur për Orakullin e Zeusit, Dodonën, por absolutisht jo për malin e Tomorrit, siç pretendohet në reportazhin e autorit. Mali i Dodonës është “Tomar”, 1974 km mbi nivelin e detit dhe gjendet në Thesproti/Çamëri, dhe jo mali i Tomorrit., me majën më të lartë 2416 metra, që gjendet në krahinën e Skraparit, krahinë e cila, siç u tha, nuk rezulton të ishte territor as i fisit mollos dhe as e fisit thesprot, besoj se kaq gjë duhet ta dijnë ata autorë që shprehen për Dodonën.  

Dodona është tempull i lashtë dhe vjen e dyta mbas tempullit të Delfit. Delfi është një vend arkeologjik, njëkohësisht edhe një qytet modern në Greqi, në jug-perëndim të Malit Pernasit, në luginën e Focisë, shpresoj që edhe këtsaj faltoreje, tempull i lashtësisëtë, të mos ja ndryshojnë vendndodhjen!. 

Ka studiues shqiptarë, që përpiqen për të rritur vlerat historike krahinore, gabojnë pa dashje apo me dashje, të ndihmojnë në shuarjen e të vërtetave.  

Në  gazeten “Shqiptare” te dates 22/08/2018 nje shkrues na e ka spostuar me laps Dodonën mijravjeçare, nga mali Tomaro, në malin Tomorr, ose e mori “hopa” nga rajoni i Thesproti/Çamërisë dhe e vendosi në Malin e Tomorrit?. Me këtë veprim, i thuhet historisë që gjeografikisht Thesproti/Çamëria, nuk na qenka trevë pellazgo-epiroto-shqiptare, por e lëshojnë që të bjeri ku ta shpjerë era e tradhëtisë kombëtare. 

Për ti hedhur poshtë edhe këto përpjekje në ndihmë të shuarjes dhe fshirjes së historisë, lidhur me “Dodonën”, po citojmë Strabonin:  

“…..Të dy poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur Dodonën: “Dodona thesprotiane”. ….Në çdo rast, nga poeti asgjëkundi nuk janë quajtur orakujt “themistes”, por është thënë se dekretet, statutet dhe ligjet janë quajtur “themistes”; ndërsa banorët, njerëzit janë quajtur “tomouroi “, sepse “tomouroi ” është një tkurrje (shkurtim) i fjalës “tomarouroi”, (fq. 329), ekuivalente e fjalës rojtar, ose portjer “tomarophylakes” (fq. 467).  

Nga këndej del dhe emri i malit në Dodonë “Tomaro (1974 m)” dhe jo Tomorr, siç dikush pretendon. Kështu që “DODONA” thesprote ndodhet në “këmbët” e malit “TOMARO”, që ka qenë përfshirë dhe përfshihet në rajonin e Thesprotisë së lashtë, ose në Çamërinë e mesjetës dhe të sotmja.   

Dodona, ka qenë dhe është një vend-faltoreje “PELLAZGJIKE” me ritin fetar (siç shprehemi sot) “PAGAN”, atje zhvilloheshin lojrat olimpike edhe gjatë kohës së mbretit të Epirit, Pirros, dhe që nuk ka lidhje me faltoret e sotme apo të pas Krishtit. Ndërsa faltoret në Malin e Tomorrit, apo në vende të tjera të atdheut tonë, ato nuk kanë lidhje me “Dodonën” që ndodhet triumfalisht në “këmbët” e maleve të krahinës së Sulit në rajonin e Çamërisë së sotme, ose siç gjendet lehtë me emrin Thesproti edhe në “Google Earth”.   

Me që në reportazh përmendet dhe “Qerbelaja”, lexuesi duhet të dijë se Qerbelaja, ose arbaisht- Karbala, është qytet në Irak, dhe ndodhet 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Bagdatit. Për myslimanët shit, Qerbelaja është një nga vendet e shenjta në Tokë. Thuhet kështu, sepse është vendi e el-Abas bin Aliut. Abaz Aliu lindi në vitit 648. Abazi ishte djali i Aliut. Imam Aliu lindi rreth vitit 600 dhe vdiq në vitin 661, ishte kushëriri dhe dhëndërri i profetit Muhamed. Dita e Ashurës festohet në Qerbela dhe është një festë e shënuar në kalendarin shiit, të cilët ndjekin traditën, në përkujtim të martirizimit të imam Husenit, nipi i profetit Muhamet.  

Po e mbyll me shprehjet e Z. Moikom Zeqo:  

Me rastin e pelegrinazhit të këtij viti, u botuan edhe shumë shkrime. Sidomos për malin e Tomorit, për fat të keq nga njerëz diletantë, me një vrull folklorik, por plot pasaktësira shkencore. Njerëz, që nuk e kanë idenë e historisë shkencore shkruajnë për gjëra, që absolutisht nuk i dinë”.  

Asnjë arkeolog shqiptar, edhe unë si arkeolog, që kam vëzhguar majat e Tomorit mbi 40 vjet, nuk kemi zbuluar as tempuj dhe as artefakte mbushamendese arkeologjike, që edhe mund ta argumentonin idenë e një Dodone mbi Tomor”.(Gazeta “Dita”, datë 25 gusht 2018”.  

Ngjarja e Qerbelasë është e periudhës së shekullit të VII-të erës tonë, ose mbi 1400 vjet mbas tempullit të Dodonës thesprotiane; ndërsa Bektashizmi është krijuar në Anadoll nga Haxhi Veli Bektashi, lindur në Nishapur të Horasanit në Persi në vitin 1248 pas Krishtit. 

Besoj lexuesit, lidhur me temën  e shkrimit, i jepet mundësia të dallojë diferencat mes Malit të Tomorrit, me Malin Tomaro si dhe periudhat për ngjarjet në lashtësi dhe ato të erës tonë.  

25.08.2018.-         Fahri Dahri 

Shperndaje ne
Updated: 27 Gusht, 2018 — 20:45

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons