Kujdes me kufijt në Tokat Shqipëtare!

Si sot, ashtu edhe gjatë viteve 1878-1959( madje edhe në kohën e Millosheviqit), luhej e njejta lojë! Ndryshim kufijsh si atëherë edhe sot! Kërkuesi i ndryshimit të kufijëve është i njejti subjekt-Serbia!
Çështja e ndryshimit të kufijve është aktualizuar sidomos këta shekujt e fundit, gjegjësisht mund të përmendim afërsisht nga Kongresi i Vjenës i 1815, u trajtu si çështje më serioze! Derisa në fund të këtij shekulli, është formulu në një akt konkret juridik, që trajton atë! Vlimi i luftërave për kufij e influence, ishte tejet i theksuar pas Revolucionit teknologjik të 1688, e kjo në kontinentin Europian është theksuar sidomos pas Revolucionit Francez të 1789, ku do vijnë Bashkimet Kombëtare të Gjermanisë, Italisë, Luftërat e Napoleonit, Austro-Hungarisë, Prusisë etj( të përmasave që bota nuk i kishte parë deri në këtë kohë)!
Europa në Konferencën e Hagës, miratoi 3 traktate( Konventa) dhe 3 deklarata plotësuese, e mbajtur nga 18 maj 1899, nënshkruar më 29 korrik të atij viti dhe të hyra në fuqi më 4 shtator 1900, mes tyre Konventa për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare ( me të cilën u formu edhe Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit), derisa konventat tjera kishin të bënin me të Drejtën e Luftës! Në Konferencën e Dytë të Hagës, e mbajtur nga 15 qershor deri 18 tetor 1907( e thirrur nga Teodor Rusvelt-presidenti i SHBA-së, që në 1904), e që traktatet dhe deklaratat u nënshkruan më 18 tetor 1907, kurse hynë në fuqi më 26 janar 1910. Në këtë rast, Konventa për Zgjidhje Paqësore të Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare, është konfirmim i Konferencës se Hagës të 1899.
Më pas, kjo materje është trajtuar në instanca të ndryshme edhe nga Organizatat Ndërkombëtare! Sot, kemi një numër të konsideruar të akteve normative, mes tjerash edhe: Protokoli i Gjenevës i vitit 1924 ; Pakti Briand-Kellogg ( Traktati i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve për Heqjen e Luftës, si Mjet të Sigurisë Kombëtare) i 1928; Akti i Përgjithshëm i Rishikuar, për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare, adoptuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 28 prill 1949 ; Konventa Europiane për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve e Këshillit Europian, të 29 prill 1957 ; Doracaku për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve mes shteteve, të Kombeve të Bashkuara ; Rezoluta e adoptuar e Asamblesë së Përgjithshme, 2625(XXV), 24 tetor 1970 etj. Të gjitha këto i japin prioritet dialogut, pastaj edhe institucioneve të tjera të emërtuara si Gjykata e Përhershme e Arbitrazit etj!
Krijimi i Bashkimit Europian, integrimi në të, kërkon plotësim kriteresh politike, ekonomike dhe administrative, të specifikuara si Kriteret e Kopenhagës të 1993. Në këtë rast kriteret politike, theksohen shteti ligjor, stabiliteti i institucioneve dhe garantimi i demokracisë etj.
Praktikisht as Kosova nga fundviti 2000, kur është krijuar ndarja faktike, deri më sot, nuk ka krijuar integrim efektiv të pjesës së Veriut! Në këtë rast, në Kosovë, Institucionet e Sigurisë së Kosovës, dështuan të vendosin institucione stabile, shtetin ligjor, demokracinë në Kosovën Veriore, edhe përkundër tentimit fëmijërorë, amatorë të gjoja intervenimit të Policisë së Kosovës në 26 korrik 2011!
Njejtë as Serbia, në Luginë të Preshevës, që më 2000-2001, pas Luftës së UÇPMB-së dhe terrorit të paparë të Serbisë mbi këtë territor etnik Shqipëtar, nuk ka plotësu kriteret për anëtarësim në BE, madje as kriteret politike, ekonomike dhe administrative!
Duhet sqaruar, sepse me lindjen e UÇPMB-së dhe sidomos analizimi i vajtjes së kësaj lufte dhe përfundimi i saj, mund të kuptohet që do “ndodhë” diç në relacionet Kosovë-Serbi! Menjehërë doli në skenë “ndarja e veriut”! Po ashtu në rastin e nisjes së ndërtimit të Autostradës E 75, edhe banorët lokal të Luginës së Preshevës, kishin nuhatur, që Serbia dëshironte ta ndryshonte trasenë e kësaj autostrade, duke tentu për ta bartur atë nëpër maje të Kodrave të Boshtranit( ku Shqipëtarët e Luginës e njihnin si vijë ku sërish do vendoset kufiri, në rastin e Bashkimit me Kosovën)!
Në aspektin historik, mirfilli dihet që komuna e Preshevës dhe Bujanovcit, nga Serbia është pushtuar më 16-18 tetor 1912, kurse komuna e Medvegjës, është pushtuar gjatë Kongresit të Berlinit! Po ashtu Sanxhaku i Novi Pazarit u pushtu gjatë vitit 1912 nga Serbia, e që deri në këtë kohë ishte nën pushtimin Osman, ndërsa prej 1878-1908 ishte nën administrim ushtarak Austro-Hungarez, e para 1878 ishte nën Pushtimin Osman!
Lugina e Preshevës( komunat Preshevë dhe Bujanovc) me rastin e okupimit jugosllav më 1945 shkëputen nga Kosova, duke ia bashku Serbisë e që më pas përligjen edhe me ligje konkrete. Derisa me Kushtetutën e Serbisë të 17 janar 1947 dhe pasuar me ligje e akte tjera juridike, fshatrat e Karadakut: Staneci, Seferët, Caravajka, Peçenët, Maxhera, Depca, Ranatoci që ishin pjesë të komunës së Gjilanit, i bashkohen komunës së Preshevës. Po ashtu fshatrat Konçul dhe Dobrosin që më 1946-1948 ishin të komunës së Ranillugut, iu bashkuan komunës së Bujanovcit, derisa fshatrat Pribovc e Zarbincë më 1947-1949, iu bashkuan komunës së Bujanovcit! Kurse komunat veriore të Kosovës( Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani), iu bashkuan Kosovës, në vitet 1956 dhe përligjen më 1959, e që këto më parë ishin pjesë të Sanxhakut të Novi Pazarit!
Serbia në vazhdimësi, kërkoi ndryshim të kufijve, madje edhe ato i bëri edhe me forcën e armës nga 1878 e deri në Luftën e fundit në Luginë të Preshevës më 2001. Duke e patur parasysh edhe projektin serb, që nga Rankoviqi, Tito, Millosheviqi, e njejtë edhe nga zyrtarët e tashëm të Serbisë, për ndarje të Kosovës, ndryshim kufijësh etj!
Serbia sot, ka kuptuar që ndodhet në pozitën afërsisht të ngjajshme, siç ne Shqipëtarët, u ndodhëm gjatë viteve 1878-1912! Sot asnjë vend Euro-atlantik nuk është aleat i Serbisë, armiqësimi i popullit serbë shkaku i bombardimit të NATO-s( e udhëhequr nga SHBA), por edhe aleancave serbo-ruso-osmane, vazhdimisht ishte e orientuar nga orienti! Derisa të gjitha vendet kufitare me Serbinë, janë anëtare të NATO-s, kanë patur probleme të rënda me Serbinë( kujto Hungarinë; Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën, Shqipëtarët)! Duke e pa këtë situatë, dhe mos shpëtimin e saj përmes Rusisë, Serbia, dëshiron që të japë disa territore që sot etnikisht banohen nga Shqipëtarët, që së paku të nxjerrë territore të banuara me Serbë( të cilat i kishte serbizu, e që ishin toka po ashtu të banuara me Shqipëtar), për më shumë të krijoj pecedencë, që të kërkojë pastaj edhe 49% të Bosnjës, kurse Rusia të përligjë ndarjet në Gjeorgji më 2008 dhe të Ukrainës!
Serbia duke tentu të merrte tërë Kosovën, dhe atë me forcën e armëve, duke mos u lënë asgjë Shqipëtarëve, kreu Luftën e 1998-1999, por që shkaktoi reagimin ndërkombëtar( disfatën më të madhe nuk e kishte humbjen e Kosovës, por humbjen e çdo aleati perëndimorë dhe armiqësimin e popullit serbë me Perëndimin dhe lidhjen e Shqipëtarëve vetëm me vendet Perëndimore e sidomos me SHBA-në dhe shkëputjen e Shqipëtarëve nga çdo lidhje lindore-islamike)!
Serbia po ashtu humbi edhe një Luftë Speciale, të cilën e kishte filluar që nga 1844( e që nga maji 1453 deri më 1981, ortodoksët sllav-grekë e kishin fitu kundër neve Shqipëtarëve me ndihmën edhe të Perandorisë Osmane). Lufta Speciale ishte që neve Shqipëtarëve t’na islamizonin, t’na identifikonin si turq, boshnjak, musliman serbë, apo tek e fundit edhe si Shqipëtar musliman( të tipave që mohojnë Historinë, Heronjët, Kishat Shqipëtare, e që këto ua falin Serbisë)! Këtë Luftë Speciale Serbia e filloi sidomos në vitet 1990-1992, me shkollimin në vendet arabe e hoxhallarëve vehabi, në frymën e terrorizmit islamik, anti-perëndimorë( veçanarisht anti-amerikan). Betejën e fundit të kësaj Lufte Speciale, Serbia e humbi me rënijen e radikalizimit, ekstremizimit, rekrutimit, organizimit të grupeve terroriste islamike për të shkuar në Siri( pra në fund të viteve 2014-2015!).
Viteve të fundit, në vazhdimësi ndëgjohen deklarata nën panikë të zyrtarëve të Serbisë, që Shqipëtarët po zgjohen në Novi Pazar, Luginë, Iliridë; Shqipëtarët duan “Shqipërinë e Madhe”; Shqipëtarët janë duke “pushtu” Serbinë jugore; populli serbë ka mortalitet më të lartë, kurse Shqipëtarët ende janë me natalitetin më të lartë në Europë; Serbët janë duke u shpërngul nga Kosova, nga Lugina etj.
Negociatorët tonë, do duhej që të kenë parasysh, që orientimi politik, gjeostrategjik, dhe të gjitha aspektet tjera që janë në disfavor të Serbisë, janë pakthim për së paku disa dekada! Largimi i Serbisë nga Rusia dhe orientimi Euro-atlantik, është tashmë shumë i vështirë, edhe për faktin që Serbia do duhej të pranonte koncesione jo vetëm përballë Shqipëtarëve, por edhe të tjerëve( Hungarezevë, Kroatëve, Boshnjakëve, Bullgarëve etj)!
Por neve Shqipëtarëve s’do duhej lejuar t’na përfaqësonin askund, njerëzit që ende kanë mentalitetin orientalist-islamik, komunist, sllavist-titist. Përfaqësuesit tanë, të mos ndjehen inferiorë para aleatëve tonë Euro-Atlantik, për faktin që subkoshienca e tyre mba ende deficitin e pësuar nga të qenit islamik, por të jenë vetëm Shqipëtar( si Fe të ketë Shqiptarinë)!
Pas gjithë këtyre, e vetmja çfarë i mbetet Serbisë, është të krijojë një kufi etnik, të pranuar edhe nga Shqipëtarët miopist, që t’i ruaj tokat Shqipëtare( që tashmë i ka spastru etnikisht)! Andaj Lugina e Preshevës, duhet të Bashkohet me Kosovë, kurse Zubin Potoku, Leposaviqi e Zveçani, s’do duhej pranuar që të ndahen, derisa krijimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive në asnjë mënyrë s’do duhej pranuar! Derisa mbetja e Veriut, si zonë e trazuar, është më shumë në dëm të Serbisë, sesa të Kosovës, sidomos për rrugën e saj të integrimit Euro-atlantik( derisa mirfilli dihet që nga kontrabanda nuk mund të jetojnë gjithë qytetarët serbë të veriut, por vetëm kriminelët)!
Shqipëtarëve na intereson çdo marrëveshje, dialog, me të cilin do avanconim Interesin tonë Kombëtar, si Bashkimin e Kombit tonë, Bashkimin e Kosovës me Shqipëri( për të rritur ndikimin në Ballkan, dhe për t’i ndihmu Trojeve tjera Shqipëtare), Bashkimin e Luginës me Kosovë, avansimin e Intereseve të Kombit tonë në Trojet tona dhe në Botë!
Sot është Orëzeza për Serbi! Sot është Ora për Shqipëtarët!

Më:12.09.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 15 Shtator, 2018 — 04:05

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons