Brahim AVDYLI: EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT
Pjesa I

Autor: Brahim AVDYLI

Për shqiponjën e për shqiptarët është shkruar gjërë e gjatë nga autorë të huaj dhe shqiptarë. Në pjesën më të madhe të të gjitha këtyre shkrimeve, në shtyp e më libra, një përqindje e tyre janë shkruar dobët. Jo të gjithë e dinë se prej cilit vit kemi fillur t`a përdorin shqiponjën. Pjesa tjetër e nisë shumë më vonë me shqiponjën dhe arbërit. Këtu mund të logariten shumë të tjerë, e në mesin e tyre p.sh. Jaho Brahaj, në veprën e tij “Flamuri i kombit shqiptar /Origjina e lashtësia”, i cili nuk tregohet se i njeh mirë apo nuk e parashtron parahistorinë e as historinë e lashtë pellazgo-ilire në veprën e tij.
Mendimi i ynë është shumë më i hershëm e i pazëvendësuar, duke filluar në bazë të shkencëtarëve e gjuhëtarëve modern. Po të gjykosh pak më drejtë dhe nga ndikimi i prizmave politike, pema gjenetike e gjuhëve dhe familjeve gjuhësore ka ekzistuar që prej vitit 25`000 p.e.s. Historia e gjuhëve të Euro-Azisë së atëhershme duket më mirë rreth 10`000 vite p.e.s. Dihet, gjuha e parë në botë ka qenë gjuha shqipe. Ndryshimet e gjuhëve janë më të vona, por ato kanë të bëjnë me pozicionin e rrënjës. Gjuha shqipe i ruan dhe i shpjegon përafërsisht të gjitha rrënjet e fjalëve të gjuhëve të vjetra.

Xhuzepe Katapano thotë se dinastitë e vjetra të Egjiptit ishin me origjinë pellazgo-ilire nga raca ariane dhe se shqipja është folur 12`000 vite p.e.s.1, apo siç e quan ai në veprën e vet, të drejtuar Arbëreshëve, se ata kanë folur arbërisht ose shqip2. Thoti, perëndia i egjiptianëve, i zbulimit të herioglifeve, mësimit e shkathtësisë, më i madhi i të gjithë inicusve të lashtësisë, i matjes së kohës, i zbulimit të numrave, themelues i shkencës së fshehtë, lajmëtari i natyrës hyjnore të lartë, i vizatuar me kokë shkabe-ABIS, të Shqiponjës hyjnore, zogut më të rrebtë të QIELLIT, që në gjuhën SHQIPE do të thotë: “ai thotë (kumton) fjalën e Zotit”, atë çka duhet të bëjë mbi tokë (në ralativizim), me qëllim që jeta njerëzore ti gjasojë asaj hyjnore,3 ka qenë ilir.
Emri i Thotit shpjegonjte mirë se ishte i pari “ që thotë ate që dëshironte t`ua kumtojë Zoti i Madh”, dhe i cili ishte figura më e ditur i të diturve, më komunikuesi, themelues i besimit të Dritës, shpikës i shkrimit, logosit hyjnor-Bir i Zotit, i cilli mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimit të botës4. Gjuha shqipe, të cilën e përdornin atje ilirët, ruan rrënjët e fjalëve të gjuhës së parë të njeriut mbi tokë, siç thotë Prof. Dr. Agostino Xhordano, në shkrimin parathënës.5 Thoti prej shqipes e ka emrin e tij…
Gjuhë të veçuara para gjuhëve të tjera, është gjuha shqipe, të cilës, nuk i përcaktohet data e fillimit të saj apo e përdorimit të saj, por e zë vendin e vet në pemën përmbledhëse të gjuhëve indo-gjermane apo indo-evropiane, sipas së cilës fillojnë shtresimet e ngadalshme të kulturës Jamnaje, të cilat nisen 3500 vite p.e.s., ndërsa e ashtuquajtura “gjuhë greke” filloj të shtresohet rreth 1600 vjet p.e.s. pas vdekjes së Kadmit dhe filloi me alfabetin fenikas. Kjo që quhet sot “gjuha e vjetër greke”, është e shkruar me alfabetin fenikas dhe nuk dallonte aspak nga gjuha shqipe. Gjuha e re “greke” është krijuar vonë, në vitin 1000 të e.s. dhe dallon shumë prej gjuhës fenikase.


Gjuha shqipe është vlerësuar nga shumë gjuhëtar si gjuhë-rrënjë, si degë e veçantë e gjuhëve të tjera indo-evropiane.6 Siç shkruan Mili Butka, Katapano shkruan se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian mbi gjuhën shqipe të arbërishtes, apo aramaishtes (arvanishtes, arbanishtes), pra ilirishtes së folur-por të pashkruar, me të cilën fliste Krishti, sot gjuha e mbetur Kopte7. Kjo do të thoshte se Thoti fliste mbi bazën e gjuhës shqipe, e nga alfabeti i tij filluan të shkruhen të gjitha gjuhët e botës. Emërtimi i perëndisë RA egjiptiane është në gjuhën shqipe dhe nënkupton perënditë më të lashta të njerëzimit, burimit kryesor të jetes në tokë e përrreth tij, i gjinisë njerëzore, është biri i atit të shenjtë Zeus nga Dodona e Epirit, janë rrezet e tij të Arta, është drita e parë që ka ra mbi dhé, pra “RA”, embrioni e bërthama e jetës mbi tokë8. Fjalori historik i gjuhës shqipe që do të shkruhej pa qëllime të liga ndaj shqiptarëve do ta përmbajë këtë gjuhë brenda saj. Gjuhët e tjera të botës janë krijuar prej saj. Po të doni, mund të shikoni edhe dokumentarin e Fredi Balaj, në bashkëpunim të Kol Markut, të cilin e kam dhënë edhe unë, në FB,9 të titulluar “Thesare Gjuhësore”, autorit të librit “Gjuha që bota flet dhe simbolika e Germave”, në të cilën përfshihen disa fjalë nga gjuhët e tjera të Europës dhe të botës, sidomos nga gjuha latine, angleze dhe italishtja, të cilat, sipas mendimit të autorit të mirëfilltë, motivohen nëpërmjet të gjuhës së lashtë shqipe (kuptohet, për t`i dallaur, po themi “gjuhës pellasgjishte dhe ilirishte, që në të vërtetë ka qenë gjuha shqipe), të ruajtuara shumë mirë në dialektet e gjuhës shqipe: gegërishtja dhe toskërishtja…
Kjo është gjuha me të cilën shkruhej para Homerit, dy epet e njohura të tij, “Iliada” e “Odiseu”, shkrimet e para e të botuara me alfabetin fenikas të Kadmit, që kishte ardhur prej Fenikisë, e cila rrënjësisht nuk dallon vetë nga gjuha më e lashtë, arbanishtja, gegënishtja, të cilën e flisnin pellazgo-ilirët, apo albanët. Pra, veprat e Homerit qenë shtypur me një alfabet tjetër, të marruara nga gjuha orale e tij dhe kjo gjuhë ishte pikërisht gjuha e shenjtë shqipe, pa dallimet që i bëri Psisistrati, 6 shekuj p.e.s.

Një vizatim i vjetër, e marruar nga Albiona Tasholi, e shkruar në gjuhën latine, me muajt e vitit e horoskopin…;

Gjuha e shenjtë shqipe ishte gjuha-mëmë, nëna e gjuhëve, duke e vënë në dukje lashtësinë më të hershme të kësaj gjuhe, pra gjuhën e zanafillës së njerëzimit.10 Kur flasim për zanafillën, ne e mendojmë “zanin-fill” të këtij njerëzimi, që do të thotë “me fillu diçka”, pra çfarëdo qoftë, paraprakisht me “zanë” e “kap” diçka me fjalë, d.m.th. parapijëse, diçka që i prinë zanafillës, e gjitha, gjithçka, infiniti ose Zoti.11 Çdo fillim ka të bëjë me fjalën, prandaj kjo gjë shkruhej kështu edhe në Bibël, “fjala ishte e para dhe me te u bë gjithçka”. Bashkë me “fjalën” ishte “falja”, të falurit, falitja, të faliturit. Këto ishin homonime, qëndronin te njëra-tjetra si e njëjta fjalë, dhe simbolikisht i përgjigjet ideograma e përkuljes përpara Zotit, i gomesë, genusit, thyerjes si falje nga mëkatet, nga mëkati fillestar, ai i ndarjes nga Zoti i Madh.12
Rrënja “i” qëndron e pandryshueshme në të gjitha fjalët shqipe, të gjuhëve me IE, siç thotë Xhuzepe Katapano, të cilat e përmbajnë konceptin e Dritës, e që do të identifikohej me vetë Zotin.13
Perëndia RA është motërzim i perëndisë DIELL, që paraqet shpesh një disk diellor, dhe Thoti egjiptian është vetë një SHQIPONJË-simbol i rrezeve të arta diellore, që ishte i barabartë me formën e tingullit O, e brenda saj është pika X, e cila është epiqendra, origjina, qendra, zanafilla e gjithësisë së të tërës, pra Xë, Zë+ Ushtimë= ZEU-s,14 d.m.th. prej shqipes e ka rrënjën e saj.
“Dielli është zemra e universit, ashtu si zemra në trupin e njeriut. Ai është i gjallë, punon, dëgjohet, rreth-troket, reagon, nxehet, nxihet, zemërohet, ndizet, errësohet, rindizet, shkëlqen, ftohet, mbështillet, ç`mbështillet, ndryshon fo-rmë, vështron, të ndjek, të përgjon, të dënon, kujdeset, të mëson, përkujdeset, digjet, ka etje, zhuritet e sakrifikon per ne, është vete Jeta, i madhi Zeus”- thotë Mili Butka (Aleksandër Hasanas).15 Rrotullimi i tokës rreth boshtit të saj e rreth Diellit është rruga e pambarim e saj, i gjithçkaje dhe i të tëres, rreth ZEU-sit. Ajo tregon kohën e pa mbarim të Kronosit, Kronit, prej fjalës Xi; Zi=i gjallë. Njeriu quhet i gjallë, është një gjallesë, rron e jeton.16
Nëse e analizojmë fjalën “Ro” nga shkurtesa e fjalës rro, rron, rroj, është baras me perëndinë egjiptiane Ra, që është jeta e gjallesave e fillon nga çasti i parë kur zë fara, pra momenti i ngjizjes, atëherë kur ka “zanë” (zënë), në gjirin e nënës-Amë, dhe krijesa quhet “e Re”, që është “e gjallë”. Kur ndihet “i gjallë”, në gegërishte quhet “fill/i/zanë”, pra “zana-fill”, krijese e re, i/e sapo e zënë jetë, filiz i ri. Kjo ka të bëjë me “Nephillim” të Biblës, fillin në krye të faqes së parë të Biblës,17 që quhet sot “Zanafilla”.

Shenja e njeriut me dy duart e kryqëzuara si Shqiponjë dy krerëshe, e zbuluar në Durrës, 4 shekuj para lindjes së Krishtit…

Kjo është shqip dhe ka dallime shkrimore kur shkruhet “Nephillim” dhe “Mala-kthim”, pra “Eposi i fillimit”, “Kthimi në fillim”, “zanafillës/genesis”, etj. d.m.th. në Bibël, e cila del edhe si “Mal-kim”, dhe është e shkruar me kunja, te sumerët, por Bibla është e përkthyer në 2000 e sa gjuhë të botës dhe ajo ështe prova e parë e shqipes, nga “Dhjata e vjetër”. Këto prova dalin në 3-4 miliardë kopje, edhe nga gjuha e sumerëve, 6500 vite p.e.s., me kunja, në Babiloni, në mes të lumejve Tigër e Eufrat, siç na e dokumenton Xhuzeppe Katapono, në veprë e tij, “gjuha e borealëve”,18, pra e iliro-shqiptarëve.
Katapano e thot se Borealët, me inicuesin më të lartë të tyre, Thotin, të cilët janë quajtur ILIRË, kanë qenë të inicuar prej DRITËS së LIRISË, që vjen nga distanca të largëta, pra KALTËRSISË, dhe mishëron SHPRESËN.19
Këtë gjë na e shpjegon më mirë Sotir Lashova, në pjesën e 6 (gjashtë), me titullin “Pellazgët argo-arianë drejtë Lindjes”,20 në të cilën na shpjegohet Ekspedita e I-rë drejt Lindjes, duke marshuar drejt maleve të Kaukazit, që i solli këto popullsi të racës së bardhë, shtatlartë, me tipare maftë të bukura, vyrtyte shumë të larta morale, trima e punëtorë të zellshëm të tokës, që e themeluan Mbretërinë e Albanëve të Kaukazit (Dagestani i tanishëm), të cilët mbështeteshin nga 20 popullata (24 popullata-korigjimi i ynë, sipas ve-prës Ali Eltari- Lapi, e dhënë më parë) dhe dallonin nga dialekti në të folur.

Kolona ishte ndarë në tri pjesë: njëra vazhdoi për marshimin drejt Indisë, anës së detit Kaspik; pjesa kryesore vazhdoi pjesën e sipërme të lumit Eufrat deri në Persi; dhe tjera nëpërmjet të lumejve Tigër e Eufrat dhe shoi edhe në jug, deri në qytetin e sotëm Basra të Irakut.21
Si gjuhë e bërë në Indi, gjuha më mirë e cila ka luajtur rol të veçantë në krijimin e gjuhëve të tjera indiane, është gjuha sanskritishte, e përpunuar me brumin e vetë pellazgjio-ilir, në vitet 3000-2000 p.e.s.
Ndërsa, në ngulimet e shumta të perudhave të mëvonshme ariano-argive, edhe nëpër mijëvjeçarë, përmes lëvizjeve, shpërnguljeve, emigrimeve në treva europiane, në Euro-Azi, pjesën veriore të Afrikës, nga Lindja e në Perëndim, kudo është folur gjuha e lashtë shqipe-me bijat e veta.22
Ta bëjmë njeriun, sipas shëmbëlltyrës sonë dhe të ngjashëm me Ne dhe të jetë sundues… mbi gjithëçka që kemi krijuar”, thuhet kështu në zanfillën e Biblës, paragrfi 1.16, të përmendur nga Kastriot Melyshi.23 Përmendet edhe lufta e Zeusit (Zë+U=Zeu-s), bir i njërit prej gjigantëve, Kronit, babait të tij dhe kundër gjigantëve, gegëve, të cilët, që prej krijimit të botës janë një me toskët (Etruskët). Ata na bashkohen në SHQIPONJË, me dy koka, e një trup.

Zeusi (Zë+U=ZEU) ishte mirëfilli Zoti i madh i pellazgo-ilirëve, i njëtë me disa zotëra e perëndi të popullatave të tjera, si psh. me Zeusin Aithiops, me Sikën e vjetër, Jehovin ose Elohimin e hebrejve, me perëndinë egjiptasve të vjetër Amon Ra (Amun-Ra)24. Sipas këtij autori dhe Eissner, të cilin e citon, se krishterizimi në “Dhjatën e re” quhet “shpirti i shenjtë” dhe përdoret për herë të parë nga pellazgo-ilirët, të cilët na e shpjegonin si e kuptonin ata “shpirtin e shenjtë” dhe “shpirti i shenjtë” ishte “lajmëtar”, e nuk ishte asgjë tjetër pos një zogu të maleve, të cilin e quanin edhe “pellei-os” (os=mbaresë fenikase), e cila sipas Eqrem M. Zenelajt quhej “pëllumb”.25
Sipas Christian Gottlob Eissner, perëndia Amon i egjiptasve nuk ishte asgjë tjetër pos sikuse kështu perëndia i hebrejve Jova ose Javo (Jehova) dhe Zeusi pellazg. Dhe, më mirë të themi se Zeusi Amon (Amun) ishte Jehova, besniku i përjetshëm i hebrejve. 26
Të shikojmë e të shpjegojmë më tutje: Saturni quhej ndryshe Kroni dhe shënohej me fjalorin fenikas Chronos; babai i Kronit ishte Urani (Vrani), i cili në latinishte quhej Cälus (Kelus); ndërsa e ëma e tij quhej Gea (Dhea, Toka), e cila në gjuhën latine quhej Terra. Do të thotë se prindërit e Konit (në shqip është: kroni=buron uji, rredh uji, ka vazhdim jeta, e heq etjen, krye, i pari, etj.,) ishin Urani (shqip=Qielli) dhe Gea (Toka). Gjyshi i Kronit ishte Äther (Etëri), ndërsa gjyshja quhej Hemera, në gjuhën latine quhej Dies, pra perëndi e Ditës; stërgjyshi i Kronit ishte Kaosi, eleminti i parë e bazë i të gjitha gjërave dhe lashtësisë së panjohur, me emrin Noks (Nox=natë, errësirë).27
Emrat e tyre shpjegohen edhe sot, si gjithnjë, prej gjuhës së folur shqipe, si psh. Vrani, Dhea, Urani-Qielli, Etëri, Dita, Nata, Kaosi dhe pellazgo-ilirët e nderonin me tepër se asgjë tjetër DIELLIN-jetën e gjallë mbi tokë (dheu-dhea-toka). Meqë Dielli i lëshon rrezet e tij, ai quhej Titan, dhe përderisa është lartë mbi tokë quhej Hiperion (Hiper-siper-ion, ne na qëndron lartë, mbi ne), dhe shpeshherë e paraqesin Diellin me një karrocë me kuaj, që do të thotë se ai lëviz në tërë botën, nga lindja e perëndimi.28
Nga Mythologjia (mitologjia, mitet, mytet) mësojmë një gjë të befasishme se Kronit, i pari i gjigantëve, ishte një burrë që nuk i thinjej kurrë mjekra, e kjo e dhënë në spektrin e periudhës së tij (në spaciumin e tij), si gjigantë, gegë, trupmadh, i lartë me trup; e kuptojmë se nuk kishte filluar as matja e kohës, do të thoshte se gjigantët nuk e dinin se çka është koha. Si rrjedhojë apo si kontradiktë ishte lufta e të kundërtave, kotradiksioni (pra sub-inkoshienca= sub-inkoteksti) dhe se nuk kishin nevojë për të matur kohën (nëna dhe bija e materies), e si rrjedhojë prej kësaj as nuk mund t`a njihnin vdekjen. Pra, në të vërtetë ishin të pavdekshëm, Njerëz-Perëndi (Njeriu-Zot, para mollës së Adamit, Thoti, Zeusi). Gjigantët (gegët) i përkisnin një qytetërimi që ishte më i përparuar se ky i sotmi dhe e pranojmë se ishin më paqësorë, me mendime më të avancuara, nuk e njihnin diskriminimin e diferencimin. Edhe lufta ishte jashtë konceptit të njohjes, por më vonë e mësuan se ç`është Hadi dhe filluan të evidentohej thyerja, të përcaktohej e përceptohej e të matej koha me krono-meter. Prandaj, koha filloi te ecë, Zeusi “e vrau” (mohoi, burgosi, nuk e pranoi) edhe Kronin (ndonëse ishte babai i tij), dhe nuk kishte formë tjetër formë të përcaktohej, përkufizohej, të forantizohej “bota e re”.29

Sipas të vërtetave historike dhe analizave të mitologjisë, Ciklopi ishte njeri trupmadh, siç duhet të jënë banorët e Himerët/Kimerët/Himariotët, banorët e sotëm të Himarës, të thënë ndryshe Dhërmia, dhe i cili ishte në të vërtetë i martuar, me Galatean. Ai kishte djalin e vet te madh Ilirin; të dytin Galin dhe të tretin Keltin. Ciklopi ishte i madh, një nga gjigantët. Ne po e vërejmë nga ky skelet i gjetur në Himarë dhe e kuptojmë se ajo nuk ishte një përrallë. Iliri, si djali i madh i Ciklopit, pas mbytjes së tij nga Odiseu, do të paguante çmimin e kësaj lirie, të ekzistencës së tij në një botë të re, aq të panjohur dhe aq paradoksale. Sot flitet e injorohet kombi më i vjetër shqiptar, qoftë edhe me “gjeografi” të rreme për te, i ndrydhur nga të katër anët me luftëra të pa shpirtë, nga të gjitha vrasjet, nga genocidet, nëpër malet e larta.
Armiqtë më të përbetuar janë rreth tij. Bëhen sikur nuk e dinë asgjë, nuk duan të dinë për te e as për Zotin; ai, sipas tyre është “i paditur”, që është pa shkollë dhe “analfabet”; ka mësuar të shkruaj ”pas Kongresit të Manastirit”. Por, ai e mbanë në vetvete simbolikën e lirisë dhe vërtetësinë universale. 30
Ne po e marrim këtu edhe njëherë Arif Matin, me burimin e cituar prej tij. Apiani i “Greqisë” së vjetër, që nuk ishte si “grekët e sotëm”, por më shumë pellazgë të konvertuar, që ka jetuar në vitet 95-160, të e.s. në veprën e tij “Luftërat Ilire, Libri X. 2”, ka theksuar se “<Thuhet se ky vend e ka emrin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea kishin me të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galin, të tre e lanë Sicilinë (në të cilën, si duket, për herë të parë e përmend gabimisht Apiani, sepse nuk është Siçilia, e menduar në Itali, por territori gégë!) dhe mbretëruan ndër popuj, të cilët… u quajtën keltë, ilirë dhe galatë.> 31.
Midis miteve të shumta, që kanë mbizotëruar ndër shumë popuj, është ky shpjegim dhe më i pranueshmi. Ky tekst është shumë bindës”. Lidhjet thrako-ilire-pellazge e pasardhësit e tyre të sotshëm (bijtë e bijat e shumtë të tyre) na e vërtetojnë këtë çështje. Pa marë parasysh se cili prej këtyre dy mendimtarëve, nga distanca kohore e tyre 95-160 e deri në vitin 2014, kur Melyshi e botoi veprën në fjalë, nuk mund të themi se cili kishte të drejtë.
Por, po e marrim edhe njëherë Mili Butkën me shpjegimin e thuktë se Dielli është baras me Zeus, që quhet ndryshe “Abis”, ndërsa biri i tij quhej “bina” (biri i ri, krijesa) dhe rrezet e arta diellore është barazi me shqiponjë; germa “O” përfaqëson atin, Zeusin, rrezet e arta që bien mbi birin e vet, RA. Thoti është vetë Shqiponjë.

Shqiponja e Zeusit dhe rrufetë e tij, e arit, faqja e dytë, sipas Mbretit të Epirit, Molosit…;

Zeusi shpeshherë kthehej në Shqiponjë. Germa “O” dhe brenda saj është pika X, që do të thotë Origjina, qendra, epiqendra, zanafilla e gjithësisë dhe e së tëres, pra Xë, Zë+U (ushtimë), Zeus.
Të gjitha gjuhët me IE, nëse mendohen thellë, i dinë këto fjalë. Të gjitha fjalët e rrënjët e tyre burojnë dhe analizohen apo zbërthehen lehtësisht nga gjuha e vjetër shqipe; shqip: në etimologjinë shqipe.32
Gjuha e vjetër shqipe është gjuha mëmë, është nëna e të gjitha gjuhëve, gjuha e shenjtë, baza etimologjike e të gjitha gjuhëve…
Do ta shohim edhe në vazhdimet e tjera të kësaj teme…

Vijon pjesa e dytë

Shperndaje ne
Updated: 28 Shtator, 2018 — 04:22

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.