Vrana Konti -NDER DHE PASURI-JETË DHE VDEKJE mes trimave!

“Gazi vodë apo gazi i botës” liqeni i Ujmanit dhe politika në Dardani-Kosovë???
Marrë gjithë “pasurit” tuaja dhe bërë bashk, nuk peshon më shumë se ajo që i ofronte pushtuesi Sulltan Murati i II Vrana Kontit gjatë rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450-të dhe jo vetëm atij!!!
Vrana Kontit iu premtua grada, post i nivelit të lartë në administratën e osmanëve, pra një pasuri pa fund, gjithmonë nëse ai do të braktiste ushtrinë e Arbërit-Gjergj Kastriotin!
Por trimi, një ndër komandantët më të zot, me zemër luani,komandant,luftarak dhe këshilltar i Gjergj Kastriotit iu përgjigjë me tehë të shpatës dhe me maje të shigjetës pushtuesve osman.
Pasuri dhe nder, të gjitha i kam, kur jam pranë ushtarëve të mi,popullit trim Arbër dhe krah me kryetrimin,të pa m’poshturin Gjergj Kastrioti.
Akoma më bindse…për besnikërin e tij ndaj Gjergj Kastriotit, është fakti se në ç’rrethana,kushte krejtësishtë të pa parashikueshme dhe të pa barabarta i ofrohej gjithë kjo pasuri marramendëse komandantit Vrana Konti!
I rrethuar nga të gjitha anët, në kështjellën e Krujës nga pushtuesit osman, me mbi 100.000 trupa!
Në anën tjetër trimi,komandanti Vrana Konti,numëronte vetëm 1500 ushtar në gjithë kështjellën e hekurt të Krujës!!!
Kur të gjitha këto rrethana apo kushte do ti marrim parasysh… dhe vjen një përgjigjëje e Vrana Kontit dhe i trimave në udhëheqjën e tij:
“Kemi gjithçka na duhet -NDER DHE PASURI-JETË DHE VDEKJE mes trimave”.
Kjo betejë nuk qe një ditë,një orë apo as një momentë, por kjo betejë e fituar nga ushtria shqipëtare, zgjati më shumë se tre muaj!
Unë theksoj dhe pse jo edhe u rikujtoj apo këshilloj gjithë klasën politike aktuale dhe klerikët fetar,të mësojnë nga e kaluara nga historia jonë e lavdishme,të heqin dorë nga lakmia individuale,ajo vetëm një derë ka, ajo derë, po e hape quhet tradhëti.
Islam Idrizi 09.09.2018

Shperndaje ne
Updated: 15 Shtator, 2018 — 04:15

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.