Letersi Kombetare: GjËMË VULlKANESh

 

Lisat e ndjejnë prushin e fjalës
Mërzitem për frutat e pemëve
Erërat monsunore në rritje
Mbajnë erë vullkanesh
Ky cunam i vërtetë
M’i shkund pemët
E papjekura
Në kopështin tim.

Bretkocat e ndjejnë prishjen e kohës
Ves i korbave të zi…
Dhe çakejtë i skapullojnë dhëmbët
Për prenë e re!?

Trungu i Lisit tim
Mban çarjet e kohës shterpë
Kalvareve të Dimrit të Madh
Ndonëse rrënjët ushqehen pandërprerë
Kopështarët me pamje engjëllore
Mundohen t’mi shartojnë degët
Me filiza afro-aziatike
Sipas metodave finoke
Që na sjellin servilçe
Veçse fruta të ri pa shije!

N’dalldisje mendimesh t’kulluara
Seç ma bren unin një krimb
Eci logut të burrave i hutuar
Zotrat i ftoj vetë në Olimb
Ganimedi le t’i shërbejë për gosti
N’ahengun e madh që s’mbahet mend
Me lirën dhe cetrën e moçme
Kënduar nga Orfeu pellazgjisht
Dhe këto e shumë të tjera
I gjej në pllaka guri e jo n’letër!
Sytë më dhembin pandërprerë
Nga imazhe të turbullta
Dhe veshët në shurdhim
Ulurimash memece…
Peng m’i mbajnë shekujt
Ç’po m’i sjellin këto hallakama
Sinorit tim të vjetër
Erërat e përdala motesh
Me gjëmë vullkanesh!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 18 Shtator, 2018 — 21:35

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons